Aksidentet ndodhin, ndaj këtu do të gjeni disa udhëzime bazike se si të gatuani të sigurt.
Pavarësisht sesa aventurier dukeni në kuzhinë, gatimi mund të kthehet në një fatkeqësi që mund të ndodhë. Kombinimi i flakëve të hapura, peshqirët e enëve, thikat e mprehta, dhe mjetet elektrike janë makthi më i keq i zjarrfikësve. Por për t’u treguar plotësisht seriozë, ju duhet të dini bazat e një kuzhine të sigurt dhe rregullat e gatimit të sigurt nuk janë vetëm për fëmijët!
Ju keni ftuar miqtë tuaj për mbrëmjen tuaj të parë në darkë me të rritur. Ju keni bërë të gjitha përgatitjet, dhe jeni gati për të filluar festën. Ju shkoni në kuzhinë dhe jeni ‘pushtuar’ aq shumë nga ajo receta që keni përgatitur sa që nuk e keni vënë re që peshqiri i pjatave ka marrë flakë mbi atë furrën e hapur! Diçka e tillë mund të shkaktojë një fatkeqësi të vërtetë, dhe jo vetëm t’ju prishë mbrëmjen e planifikuar.
Ne e dimë që aksidentet mund të ndodhin. Për të qenë të sigurt, këtu do të gjeni disa udhëzime që do t’ju ndihmojnë që të jeni të sigurt në kuzhinën tuaj.
5 mënyra se si të parandaloni zjarrin në kuzhinë
- Sigurohuni që detektorët e zjarrit të jenë funksionalë dhe të kenë bateri
E para dhe më e rëndësishmja, sigurohuni që të keni instaluar një detektor zjarri. Më kritike sesa kaq? Sigurohuni që ai të jetë funksional. Në një zjarr, tymi dhe gazrat vdekjeprurës tentojnë që të përhapen më shpejt dhe më larg sesa nxehtësia, të cilat mund të jenë më të rrezikshme sesa vet flakët.
- Mos e lini sobën ndezur pa praninë tuaj
Sipas raportimeve flakët e gatimit janë shkaku kryesor i zjarreve në shtëpi. Pa vëmendjen tuaj të plotë, artikujt mund të marrin flakë lehtësisht, kështu që sigurohuni që t’i mbani larg peshqirët e enëve, mbajtëset e tenxhereve, dhe letrat e kuzhinës. Dhe nëse ju thërrasin në mes të gatimit, fikeni gjithmonë sobën në fillim.
- Siguria e mikrovalës
Mikrovala është shumë e mirë për të ngrohur ushqimet e mbetura të një dite më parë apo për një ‘snack’ për një natë Netflix, por nëse nuk jeni të kujdesshëm, ato mund të kthehen në armikun tuaj më të rrezikshëm. Shumica e dëmeve të shkaktuara nga mikrovala janë rezultat i mbajtësve të nxehta, ushqimeve të nxehura më shumë seç duhet dhe të lëngjeve shpërthyese.
- Hiqni nga priza pajisjet elektrike
Tosteri, çajniku dhe makina e kafesë ende përdorin pak elektricitet kur janë në prizë, kështu që nëse ju, për shembull, po përdorni pajisje të vjetra, shtëpia juaj mund të rrezikohet nga zjarri.
- Instaloni një shuarës zjarri në kuzhinën tuaj
Le të jemi të qartë: Edhe nëse ju i ndiqni udhëzimet e sigurisë kundër zjarrit si më sipër, aksidentet ende mund të ndodhin. Në këtë rast, mund t’ju ndihmojë një shuarës zjarri për të shmangur një aksident edhe më të rëndë.
Këshilla të shpejta të sigurisë së kuzhinës
Pra, kur ka më shumë të ngjarë që kuzhina të marrë flakë? Sigurisht që, kur jeni duke gatuar! Kështu që, përveç këshillave të sigurisë kundër zjarrit, këtu do të gjeni disa këshilla bazë për t’i kujtuar gjatë gatimit tuaj:
- Përvishni mëngët
- Nëse keni flokë të gjatë, mbajini të lidhura gjatë gatimit
- Mos i mbushni më shumë seç duhet tenxheret dhe tiganët – ato mund të spërkasin dhe përhapin yndyrën, që mund të shkaktojë zjarr
- Mbajini larg nga soba pecetat, peshqirët e enëve, dhe aksesorë të tjerë
- Mos gatuani kurrë në një sobë të pisët – yndyra e akumuluar mund të marrë flakë
Si ta fikni zjarrin në kuzhinë?
Okej, tashmë ju keni marrë një sërë masash parandaluese, por a keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit në rast se merrni flakë? Le të shpresojmë që kjo të mos ndodhë kurrë, por nëse ndodh, këtu do të gjeni disa udhëzime për të reduktuar dëmin afatgjatë.
Nëse furra apo mikrovala juaj ka marrë flakë:
Në fillim, fikni furrën ose mikrovalën. Dhe çfarëdoplloj gjëje që të bëni, mos e hapni derën. Mungesa e oksigjenit duhet t’i mbysë flakët. Por nesë flakët nuk shuhen, telefononi 128.
Nëse soba juaj ka marrë flakë:
Mos përdorni kurrë ujë për fikjen e zjarrit. Uji mund t’i përkeqësojë gjërat duke e përhapur edhe më tej.
Nëse zjarri është i vogël, provoni këshillat e mëposhtme:
- Fikeni sobën dhe vendosni një kapak mbi tigan
- Hidhni sodë pjekjeje mbi zjarr. Mos e ngatërroni me miellin, i cili mund t’i ekzagjerojë flakët
- Përdorni një rrobë të njomë dhe hidheni atë mbi zjarr
- Nxirreni shuarësin e zjarrit që keni instaluar
- Nëse zjarri po rritet, telefononi mënjëherë 128
Ruani qetësinë!
Të mendosh për fatkeqësi potenciale në kuzhinë mund të jetë alarmuese, por kjo nuk duhet t’iu ndalë që të humbisni në kuzhinë! Gatimi është argëtues dhe përsa kohë që ju jeni të vetëdijshëm, mbi udhëzimet e gatimit të sigurt në kuzhinë, ju mund të vazhdoni me kryeveprat tuaja të kuzhinës?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.