Nga Felipe Galindo, TED-ED, 2016
Termi art modern tingëllon sikur do të thotë një art që është i famshëm në një moment, por në fakt, arti modern është një stil që e ka origjinën mbi 150 vite më parë, dhe përfshin artistë që tani kanë fituar status klasik, të tillë si Picasso, Matisse, dhe Gauguin. Ajo që është edhe më ironike është se lëvizja që atë kryesuan, e konsideruar revolucionare dhe, me raste, edhe skndaloze për kohën, është frymëzuar gjerësisht nga një objekt me dizanjo tradiocinale dhe antike.
Po të kthehemi tek Rilindja, lëvizjet parësore evropiane të artit, theksonin përfaqësimin trandcional dhe ishin besnike ndaj formave klasike. Por kjo filloi të ndryshonte në fund të shekullit të XIX-të, duke qenë se, artistë si Van Gogh dhe Cezanne, i shtrinë më tej kufinjtë e pikturës. Shpejt, u ngrit një lëvizje që kërkoi të krijonte një stil tërësisht të ri arti, dhe një mënyrë për ta bërë këtë ishte që ata të shikonin përtej civilizimit perëndimor.
Për shembull, Paul Gauguin u zhvendos në ishullin e Tahitit në vitetet 1890-të. Aty, ai gjeti frymëzimin e tij tek banorët, peisazhi dhe kultura e ishullit, për të krijuar vepra arti që ndërthurnin tematikat evropiae me dijet polineziane.
Të tjerë, panë kulturat e botës islamike, por frymëzimi me më shumë ndikim do të ishte Afrika e Nën-Saharasë. Me shtrirjen më të madhe të pernadorive evropiane në kontinetin afrikan, artifaktet e dhe veprat e saj artit gjetën rrugën e tyre deri në duart e muzeve dhe të koleksionuesve.
Një koleksionues i tillë ishte Henri Matisse, i cili i tregoi mikut të tij Picasso, një mask që ai e kishte blerë dhe që ishte bërë nga fisi Dan në Brigjet e Fildishta. Maska zgjoi kuriozitetin e Picasso-s, duke e bërë atë që të vizitonte Muzeun Etnografik Trocadero në Paris në vitin 1907. E themeluar për të strehuar brenda vetes përvetësimet nga pushtimet koloniale, muzeu mburrej me një koleksion të artit afrikan, me figura të stilizuara dhe me maska druri dhe të dekoruara me ngjyra dhe materiale të thjeshta. Vizita do të ishte një zbulim për Picasso-n, i cili deklaroi se maskat afrikane ishin ato për të cilat ishte e gjithë piktura.
Në këtë kohë, Picasso kishte qenë duke punuar mbi një pikturë me pesë gra nudo në një stil që më vonë do të bëhej i njohur si ‘Kubizëm’. Dhe ndërsa, tri nga këto zonjat kanë tipare të fytyrës, të gjetura në artin e lashtë iberian, nga trashëgimia spanjolle të Picasso-s, fytyrat e dy zonjave të tjera në të djathtë të pikturës i ngjajnë ngushtësisht atyre të maskave afrikane. E krijuar në vitin 1907, pas qindra skicave dhe studimeve, ‘Les Demoiselles D’Avignon’ konsiderohet kryevepra e parë e vërtetë e shekullit të XX-të, duke u ndarë nga shumë prej nocioneve të mëparshme të mbajtura të artit. Ajo ishte në të njëjtën kohë agresive dhe abstrakte, e shformuar e megjithatë primitive në gjeometrinë e saj bruto, një gjuhë e re artisitike me forma, ngjyra dhe kuptime të reja. Dhe këto cilësi avant-guarde shkatuan një senscion kur piktura u ekspozua për erë të parë thuajse 10 vite më vonë. Publiku u shkoua. Kritikët e shpallën atë si imorale, madje edhe vet miqtë e Picasso-s ishin po ashtu të surprizuar, të ofenduar, dhe të mesmerizuar nga guximi i tij.
Më vonë, shumë arstitë do të ndiqnin hapat e Picasso-s. Constantin Brancusi dhe Amadeo Modigliani në Paris, si edhe ekspresionistët gjermanë, të gjithë vizatuan estetikën e skulpturave afrikane në punën e tyre.
Të tjerë, panë një kontinent tjetër për frymëzim. Skulptori britanik Henry Moore i bazoi shumë prej skulpturave të tij prej brozni gjysëm abstrakte në një replikë të ‘Chac-mool’ (term i përdorur për t’iu referuar një forme të veçantë të skulpturës meso-amerikane para-kolumbiane), një statujë e veçantë e shtrirë nga kultura Toltec-Maya.
Arti para-kolumbian ishte gjithashtu një ndikim edhe për Josef Albers. Ai krijoi një seri kompozimesh, si seria gjeometrike ‘Homazh për katrorin’, që ishin frymëzuar nga piramdat dhe arti vendas që ai ndeshi gjatë vizitave të tij të shpeshta në Meksikë.
Frymëzimi nga kulturat antike, nxiti një nga lëvizjet më revolucionare në historinë e artit, por ai ishin këta artistë duke lujatur rolin e eksploruesve, apo atë të pushtuesve, duke përvetësuar ide dhe duke përfituar nga kultura që ata i konsideronin primitive?
Pyetje si kjo meritojnë shqyrtim, duke qenë se, artistët vazhdojnë të ripërcaktojnë standardet e artbërjes. Ndoshta, jo shumë larg nga tani, novacionet e guximshme të artit modern, do të duken si ortodoksi bajate, gati për t’u përmbysur nga një grup i ri pionerësh radikalë, të cilët do të frymëzohen nga burime të tjera të ndryshme.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.