Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë

Mbuloni shpenzimet për emergjencat mjekësore jashtë Shqipërisë.

Udhëto i sigurt kudo në botë

Sigurimi i domosdoshëm për të gjithë qytetarët që udhëtojnë jashtë Shqipërisë.

Sa kushton siguracioni Shëndeti në Udhëtim?

Siguracioni Shëndeti në Udhëtim ndryshon në bazë të shumës së mbulimit, të zonës së udhëtimit dhe të moshës së personit që do të udhëtojë.

Çfarë mbulon Shëndeti në Udhëtim?

  • Shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje jashtë Shqipërisë
  • Shpenzimet e riatdhesimit
  • Emergjencat dentare
  • Rimburson biletën/paketën në rast anulimi të udhëtimit*
  • Vonesë bagazhesh**
  • Teleshëndet***

*Primi për Anullim Udhëtimi fillon nga 5 Euro/person

**Primi për Vonesën e Bagazheve fillon nga 5 Euro/person

***Primi për TeleShëndet fillon nga 5 Euro/person

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë është Siguracioni i Anulimit të Udhëtimit?

Siguracioni i Anulimit të Udhëtimit përfshin zonën: Europë dhe Turqi. Kostoja fillon nga 5 euro për person.

Çfarë mbulon mbulimi shtesë i Anulimit të Udhëtimit?

  1. Shpenzimet deri në masën 80% të çmimit të biletës/paketës së udhëtimit, nëse personi i siguruar nuk është në gjendje të fillojë udhëtimin e rezervuar si rezultat i njërit prej shkaqeve të mëposhtëme:  Në rast shtrimi në spital si pasojë e një sëmundje emergjente apo aksidenti;
  2. Vdekja e personit të siguruar, personit që udhëton me të siguruarin;
  3. Vdekja e një personi që nuk udhëton me të siguruarin, i cili mund të jetë bashkëshort, fëmijë ose prind i të siguruarit
  4. Një detyrim ligjor, thirrja në gjykatë si dëshmitar.

Çfarë është vonesa në bagazhe?

SIGAL do të rimbursojë të siguruarin, në varësi kushteve të sigurimit, në rast vonese të bagazheve. Rimbursimi i SIGAL kufizohet në shpenzimet e kryera për blerjen e sendeve të domosdoshme emergjente, që i nevojiten të siguruarit ndërsa është në udhëtim në vendin e mbërritjes sipas itenerarit të përcaktuar në skedulin e policës dhe i ndryshëm nga vendi i nisjes. Çdo blerje duhet të shoqërohet nga fatura (kuponi) fiskal përkatës që vërteton datën, orën dhe llojin e shpenzimit të kryer. SIGAL do të rimbursojë për shpenzimet e të siguruarit: deri në max. €150 nëse vonesa është më shumë se 6 orë.

Çfarë ofron Teleshëndet?

Me anë të aplikacionit Teleshëndet do tu mundësohet komunikim me mjekun 24/7 pavarësisht në cilin vend të botës ndodheni. 

Dokumente (4)

Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:

Produkte sigurimi të ngjashme

turistet

Shëndet në Udhëtim (Brenda Shqipërisë)

Sigurimi nga SIGAL UNIQA për shtetasit e huaj ose emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në Shqipëri. Mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore, për aksidente ose sëmundje akute që mund të ndodhin gjatë qëndrimit në Shqipëri, deri në 10,000 Euro.

studentet jashte

Student (Jashtë Shqipërisë)

Sigurimi nga SIGAL UNIQA për të gjithë personat që shkojnë jashtë Shqipërisë për studime, specializime, master, doktoraturë etj. Çmimi (primi) dhe mbulimet e këtij sigurimi janë në varësi të shtetit ku ju do të shkoni.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA