Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Drejtorinë e Përgjithshme është:
- Kërkesa për dëmshpërblim;
- Njoftimin e siguruesit për rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
- Në varësi të ngjarjes duhen:
- Për dëmtimet aksidentale duhen:
- Raport Policie për aksidentin: Procesverbalin e Konstatimit të Shkeljes; Foto të mjetit/mjeteve të perfshira në aksident nga vendi i ngjarjes; Test alkooli dhe substancave narkotike të drejtuesit të mjetit;
- Ne rast se ka proces hetimor: Vendimin e Prokurorisë për pushimin e çeshtjes; Vendimin e Gjyaktës, Akt-Ekspertimin autoteknik.
- Për rastet me Zjarr, Rrufe, Eksplozion duhen:
- Raport nga Drejtoria e Shërbimit të Mrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në lidhje me percaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
- Për katastrofat natyrore duhen:
- Dokument nga organet përkatese shtetërore që vërteton katastrofat.
- Për demtimet e mjetit gjatë parkimit ose nga mjet tjetër i paidentifikuar duhen:
- Foto të qarta nga vendi i ngjarjes në momentin e evidentimit të dëmtimit të mjetit, ku të dallohet dëmtimi dhe targa e mjetit të dëmtuar.
- Për rastet me vjedhje duhen:
- Deklarata në polici për vjedhjen e mjetit nga përdoruesi ose pronari i mjetit;
- Dy çelesat origjinale të mjetit;
- Vendimi i Prokurorisë për pushimin e çeshtjes.
- Për dëmtimet nga aktet keqdashëse duhen:
- Deklaratë në polici për dëmtimin e mjetit nga përdoruesi ose pronari i mjetit.
- Foto të qarta nga vendi i ngjarjes në momentin e evidentimit të demtimit të mjetit ku të duket dëmtimi dhe targa e mjetit të dëmtuar.
Dokumentat e mjetit përfitues:
- Lejen e qarkullimit;
- Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
- Certifikata e kontrollit teknik;
- Autorizim perdorimi mjeti nga subjekti pronar i mjetit
- Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.
Kujdes!
- Mungesa e fotografive kërkon ekspertizën e mjetit të dëmtuar nga ana e shoqërisë së sigurimit përgjegjëse.
- Plotësoni me saktësi të dhënat e kërkuara dhe mbani parasysh që mashtrimi në sigurime është vepër penale.
Raporto dëm KASKO në link më poshtë:
https://sigal.com.al/sherbime-dhe-kontakte/demet/
Per te njoftuar demin duhet te Logoheni. Nese nuk keni account,ju lutemi te Rregjistroheni
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/Menu/Sherbime-dhe-kontakte/RaportoDemTPL.aspx
Hapat pas marrjes së kërkesës së dëmit:
- Procedura e trajtimit të dëmit kryhet sipas kërkesave dhe brenda afateve të përcaktuara në aktet ligjore, rregullatore dhe kushtet e secilës kontratë nga Departamenti i Trajtimit të Dëmeve Motorike të SIGAL UNIQA do të vlerësojë dhe analizojë dëmin(et) e pësuara;
- Ekspertiza e mjetit të dëmtuar bëhet nga ekspertët e shoqërisë brenda 5 ditëve nga plotësimi i dokumentacionit;
- Klientit i ofrohet riparimi i mjetit në servise të autorizuara nga SIGAL UNIQA Group AUSTRIA;
- Për rastet me vjedhje vlera e dëmshpërblimit bëhet deri në 50% të vlerës brenda 90 ditësh dhe pjesa tjetër me përfundimin e procedurave investiguese dhe hetimore;
- Klienti informohet mbi vlerën përkatëse të dëmit bazuar në aktin e ekspertimit;
- Klienti bie dakord dhe nënshkruan Deklaratën e Pranimit të Vlerës dhe mbylljen e rastit;
- Kryerja e pagesës brenda 14 ditëve pas nënshkrimit të Deklaratës së Pranimit të Vlerës.
Qendra e Asistencës 24/7 për klientët:
Tel: +355 4 22 333 08
Nr Jeshil: 0800 31 31
Whatsapp: +355 68 606 2829
E-mail: [email protected]
Website: www.sigal.com.al
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.