Blog

SHTËPIA ZYRË

Disa këshilla të shpejta se si të punoni me më shumë lehtësi nga shtëpia.

Drita e kuqe

Nuk jetoni vetëm? Po sikur të improvizoni një dritë të kuqe në derën e dhomës suaj? E gjelbër do të thotë se dera është e hapur, portokalli që nuk dëshironi që t’ju shqetësojnë dhe e kuqe se duhet të qëndroni jashtë. Sistemi i dritave të trafikut do t’ju ofrojë më shumë qartësi dhe më pak ndërhyrje.

Mbani shënim orët e punës

Mënyra klasike për ta bërë këtë është nëpërmjet mbajtjes së nnjë tabele në excel, por ka një sërë shërbimesh të tjera të cilat mund t’jua bëjnë më të lehtë këtë. Nëse do të zgjidhini programet kompjuterike tradicionale, ato kanë shërbime të cilat janë të lehta për t’u përdorur, por që ju ofrojnë gjithashtu edhe disa statistika. Kush do ta kishte thënë se dita juaj më produktive do të ishte e marta?!

Tavolina e lartë

Tashmë ju e dini se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë nuk është e shëndetshme. E njëjta gjë vlen edhe për qëndrimin e gjatë në këmbë. Qëndroni në çdo pozicion për një kohë të gjatë nuk është ideale për trupi tuaj. Fjala magjike është varieteti. Këtu kemi disa opsione. Një shembull, është një tavolinë e lartë: Kjo mund të jetë një tavolinë e vogël, e lartë e cila, me rast, ju lejon që të punoni në këmbë. Një variant më i shtrenjtë: një tavolinë të posaçme, e cila ju lejon të punoni si ulur, ashtu edhe në këmbë.

Kujdes me posturën e trupit

Ju mund të adoptoni një posturë të pashëndetshme edhe duke qëndruar në këmbë. Apo mund të harroni se herë pas here duhet të ndryshoni pozicion. Për pasojë, ju mund të keni dhimbje shpatullash, qafe apo të shtyllës kurrizore.

Një palë kufje të mira për bllokimin e zhurmave

Ndonjëherë, është e vështirë të përqëndroheni dhe të punoni në mënyrë profesionale kur keni një fëmijë në shtëpi apo partnerin/en tuaj që po përpiqet të provojë një recetë të re gatimi. Rrjedhimisht, ne rekomandojmë që të përdorni një palë kufje të mira për frenimin apo bllokimin e zhurmave të jashtme. Në këtë mënyrë, ju mund të fokusoheni tek detyrat tuaja të punës për t’i bërë gjërat ashtu siç duhet.

 

 

 

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë