Të ushtroheni me vet peshën e trupit tuaj në vend të ushtrimit me shtangat e duarve apo të krahëve etj., është po aq efiçiente dhe ndonjëherë edhe më e vështirë.
Muskujt tanë nuk duan t’ia dinë se nga buron rezistenca jonë. Ato kanë nevojë për stimuj dhe reagim për t’u përshtatur, që do të thotë, rritjen dhe forcimin e muskujve tanë.
Trajnimi me peshën e trupit: fleksibël në kohë dhe i pavarur nga vendndodhja
Ushtrimi me peshën e trupit tonë është përqeshur prej një kohe shumë të gjatë që nga ngritja e palestrave të të gjitha llojeve. Megjithatë, prej disa kohësh tani, ai është rikthyer në planet e trajnimit nën termin shik “trajnimi me peshën e trupit”. Dhe avantazhet janë të dukshme: ju jeni më fleksibël, sepse jeni të pavarur në kohë dhe nga vendndodhja. A preferon bioritmi ynë pak ushtrime përpara mëngjesit apo përpara gjumit? Koha e duhur mund të zgjidhet lirshëm nga të gjithë sipas nevojave të gjithësecilit. 20 minuta trajnim ndërmjet janë veçanërisht freskuese në një ditë tashmë në zyrën tuaj në shtëpi apo shtëpinë zyrë. Gjithashtu trajnimi me peshën e trupit kërkon krijmtari. Ndërkohë që, makineritë dhe ndihmësit përcaktojnë llojin e ngarkesës tek dhoma e fuqisë, trajnimim me trupin tuaj do të thotë që duhet të jeni krijues për të pasur stimujt e duhur që ta çoni trajnimin tuaj deri në fund.
Tendosni muskujt dhe jo kyçet
Në disa aspekte, është edhe më e vështirë se sa trajnimi me makineri, sepse sfida është të kontrollosh dozën e fuqisë në mënyrë që të të jetë sa më optimale – as shumë e vogël, por as shumë e madhe. Nëse rezistenca është shumë e lartë, p.sh., pesha është shumë e lartë, rritet rreziku që ushtrimet të mos kryhen me saktësi dhe kyçet të jenë nën stres. Nëse trajnoheni me shtangat e duarve, p,sh., me rezistencën e dikujt tjetër, ju e kuptoni menjëherë se kur kjo peshë është shumë e madhe për ju. Nëse kur trajnohemi me vet trupin tonë dhe ngarkesa është shumë e madhe në disa pozicione, veçanërisht për fillestarët ose për njerëzit që janë mbipeshë, ju mund ta përshtasni qëndrimin tuaj në mënyrë që muskujt dhe kyçet tuaja të mos tensionohen.
2 këshilla bazë nga profesionistët:
- Dhimbja është një këshilluese e keqe: nëse do të flasim në mënyrë strikte, dhimbja në kyçe ose në shpinë, sepse muskujt e ndjejnë më shumë. Megjithatë, nëse ju dhëmbin kyçet ose shpina, atëherë ju mund të ndryshoni pozicionin e trupit tuaj ose të ushtrimit që jeni duke bërë, për ta lehtësuar ose vështirësuar më shumë ushtrimin tuaj për të arritur ekzekutimin optimal të tyre.
- Tension, tension, dhe sërish tension: kjo do të thotë, tension në muskuj në mes të trupit, p.sh., muskujt e barkut dhe shtyllës kurrizore, dhe shpina paralizohet. Sërish, forcat rezultante veprojnë mbi muskujt dhe jo mbi kyçe. Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është të mblidhni kërthizën për brenda dhe ta tërhiqni nga lart.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.