Sigurimi i detyrueshëm i makinës “Karton Jeshil”
Udhëtoni të sigurt kudo në Europë me sigurimin e makinës nga SIGAL UNIQA
Sigurimi i përgjegjësisë ndaj palëve të treta për drejtuesin e mjetit motorik
Siguracioni “Karton Jeshil” është sigurimi i detyrueshëm për të gjithë automjetet e regjistruara në Republikën e Shqipërisë
që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, në një nga vendet anëtare të Këshillit të Byrove.
Pse të siguroni makinën me Karton Jeshil tek SIGAL UNIQA
Nëse pajiseni me një siguracion “Karton Jeshil” tek SIGAL UNIQA dhe jeni përfitues në një aksident (një mjet tjeter ju ka shkaktuar deme materiale apo dëme shëndetësore ndaj jush apo pasagjerëve tuaj), atëherë SIGAL UNIQA ju mbështet me procedurat e dëmshpërblimit me kompaninë përgjegjëse në vendin përkates ku ka ndodhur aksidenti. Kështu, ju kurseni kohën dhe paratë tuaja duke mosangazhuar një avokat në vendin e aksidentit.
Çfarë mbulon sigurimi "Karton Jeshil"?
"Kartoni Jeshil" mbulon përgjegjësinë civile të mbajtësit të mjetit motorik, ndaj dëmeve që u shkakton palëve të treta, në përputhje me parashikimin e Ligjit të një prej shteteve anëtare të Këshillit të Byrove, ku ka ndodhur rasti në sigurim.
Ofertat e SIGAL UNIQA Group Austria:
"Karton Jeshil" e shoqëruar me SIGAL UNIQA Autosos
Bashkë me Kartonin Jeshil, ju mund të zgjidhni të blini edhe asistencë rrugore “SIGAL UNIQA Autosos në Europë për një periudhë 1 mujore ose 1 vjeçare, e cila mbulon:
"Karton Jeshil" e shoqëruar me Teleshëndet
Nëse bleni këtë siguracion me prim duke nisur nga 130 euro përfitoni falas edhe shërbimin novator “TeleShëndet”.
Me “TeleShëndet”, ju mund të konsultoheni me një mjek të licensuar, audio ose video, në çdo orë të ditës apo natës, për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.
Pyetjet më të shpeshta
Sa kushton Kartoni Jeshil?
Çmimi i Kartonit jeshilit që njihet ndryshe si certifikatë ndërkombëtare, është në varësi të tipit të mjetit motorik dhe kohëzgjatjes. Shikoni tabelën e çmimeve këtu ose merrni ofertë online këtu.
A mund ta blej Kartonin Jeshil për dy ditë?
Periudha minimale e sigurimit është 15 ditë.
A mund ta blej Kartonin Jeshil kur ndodhem jashtë?
Sigurimi duhet të blihet para se të dilni jashtë kufijve të Shqipërisë, pra nuk mund të blihet kur je jashte vendit.
Dokumente (3)
Shihni të gjitha detajet në dokumentet tona të informacionit për produktin e sigurimit:
Produkte sigurimi të ngjashme
Sigurimi i shëndetit në udhëtim
Gjatë udhëtimeve për punë, turizëm apo shkollim, kujdesuni që të keni gjthmonë sigurimin e shëndetit me vete.
Përmes sigurimit, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore gjatë udhëtimit (brenda ose jashtë Shqipërisë).
Sigurimi Kasko
SIGAL UNIQA Group Austria ofron sigurimin vullnetar të automjetit KASKO, i cili mbron makinën tuaj nga dëmet e pjesshme
ose të plota që mund t'i ndodhin për shkaqe të ndryshme.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të: