Historia e mjekësisë është një histori sëmundjesh. Për më shumë sesa 300 vjet, sëmundjet, faktorët e tyre të rrezikut dhe simptomat janë hetuar dhe trajtuar. Zhvillimi i sëmundjes konsiderohet si “ajo që ven nga jashtë” dhe shkakton gjëra të tilla si viruse, bakterie, stres apo faktorë të tjerë psikologjik.
Por sikur fokusi të mos jetë mbi difektet, por mbi burimet? Nëse pyetja është, cilët janë faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që nevojiten për të qenë të shëndetshëm, çfarë është e mirë për shëndetin tonë? Disiplina ende shumë e re e “salutogjenezës” (nga latinishtja Salus për “shëndet”, “mirëqenie” dhe nga greqishtja gjenezë për “origjinë”) merret me këtë përqasje. Kjo qasje e shikon shëndetin si një dimension të pavarur dhe supozon se çdo person i mbart të dyja pjesët e sëmura (vulnerabilitetet) dhe pjesët e shëndetshme (burimet) gjatë gjithë kohës. Një terapi i përqëndruar tek kjo përqasje e re synon jo vetëm që të eliminojë pjesët e sëmura, por të përdorë burimet e pacientëve për forcimin e pjesëve të shëndetshme të tyre.
Besimi bazik dhe mirëqenia
Ky koncept është zhvilluar në vitet 1970 nga sociologu mjekësor dhe kërkuesi i stresit izraelo-amerikan Aaron Antonovsky. Ndërkohë që, ai po punonte me gratë që i kishin mbijetuar Holokaustit, ai gjeti se disa prej tyre nuk ishin prekur nga tmerret e kampeve të përqëndrimit siç ishte prekur shëndeti i tyre në moshë të plakur. Si një faktor qëndror, ai përkufizoi një “ndjenjë koherence”, një ndjenjë besimi gjithpërfshirës, që zgjat dhe që ofron burime të mjaftueshme, të disponueshme për të përballuar detyra të ndryshme në jetë, një lloj besimi bazik.
Megjithëse, Aaron Antonovsky ishte një nga shkencëtarët e parë që bëri pyetjen thelbësore “Çfarë na bën të shëndetshëm?”, Lisbeth Jerich, themelues dhe shef i institutit të kërkimeve dhe këshillimit për salutogjenistët, u përqëndrua në gjetjen se cilat cilësi kanë njerëzit që janë veçanërisht rezistent ndaj stresit. Përqasja e tij vazhdon me paradigmën patologjike dhe është e krahasueshme me kërkimet e sotshme mbi aftësinë rikuperuese.
Çfarë është “lulëzimi”?
Lulëzimi ka tre dimensione kryesore:
- Mirëqenien holistike: sensibilizimi i pesë shqisave, mësimi i gëzimit, trajnimi i meditimit, etj.
- Mirëqenien aristoteliane: identifikimi i vlerave kuptimplota dhe objektivave të jetës, zhvillimin e virtyteve njerëzore dhe forcën e karakterit, vlerësimin pozitiv të jetës, etj.
- Mirëqenien sociale: komunikimin e vetëdijshëm, kultivimin e partneritetit, të mësuarit se si të falim, njohja e besnikërisë, etj.
Njerëzit që janë në gjendje lulëzimi jo vetëm që mund t’i përballojnë më mirë ngjarjet stresuese të jetës, por ata janë gjithashtu më të lumtur dhe më të suksesshëm.
Jini aktiv në vend të vuajtjes pasive
Shikimi i shëndetit sipas një perspektive të ndryshme ndryshon gjithashtu rolin e pacientit. Për aq kohë sa shkaku i sëmundjes kërkohet së jashtmi, njerëzit detyrohen që të luajnë rolin pasiv të viktimës. Varësia dhe impotenca nuk lënë asnjë vend për zhvillimin personal, duke e dobësuar më shumë dhe duke shkaktuar sëmundje. Megjithatë, në rolin e tij si një pacient, njerëzit nuk janë vetëm objekte, por gjithashtu edhe subjekte. Një kalim i fokusit tek shëndeti dhe jo tek sëmundja, e vendos vet shëndetin në qendër të mendimit dhe vepron së bashku me potencialin tuaj për të ndihmuar veten. Shëndeti nuk është më një gjendje që gjenerohet së jashtmi, por një proces i brendshëm, një stil jete, dhe për t’u gëzuar me vetëdije dhe në mënyrë sa më të plotë që të jetë e mundur.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.