SIGAL UNIQA ofron Mental Coach Albania nëpërmjet Teleshëndet
Bota mund të jetë në prag të një krize të shëndetit mendor. Me dobësimin e pandemisë së koronavirusit, pasojat e mbi dy viteve izolim, masash shtrënguese dhe distancimi social, në jetën e njerëzve vazhdon të dominojë pasiguria, e cila prek njëherësh shëndetin fzik dhe mirëqenien mendore të njerëzve. Në nivel global, po vihet re rritja e shqetësimeve lidhur me shëndetin mendor, e cila ka peshën e saj për të gjithë zinxhirin e industrisë së sigurimeve.
Çfarë është shëndeti mendor?
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shëndeti mendor ka të bëjë me mirëqenien mendore të individëve e cila iu jep atyre mundësinë të kuptojnë vetë aftësitë e tyre, përballimin e stresit normal të jetës, të punojnë me produktivitet dhe që ata të jenë në gjendje të kontribuojnë në komunitetin e tyre.
Çfarë përfshin spekturimi i shëndetit mendor?
Shëndeti mendor është një spektër që përfshin një varietet kushtesh që variojnë nga mirëqenia mendore dhe stresi afatshkurtër deri tek sëmundjet mendore afatgjata. Shendeti mendor i njerëzve influencohet nga një gamë e gjerë faktorësh risku, duke përfshirë një miks biologjik, psikologjik dhe disa faktorë social. Për shkak të këtij kompleksiteti është e vështirë të cilësojmë se deri në çfarë shtrirje secili nga këto faktorë kontribuon në përkqësimin e shëndetit mendor të njerëzve. Megjithatë, kërkimet tregojnë se njerëzit me disa karakteristika janë më shumë të predispozuar ndaj disa kushteve të shëndetit mendor:
- Niveli i lartë i ankthit dhe depresioni është më mbizotërues te gratë, minotitetet seksuale dhe fëmijët.
- Ata që janë të varuar ndaj drogërave – qofshin këto të ligjshme apo të paligjshme – të cilat mund të asociohen me kushte të tjera të shëndetit mendor.
- Automatizimi dhe përdorimi i tepruar i teknologjive dixhitale gjithashtu mund të çojën në përkeqësimin e shëndetit mendor në jetën profesionale dhe atë personale të njerëzve.
Pandemia e stërzgjatur COVID-19, e cila ka shkaktuar ankth dhe depresion në popullsinë e përgjithshme në të gjithë botën, është një katalizator për çështje potencialisht edhe më të mëdha dhe më serioze të shëndetit mendor. Faktorët e riskut përfshijnë fazat e izolmit të zgjatur, fundi i paditur i pandemisë, çështjta se kur do të jemi në gjendje që t’i kthehemi jetës normale, kushtet e vështira ekonomike dhe pasojat sociale që ato mbartin në vetvete.
Impakti i shëndetit mendor për siguruesit
Dekadën e fundit, është vëzhguar një zhvendosje në raport me dëmet shëndetësore nga dëmet e lidhura me shëndetin fizik tek ezaurimi i shëndetit mendor, ankthi, depresioni të cilat mund të çojnë deri në sëmundje neurologjike. Këto ndryshime duhet të monitorohen me kujdes për të vlerësuar imapktin ekonomik në të gjitha linjat e biznesit të sigurimeve si edhe në fushat ku mund të shtrihen risqe të tjera të fshehura (p.sh., operacionet, investimet, dhe menaxhimi i aseteve).
Pasiguritë e lidhura me shëndetin mendor përbëjnë sfidë për industrinë e sigurimeve dhe mund të përfshijnë vështirësitë në klasifikimin e kategorive mjekësore për menaxhimin e dëmeve dhe shqetësimet lidhur me diskriminimin, kompleksitetin e diagnozave gjatë marrjes në sigurim dhe fazat e menaxhimit të riskut.
Me rritjen e shqetësimeve rreth shëndetit mendor në të gjithë botën, siguruesit me shumë mundësi do të përballen shumë shpejt me sfida të reja dhe shumë më shpesh nga sa pritet. Për shembull, në tetor 2021, rregullatori australian zbatoi një grup rregulloresh përshkruese të cilat impaktojnë në mënyrë të konsiderueshme dizenjimin e produkteve nga ana e siguruesve, marrjen në sigurim dhe menaxhimin e dëmeve në rastin e mbulimit të shëndetit mendor si pjesë e integruar e produkteve të mbrojtjes së të ardhurave, financave të njerëzve.
Segmenti i Jetës dhe Shëndetit
Rritja e risqeve të shëndetit mendor në të gjithë botën pritet që të çojë në rritjen e numrit dhe kompeksitetit të dëmeve në sigurimet e mbrojtjes, duke përfshirë sigurimin për aftësitë e kufizuara, sigurimin e jetës dhe sigurimin e shëndetit. Kushtet e gjendjes mendore renditen tashmë midis shkaqeve kryesore të pamundësisë për të punuar, duke çuar në rritjen e paaftësisë për punë dhe dëmet e jetës.
Por rritja e kërkesës për shërbimet e shëndetit mendor dhe nevoja e vazhdueshme për mbulimin e çrregullimeve psikologjike kanë ndërlikime për dëmet e sigurimit të shëndetit. Shumë faktorë i shtohen kompeksitetit të dëmeve të shëndetit mendor të tilla si:
- Vështirësitë në diagnostikimin e kushteve të shëndetit mendor;
- Aspekti kronik i çrregullimeve të shëndetit mendor;
- Lidhja e ngushtë ndërmjet shëndetit mendor dhe atij fizik;
- Mungesa e të dhënave.
Segmenti i Pasurisë dhe Aksidenteve
Ndonëse ndërlikimet potenciale mund të jenë indirekte dhe në një shkallë më të vogël sesa tek segmenti i jetës dhe shëndetit, kushtet e shëndetit mendor mund të çojnë në rritjen e ashpërsisë dhe shpeshtësisë së dëmeve në mbulimin e aksidenteve. Midis këtyre mund të rendisim:
- Përgjegjësinë e punëdhënësit;
- Kompensimin e punonjësve;
- Përgjegjësinë profiesionale dhe neglizhencën mjekësore.
Segmenti i Investimeve dhe Menaxhimit të Aseteve
Risqet e shëndetit mendor mund të impaktojnë gjithashtu negativisht vendimet në nivel individual, ndërkohë që strategjitë e investimit që përfshijnë komponentët ESG – mjedisi, aspekti social dhe komponenti i qeverisjes – mund të targetojnë mundësi të reja në kujdesin dhe inovacionet e trajtimit të shëndetit mendor.
Risqet operacionale
Siguruesit mund të përballen me risqe operacionae të cilat lidhen me shëndetin mendor dhe me humbje të tilla si reduktimi i performancës, gabimet, humbja e stafit kyç dhe paaftësia për të tërhequr talente të reja, si edhe risqet që kanë të bëjnë me reputacionin.
SIGAL UNIQA tashmë i ka paraprirë këtyre zhvillimeve më të fundit me Mental Coach Albania që është pjesë e shërbimeve të Teleshëndet për të siguruarit me SIGAL UNIQA. Seanca e parë është falas!
Informohuni për shërbimet dhe ofertat në link më poshtë:
https://sigal.com.al/wp-content/uploads/2021/10/Sherbime-Psikologjike.pdf
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.