Termi aftësi ripërtëritëse është shfaqur fillimisht në psikologjinë zhvillimore dhe nënkuptonte aftësinë e fëmijëve për t’u zhvilluar mirë, pavarësisht kushteve të pafavorshme të jetesës. Sot, aftësia ripërtëritëse nënkupton jo vetëm aftësinë ripërtëritëse mendore të një fëmije, por gjithashtu aftësinë e tij/saj për të reaguar me fleksibilitet ndaj sfidave të ndryshueshme të jetës dhe për të përballuar situatat stresuese.
Aftësia ripërtëritëse dhe stresi
Kushdo që flet për aftësinë ripërtëritëse, rrjedhimisht po flet për stresin. Stresi tani është kthyer në një problem shëndetësor të përhapur, i cili mesa duket ecën krahë për krah me stilin tonë modern dhe të shpejtë të jetesës, si edhe me mjedisin teknologjik që na rrethon. Karakterizime të tilla si: një kulturë me stres të lartë apo epoka e stresit, tregojnë se sa janë të lidhura ngushtësisht jeta jonë moderne dhe mënyra se si ne e shikojmë këtë fenomen. Stresi është po aq i vjetër sa vet jeta në këtë planet. Ai ka qenë pjesë e jona që nga kohërat e lashta dhe madje mund të zulohet edhe tek qelizat bimore dhe njerëzore. Nga ana tjetër, këkimet mbi stresin janë ende në hapat e parë dhe termi stres ka filluar që të përdoret gjerësisht vetëm nga vitet 1970 e më tej.
Aftësia ripërtëritëse dhe meditimi
Studimet tregojnë se, truri i njerëzve me aftësi ripërtëritëse tregon më pak aktivitet në kortekstin orbitofrontal, zona e trurit që është përgjegjëse për vlerësimet, vendimmarrjen, planifikimin afatshkurtër dhe afatgjatë. Pra e thënë thjesht, njerëzit me aftësi ripërtëritëse janë më pak të shqëtësuar rreth se ardhmes dhe e jetojnë jetën tani dhe këtu.
Një nga mënyrat më të rëndësishme për ta përmirësuar këtë cilësi është meditimi i vetëdijshëm. Kurdoherë kur fillon cikli i stresit, ne ndodhemi në të ashtuquajturën “gjendje autopilot”, që do të thotë se, ne jemi në mendimet tona. Mendimet dhe besimet e pavetëdijshme si Ki kujdes! Puno! Mos dështo!, apo Kënaqi të tjerët gjithmonë! shkaktojnë emocione negative (si ndjesitë e mbingarkesës, ndjenja inferioriteti dhe frikë), si sjelljet shkatërruese.
Me ndimën e meditimit të vetëdijshëm ne mund të ndrëpresim me efektivitet ciklin e stresit në çdo kohë. Meditimi na ndihmon për të ruajtur një distancë të shëndetshme nga mendimet, ndjenjat dhe sjelljet tona. Duke mësuar se si të kalojmë nga gjendja e autopilotit tek gjendja e meditimit, ne ndryshojmë mënyrën tonë të pavetëdijshme të të qenit zgjuar. Ne kemi një këndvështrim më të thellë mbi menyrat tona tipike të reagimit ndaj situatave stresuese të jetës së përditshme dhe, rrjedhimisht për zgjerimin e qëllimit tonë për të vepruar.
Ushtrime meditimi në jetën tuaj të përditshme
Me këto ushtrime të vogla ju mund të ndaloni me vetëdije, të thyeni me efektivitet ciklin e stresit dhe të kaloni nga gjendja e autopilotit tek gjendja e vetëdijes nëpërmjet meditimit.
- Ndaloni me vetëdije.
- Merrni frymë thellë dhe kështu do të jeni në kontakt me të tashmen.
- Hapni vetveten ndaj asaj që po ndodh në çast.
- Vazhdoni me ato gjëra që i konsideroni të rëndësishme dhe të saktë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.