A ju tingëllon si e njohur kjo situatë? Ju nxitoni për të zbritur poshtë në bodrum për të marrë biçikletën tuaj, të cilën tani keni vendosur që ta përdorni shumë më shpesh. Duke zbritur, pa dashje, ju kapërceni një shkallë dhe për pas sa nuk rrëzoheni. Tani po pedaloni biçikletën dhe po shkoni drejt një semafori të kuq. Ju shtrëngoni frenat dhe ngadalësoni me kujdes. Ndërkohë, në të njëjtën kohë, po përpiqeni të ruani ekuilibrin të ndodhur siç jeni ndërmjet korsisë së makinave dhe trotuarit, por shpejtësia e ngadaltë dhe ngushtësia e korsisë jua vështirësojnë ruajtjen e ekuilibrit. Si masë parandaluese, ju hiqni njërën këmbë nga pedalet që të mos iu kapin makinat dhe përpiqeni të gjeni një vend të sigurt ku të mbështesni këmbën.
Një çështje aftësish
Diçka e tillë mund të na ndodhë të gjithëve. Ka situata në të cilat ju mund të përdorni aftësitë, ose me fjalë të tjera, një koordinim të mirë. Për të shmangur rrëzimin nga shkallët e bodrumit, nevojitet një ndërveprim i mirë ndërmjet trurit dhe muskujve. Për të reaguar sa më shpejt që të jetë e mundur pasi keni kuptuar që sapo keni kapërcyer një shkallë më shumë gjatë zbritjes në bodrum, ju nevojitet një përgjigje sa më e mirë. Vetëm ata që mund ta kuptojnë situatën me shpejtësi, kanë shansin për të parandaluar një rrëzim me pasoja serioze. Por edhe vetëm kapja e situatës nuk mjafton. Për më tepër, kërkohet një ndryshim i planit aktual të verpimeve. Tensioni i muskujve rritet menjëherë për të mbrojtur gjymtyrët nga impakti i rrëzimit, këmba e lirë hapet për kontaktin me dyshemenë dhe krahët ngrihen për të mbrojtur fytyrën në rast rrëzimi. Nëse ju do të jeni shumë të ngadaltë këtu, praktikisht mund të themi se “do të thyeni turinjtë”. Në këtë mënyrë, sipas studimeve të kryera, rreth 600,000 e aksidenteve ndodhin në shtëpi apo gjatë aktiviteteve që mund të kryeni në kohën tuaj të lirë apo gjatë ushtrimit të ndonjë sporti, që pastaj mund të rezultojnë në një nevojë për trajtim mjekësor.
Truri dhe muskujt si lojtarë të një ekipi
Përveç durimit, forcës/fuqisë, fleksibilitetit dhe shpejtësisë, koordinimi është një aftësi motorrike bazike që e zotëron gjithësecili prej nesh dhe që ne mund ta zhvillojmë dhe përmirësojmë brenda kuadrit të kërkesave tona gjenentike. Shpesh koordinimi përshkruhet gjithashtu si shkathtësi sepse, përveç aftësisë për të reaguar, ai përfshin gjithashtu edhe aftësinë për t’u orientuar, ekuilibruar dhe për ritmin. Koordinimi i mirë jo vetëm që ndihmon gjatë ngjitjes së shakllëve, por gjithashtu edhe gjatë mësimit të modeleve të lëvizjeve të reja dhe të sporteve të reja. Koordinimi i keq i kombinuar me dobësinë e muskujve mund të kthehet shumë shpejt në risk dëmtimi nëse e kapërceni pa dashje një shkallë apo nëse do të ecni në një sipërfaqe të lëmuar.
Njihuni me dhe përdorni mundësitë për lëvizjen
Ejani të bëjmë së bashku një eskperiment të vogël për mendjen. Mendoni këtë: Në çastin kur ju hiqni këmbën nga pedalja dhe e mbështesni atë në trotuar, ju sapo i keni mohuar vetes mundësinë për të përmirësuar ekuilibrin tuaj, dhe kështu, edhe aftësitë tuaja të koordinimit. Herën tjetër përpiquni të ruani ekuilibrin pa e hequr këmbën nga pedalja e biçikletës pak më gjatë. E vetmja mënyrë për të përmirësuar shkathtësinë tuaj është që të përballeni me situata të ndryshme në mënyrë të rregullt për t’u ndjerë të përballue me disa situata sfiduese. Një ekuilibër i mirë mund të arrihet vetëm duke u praktikuar herë pas here. Në mënyrë të ngjashme, shpejtësia e reagimit rritet vetëm nëse vazhdoni që të trajnoheni.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.