“Tani fillon ajo pjesa serioze e jetës.” “Nga tani e tutje, do të fryjë një erë e re.” Me shprehje të tilla, shumë prej nesh mund të jenë të shqetësuar, për të mos thënë të frikësuar, për fillimin e shkollës. Normalisht fëmijët mezi presin që të kthehen në shkollë, dhe prindërit e tyre nuk duhet t’ua rrëmbejnë këtë gëzim nëpërmjet përvojave dhe shqetësimeve të tyre negative.
Hapat e parë përpara fillimit të shkollës
Sipas ekspertëve, ndihma me çështjet organizative është thelbësore për t’i treguar fëmijëve se tani ata mund të zhvillojnë vet aftësitë e tyre dhe të marrin vendime të pavarura. Lëreni vajzën apo djalin tuaj që të zgjedhin vet çantën e shkollës. Bëni së bashku rrugën për në shkollë, në këmbë apo me autobuz disa herë. Por, në fund, fëmijët duhet të mësojnë t’i bëjnë vet këto gjëra dhe, kështu ata do të mësojnë se si të jenë më të pavarur.
Një ushtrim tjetër që mund t’ju vijë në ndihmë është: “Të përgatisni së bashku rrobat për ditën tjetër. Sigurohuni që fëmija të mësojë të zgjedhë veshjet sipas kushteve të motit. Disa prindër i lënë fëmijët që të shkojnë tek dollapët dhe të mendojnë se çfarë duhet të bëjnë. Por kjo është e gabuar. Këtu, gjithashtu ju duhet t’i tregoni fëmijëve limitet se çfarë konsiderohet, për shembull, një fustan vere dhe një fustan për afrimin e nje vjeshte më të freskët. Për të arritur të gjitha këto, nuk duhet t’i mbingarkoni fëmijët, por ta bëni çdo gjë hap pas hapi.
Shmnagni stresin dhe ushqehuni mirë
Për një ditë të këndshme të parë në shkollë është gjithashtu e rëndësishme që të shmangni stresin e mëgjesit sa më shumë që të jetë e mundur: Diskutoni me fëmijët tuaj dhe përcaktoni masat së bashku. Numri një është një gjumë sa më i mjaftueshëm për të gjithë. Ti vendoshësh fëmijët në ritmin e duhur përpara se të fillojë shkolla, si për t’u ngritur me herë në mëngjes dhe organizimi i mbrëmjeve janë gjithashtu mjaft ndihmuese për ta.
Gjithashtu, ju duhet të mendoni një kohë të mfajtueshme për të ngrënë mëngjes së bashku, që normalisht duhet të konsistojë në përbërës të shëndetshëm të tilla si: fruta, drithëra dhe të ngjashme me këto. ‘Snack’ që ata do ta marrin me vete gjithashtu mund të planifikohet së bashku. Pyetini fëmijët se çfarë do të dëshironin të merrnin me vete.
Kini kujdes me frikërat dhe shprehjen e ndjenjave
Nëse fëmijët do të fillojnë të përjetojnë shqetësime apo frikëra në mbrëmje, rekomandohet që t’i përqafoni ata dhe t’u thoni se çdo gjë është plotësisht normale, madje se edhe vet ju shpesh nuk ndjeheni mënjehërë mirë me situatat e reja. Zakonisht fëmijët qetësohen shumë shpejt kur iu kushtohet vlerësimi dhe vëmendja e duhur.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.