Bota në vitin 2040: Si do të jetojmë në të ardhmen?
Një shtëpi që vetmbahet? Kjo nuk është më një ëndërr e pamundur. Ajo mund të kthehet në realitet për 20 vjet. Shtëpia e së nesërmes do të printohet përmes teknologjisë 3D, do të jetë një njësi që do të gjenerojë energji vet, ku do të ketë robotë shtëpiakë, asistentë virtual dhe që do të ofrojnë një siguri të teknologjisë së lartë, është ajo çka parashikon futurologu Ray Hammond.
Ju i keni mbijetuar një dite të ngarkuar pune. Gjithçka dëshironi tani janë një darkë e mirë dhe të shikoni emisionin tuaj të preferuar në TV.
Por dita juaj e punës nuk ka përfunduar ende. Ju duhet ende të bëni pazarin, duhet të zbrazni pjatalarësen dhe duhet të gatuani darkën. Vetëm mendimi për të gjitha këto është një mundim më vete.
Për shumë prej nesh, kjo është monotonia e përditshme.
Tani përfytyroni këtë: ju ktheheni në shtëpi pas pune. Një filxhan çaj shfaqet sapo ju t’a kërkoni atë. Darka gjithshtu, rehatshëm dhe ngrohtë, ashtu siç ju pëlqen ju. Gjurmët e mëngjesit të nxituar janë zhdukur. Në kuzhinë, pjatat janë tharë dhe janë bërë pirg dhe furnizimet e frigoriferit janë bërë të gjitha; në kopësht, bimët janë ujitur dhe shkurtuar; në dhomën tuaj të gjumit, krevati është gati dhe veshjet tuaja janë të lara, të hekurosura dhe të stivosura në dollap.
Tingëllon si diçka e sapo dalë nga një film fantastiko-shkencor? Ja që nuk është kështu.
Mirëseerdhët në shtëpinë e së ardhmes që mund të jetë vetëm dy dekada larg. Robotët do të jenë shërbyesit tanë dhe programet kompjuterike do të jenë miqtë, filozofët, rojtarët dhe parashikuesit tanë, vëren futurologu Ray Hammond.
Shtëpitë e zgjuara
Shumë e shtrenjtë për të ndërtuar një shtëpi? Bli një shtëpi të printuar në 3D në vënd të kësaj. Kjo nuk është një shaka dhe me shumë mundësi nuk është edhe aq e largët.
Avancimet në teknologjinë e printimit 3D mund të mundësojnë printimin e pjesëve të shtëpisë direkt në vend në të ardhmen. Më pas, punëtorët robotë të ndërtimit do t’i montojnë këto shtëpi, duke reduktuar të dyja, kostot dhe kohën e ndërtimit. Rezultati do të jetë një reduktim me 60 përqind të çmimit të shtëpive.
Harrojini muajt dhe vitet e pritjes për t’u zhvendosur aty. Dy javë mund të jetë gjithë pritja e nevojitur për një shtëpi të tillë të zgjuar që të jetë plotësisht operacionale.
Edhe nëse printerat 3D nuk do t’a zaptojnë tërësisht industrinë e ndërtimit deri në vitin 2040, punëtorët robotë padyshim që po. Shtruesit robotë të tullave dhe robotët e gërmimit tashmë janë testuar dhe rezultatet janë premtuese.
Gjenerata e ardhshme e shtëpive të se ardhmes do të jetë mjaftueshëm e zgjuar për të “ndjerë” nevojat tuaja, falë sensorëve dhe lidhjes së tyre në rrjet të cilat do të përfshihen brenda mureve dhe dyshemeve të këtyre shtëpive të zgjuara.
Interneti me shtrirje të gjërë dhe teknologjia e rrjetit të celularëve smartfonë do të shkrihen në një rrjet interneti wireless-i super të shpejtë. Ç’kemi, 7G?
Në pritje për t’u bërë standardi i teknologjisë së komunikimit wireless deri në vitin 2040, 7G do të jetë të paktën 100,000 herë më e shpejtë sesa teknologjia e ardhshme 5G. Ajo do të mundësojë krijimin e menjëhershëm të mjediseve shumë-sensorëshe dhe me realitet virtual, që do të duken si diçka reale në botën fizike.
Shtëpitë e reja që do të ndërtohen do të jenë të pajisura me Inteligjencë Artificiale, me teknologji robotike dhe me sensorë që do të jenë të preferuara nga gjenerata e mijëvjeçarit dhe nga gjenerata dixhitale që do të vijë pas tyre. Kjo do të ulë çmimet e shtëpive të trashëguara nga e kaluara, të cilat do të duhet të ripërshtaten dhe pajisen me teknologjitë e zgjuara, veçanërisht lidhur me ato zhvillime teknologjike që kanë të bëjnë me energjinë.
Realiteti i pasurive të paluajtshme do të ndryshojë nga këndej e tutje.
Një kështjellë dixhitale
Njëzetë vite më vonë, humbja e çelsave të shtëpisë do të jetë diçka e së shkuarës. Në zemër të sistemit të aksesit do të jenë programet kompjuterike të njohjes së modeleve të fytyrës, të cilat do të jenë në gjendje të njohin jo vetëm njerëzit, por gjithashtu edhe kafshët.
Aftësi infra të kuqe dhe aftësi të tjera biometrike do të shtohen për të aksesuar shtëpinë në kohë nate në rastet kur sistemi i njohjes së modeleve të fytyrës të mos funksionojë, skionojë, për shembull, kur një banor i shtëpisë mund të ketë fytyrën të fashuar.
Vjedhja e shtëpive do të jetë një histori e së shkuarës. Një pronar shtëpie do të jetë në gjendje që t’a kontrollojë shtëpinë e tij/saj në distancë dhe çdo dhomë në detaje. Plus, sensorë të lëvizjes do të shërbejnë si sinjalizues për hyrjet e paautorizuara në banesë.
Mund të ketë një kërcënim nga kriminelët kibernetik, por kjo do të kërkojë aftësi të sofistikuara hakerimi. Gjithashtu, hakera të tillë ka më pak të ngjarë që të targetojnë shtëpitë individuale, por do të fokusohen tek të dhënat e ruajtura në qendërn e rrjetit të shtëpisë. Kriptimi kuantik do të përdoret për të garantuar sigurinë në qendra të tilla të grumbullimit dhe ruajtjes së të dhënave.
Pasi kemi thënë këtë, monitorimi i vazhdueshëm do të mbetet thelbësor për sigurimin e kështjellës dixhitale që ne do ta quajmë shtëpia e së ardhmes.
Përsa i takon rreziqeve të tjera si rreziku nga zjarri, sensorët e mirëmbajtjes do të monitorojnë dhe kontrollojnë rubinetët, pompat, llambat, qarqet elektrike, pajisjet dhe përbërësit robotik për çdo mosfunksionim potencial, si edhe do të njoftojnë drejtëpërdrejtë shërbimet e urgjencës nëse ndodh diçka e tillë.
Një vend energjie
Harrojini faturat e energjisë elektrtike. Në të ardhmen, shtëpia juaj do të gjenerojë vet energjinë e saj, ndoshta mund edhe të kontribujë me energji mbrapsht tek shtyllat e përgjithshme të energjisë elektrike.
Pritet që shtëpitë e së ardhmes të përdorin 75 përqind më pak energji dhe vetëm 1/3 e ujit të përdorur në një shtëpi tipike sot. Uji i tualetit dhe i dushit do të riciklohen dhe përdoren në vende ku nuk nevojitet ujë i frekskët. Duke qenë se, 80 përqind e ujit të përdorur në shtëpi nuk është për të pirë, përfytyroni sa shumë ujë do të mund të konservoni.
Në varësi të vendndodhjes gjeografike, shtëpitë e së ardhmes do të përdorin diellin, erën dhe burimet gjeotermike për të gjeneruar energji. Koncepti i ‘shtëpive pasive’, e zhvilluar në Gjermani në vitet 2000, tashmë është duke u testuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtëpi moj e zgjuara shtëpi do të ketë një sistem menaxhimi të energjisë që do të monitoriojë dhe menaxhojë prodhimin dhe konsumin e energjisë. Këto shtëpi do të prodhojnë shumë më shumë energji nga sa do të mund të përdorin zakonisht; ato do të jenë shtëpi “zero net”.
Mos u shqetëso për estetikën
Në të ardhmen, panelët e rëndë diellorë do të zëvendësohen nga xhama transparent të pastër që do të përmbajnë qeliza fotovoltaike, por që duken si dritaret tradicionale. Për shkak të pavarësisë që do të ofrojnë këto shtëpi lidhur me nevojat për energji, ato do të shërbejnë gjithashtu si bateri për rezervimin e energjisë së shtëpisë. Këto bateri që janë në qarkullim që prej vitit 2016, pritet që të jenë më të lira dhe më jetëgjata deri në vitin 2040.
Flit me mua
Shtëpitë e së ardhmes do të dëgjojnë kërkesat tuaja.
Të pajisura me teknologjinë për njohjen e zërit, shtëpia e 2040 do të zbatojë komandat tuaja verbale: “Mbush vaskën”, “Mbylli dritaret”, “Përgatit darkën”.
Objektet do t’ju flasin juve mbrapsht gjithashtu, ju nuk keni përse të jeni ajo “shtriga” që do të pyesë pasqyrën që t’ju thotë se si dukeni sot. Duke kontrolluar cilësinë e gjumit tuaj, shenjat tuaja jetësore dhe mjedisin tuaj, sensorët do të jenë të aftë që t’ju sinjalizojnë lidhur me shqetësimet mbi shëndetin tuaj përpara sesa ato të ndodhin.
Shërbyesit robot do të përkujdesen për nevojt tuaja, duke bërë çdo gjë nga larja, gatimi, pastrimi, përzgjedhja e plehrave dhe përzierja e tyre për qëllime kopshtarie në kopshtin tuaj, madje edhe porositjen e pazareve dhe të furnizimeve të tjera. Furrat e zgjuara do të ndjekin recetat e paraprogramuara dhe do të vetfiken kur ushqimi të jetë gati.
Blerjet dhe argëtimi
Nëse shtëpitë mund të printohen në 3D, përse të mos i komercializojmë ato gjithashtu? Printerat 3D do të jenë të afta të krijojnë veshje dhe aksesorë nga dizenjot e shkarkuara deri në vitin 2040, duke i bërë blerjet një përvojë pa përpjekje.
Argëtimi do të jetë edhe më ndërveprues pasi teknologjia 7G do të lejojë një kombinim të realitetit virtual, me realitetin e zmadhuar dhe teknologjinë holografike për të krijuar lojra, udhëtime, sporte dhe përvojat e argëtimit realiste dhe tredimensionale. Përvoja juaj e argëtimit do të përfshijë të gjitha shqisat: shikimin, prekjen, nuhatjen, dëgjimin dhe madje edhe shijen , në varësi të skenarit. Për më tepër, ju mund të jeni në gjendje që të flisni me njerëzit tuaj të famshëm të preferuar që janë gjallë ose që kanë vdekur. Inteligjenca artificiale do të krijojë holograme të personaliteteve, duke mundësuar që të merrni përgjigje për pyetje të pastrukturuara. Përfytyroni sikur të mund të keni mundësinë që të pyesni Winston Churchill për kohën kur ai ka qenë korrespondent lufte dhe një Winston edhe më të madh në moshë rreth Luftës së Dytë Botërore. Duke përdorur artikuj dhe libra të botuar, Inteligjenca Artificiale do të formulojë të gjitha përgjigjet për ju.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.