Shtëpitë ‘smart’, pra të zgjuara, janë praktike, efiçiente dhe moderne. Megjithatë, ato janë gjithmonë të lidhura me njëra-tjetrën dhe me internetin. Çfarë do të thotë kjo për sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja?
Një shtëpi ‘smart’ e bën jetën mrekullisht më të rehatshme. Ajo fik dritat kur ju largoheni nga dhoma; kontrollon sistemin e ngrohjes saktësisht sipas dëshirës suaj; dhe i lënë hajdutët që të futen në shtëpi nëse ata e kërkojnë këtë me ëmbësi?.
Çfarë duhet të prisni? Epo, sigurisht që, kjo nuk është e vërtetë. Një shtëpi ‘smart’ është po aq e sigurt sa një shtëpi normale, madje edhe më e sigurt, sepse ato kanë gjithashtu edhe kamera mbikëqyrjeje, kyçje dyersh dhe sisteme alarmi që po ashtu janë ‘smart’. Por kur flasim për gjithë këtë teknologji ngrihen dy pyetje madhore mbi TË DHËNAT dhe SIGURINË KIBERNETIKE.
Por në fillim, nëse i kushtoni vëmendje disa gjërave, ju mund të shijoni përfitimet e shtëpisë suaj ‘smart’ pa asnjë shqetësim. Pra cilat janë rreziqet dhe çfarë duhet të bëni ju në lidhje me to?
Është mirë të dini se…
Një ‘shtëpi smart’ është një shtëpi në të cilën pajisje të ndryshme janë të lidhura dhe veprojnë në mënyrë inteligjente, për shembull, një llampë që përdor celularin tuaj ‘smart’ për të kuptuar që ju jeni larguar nga shtëpia, si edhe për të fikur dritën.
Rreziqet e sigurisë dhe shtëpia ‘smart’: çfarë ndodh kur ju rrëmbejnë lavatriçen?
Një pikë e dobët (dhe në të njëjtën kohë një avantazh) i shtëpisë ‘smart’ është që aplikacionet e një shtëpie ‘smart’ janë të lidhura nëpërmjet internetit. Pajisje të tilla janë pjesë e termit të njohur si ‘Interneti i Gjërave’ (The Internet of Things – IoT). Disa komapni të sigurimit të të dhënave vlerësojnë se rreth 80% e aplikacioneve të ‘Internetit të Gjërave’ janë vulnerable ndaj hakerave.
A do të thotë kjo që këta hakera mund të rrëmbejnë lavatriçen tuaj dhe të vërdallosin lavanderinë tuaj delikate në 90 gardë celcius? Në një mënyrë, po. Sepse hakerimi në pajisjeve, p.sh., si ai i aksesit të pa-autorizuar në pajisje elektronike ‘smart’, në fakt, është një rrezik.
Shtëpitë ‘smart’ dhe mbrojtja e të dhënave
Çështja tjetër e madhe është mbrojtja e të dhënave. Një shtëpi ‘smart’ mbledh të dhëna në varësi të pajisjeve dhe aplikacioneve që keni në përdorim. Duke qenë se, ato janë të lidhur me njëra-tjetrën, hakerat mund të marrin me shpejtësi shumë të dhëna. Hakerat mund të përdorin lavatriçen tuaj ‘smart’ për të zbuluar se kur ju jeni në shtëpi, cili është numri i kartës suaj të kreditit, sa njerëz jetojnë në shtëpinë tuaj dhe shumë më shumë. Në rastin më të mirë, ata do të shesin të dhënat tuaja, ose në rastin më të keq, të kenë bërë përpjekje për mashtrim.
Si të mbetet një shtëpi ‘smart’ një shtëpi e sigurt
Por përpara se të heqim nga priza ‘router-at’ e internetit dhe të kalojmë sërish tek qirinjtë, le të marrim pak frymë. Si ngrihen këto hendeqe lidhur me sigurinë? Në disa raste, mund të ketë të bëjë me programe kompjuterike (software-s) difektoze nga prodhuesi. Por në shumicën e rasteve, zakonisht kemi të bëjmë me gjëra banale si forca e fjalëkalimit që ju keni zgjedhur në këto pajisje inteligjente.
Nëse ju do të ndiqni udhëzimet e sigurisë, përdorni fjalëkalime të forta dhe përditësoni rregullisht programin kompjuterik të pajisjeve tuaja. Kështu, ju do të minimizoni rrezikun e hakerimit sa më shumë që të jetë e mundur. Zakonisht hakerat kërkojnë për shënjestra të lehta.
Si t’i bëni shtëpinë tuaja ‘smart’ të sigurta?
- Përdorni fjalëkalime të forta! Hakerat i gjëjnë fjalëkalime të tilla si “1234”, ose thjesht vet fjala “fjalëkalim” në sekonda.
- Prodhuesit rregullisht ofrojnë përditësime të programeve të tyre kompjuterike. Bëjeni këtë sepse shpesh diçka e tillë mbyll pikërisht këto gropa lidhur me sigurinë.
- Bëni kërkimet e duhura mbi reputacionin e prodhuesve kur blini pajisjet tuaja në dyqan. A janë ata të njohur për një siguri të lartë?
- Lexoni kushtet e përdorimit dhe informacionin e mbrojtjes së të dhënave.
- Kushtojini vëmendje se cilat fusha jeni duke klikuar dhe se ku jeni duke e hedhur firmën tuaj. Jo të gjitha kutizat e një formulari janë aty për t’u vënë nga një kryq. Ndonjëherë miratimi për mbledhjen ose rishitjen e të dhenave janë të fshehura në kënde të vogla ose në seksione që vihen re me vështirësi.
Kështu që, qoftë nëse jetoni në një shtëpi ‘smart’ ose në një shtëpi ku “Hakerat mund t’ju marrin peng lavatriçen”, kjo varet tërësisht nga ju.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
- FULL KASKO+AutoSOS edhe me opsion ditor, për të shijuar çdo udhëtim brenda apo jashtë Shqipërisë
- Udhëtimet janë më të bukura kur jemi të siguruar/ Do ti kaloni Festat e Nëntorit dhe fundvitit jashtë Shqipërisë? Ja çfarë ju sygjerojmë
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.