Për t’ju ndihmuar dhe fuqizuar në këto ditë të veçanta festash dhe kufizimet e lëvizjeve.
Për shumë njerëz, aktualisht jeta e përditshme po zhvillohet në një hapësirë të kufizuar. Marrëdhëniet tona me njerëzit e tjerë rreth nesh janë veçanërisht të sfiduara për shkak të kufizimeve të lëvizjes. Por jo vetëm çiftet dhe familjet, por gjithashtu edhe beqarët kanë nevojë për strategji speciale. Ajo që po na shqetëson veçanërisht tani është “subjekti i afërsisë dhe i distancës”. Nëse disa njerëz jetojnë bashkë në një hapësirë të kufizuar, atëherë mund të ketë shumë afrimitet. Nëse dikush jeton vetëm, atëherë ka shumë pak afrimitet.
Prekja është thelbësore
Njerëzit që jetojnë vetëm ndonjëherë thjesht ndjejnë mungesën e të qenit afër me njerëz të tjerë. Sigurisht që, ekziston mundësia e kontaktit nëpërmjet videove në telefon dhe në mediat sociale. Por kjo nuk e zëvendëson praninë personale të një personi apo mundësinë për të ndjerë afër dikë tjetër. Prekja është thelbësore për mirëqenine tonë: ajo fillon me shtrëngimin miqësor të duarve dhe pastaj deri tek përkëdhelja e partnerit/es. Në këtë proces, çlirohet hormoni që na bën të ndjehemi mirë që njihet si “hormoni i përkëdheljes” – oksitocina. Nëse këto kontakte nuk janë më të pranishme, kjo mund të rrisë tensionin dhe stresin. Përvojat e kënaqëshme shqisore – një banjo e mirë me fllucka, fërkimi i trupit me vaj apo një shishe me ujë të nxehtë tek këmbët në shtrat – mund ta kompensojnë këtë mungesë.
Familjet me fëmijët e vegjël janë vërtetë të sfiduar
Familjet dhe çiftet të cilët aktualisht kanë një kontakt veçanërisht intensiv përjetojnë një efekt plotësisht të ndryshëm. Nëse jetoni shumë shpesh në një shtëpi, atëherë ka të bëjë me distancën. Çdo njeri ka nevojë për hapësirën e tyre dhe një vend ku të mund të relaksohen – kjo fillon me foshnjet dhe deri tek të moshuarit. Prindërit me fëmijë të vegjël janë më të sfiduarit, duke qenë se fëmijët e tyre varen ende shumë prej tyre.
Strukturat e mira ofrojnë mbështetje
Nëse burimet hapësinore mungojnë gjithashtu, atëherë ju duhet të jeni të organizuar sa më mirë. Personi që duhet të punojë duhet që mundësisht të ketë një dhomë shtesë dhe jo të punojë në dhomën e ndenjes, ku zhvillohen aktivitetet e jetës sociale. Kjo krijon paqe dhe qetësi dhe një mundësi shplodhjeje për personin që duhet të punojë dhe për anëtarët e tjerë të familjes.
Densiteti i stresit çon në tension
Mënyra se si njerëzit i përballojnë sfidat ka tendencën që të refkeltohet në situatën aktuale. Ekstrovertët me nivele të larta të kontaktit social mund ta kenë më të vështirë për të përballuar izolimin në shtëpi se sa ata që kalojnë shumë kohë vetëm. Psikologët kanë frikë se situatat akute mund të cojnë në më shumë zënka madje dhe deri në dhunë. Në një hapësirë të kufizuar stresi rritet, gjë që mund të çojë në konflikte ndërpersonale.
Lëvizja si një valvul stresi
Çfarë mund të bëni kur vini re se jeni duke u ndjerë gjithnjë dhe më shumë të irrituar apo madje edhe agresiv? Masa parandaluese më e mirë janë ushtrimet fizike. Edhe nëse opsionet e lëvizjes janë të kufizuara për momentin: gratë, burrat dhe fëmijët mund të dalin për shëtitje së bashku apo të ndarë. Nëse kjo nuk mjafton për reduktimin e stresit, mund të bëni dy shëtitje. Ushtrimet fizike të mjaftueshme janë thelbësore jo vetëm për prindërit, por gjithashtu edhe për fëmijët për t’u ndjerë të ekuilibruar dhe të qetë.
Flisni rreth ndjenjave
Bashkëbisedimi është gjithashtu i dobishëm kur nivelet e stresit janë të larta. Telefononi një mik dhe shprehni ndjenjat tuaja. Për disa, mund të ndihmojë që t’i shkruani këto ndjenja apo të bëni diçka tjetër më krijuese. Çfarë po mendoni aktualisht? Çfarë idesh, dëshirash ka çdo individ? Kuptojeni zemërimin tuaj përpara se situata të përfundojë në konflikt.
Planifikojeni ditën tuaj me sa më shumë saktësi që të jetë e mundur
Veprimet e planifikuara prandalojnë humbjen e kontrollit dhe të ndjerit të pashpresë. Planifikoni kohë të lirë me fëmijët tuaj. Struktura ndihmon kundër kaosit, ju jep siguri dhe ju fuqizon në situata stresuese.
Krijoni mundësi relaksimi
Krijoni mundësi relaksimi për të parandaluar apo reduktuar konfliktet.
Lëvizni
Sportet janë gjithashtu të mundshme edhe në hapësira të kufizuara. Video të ndryshme në internet ofrojnë sugjerime dhe programe trajnimi se si mund t’i bëni ato.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.