Makinat elektrike ishin suksesi më i madh ndërmjet viteve 1896 dhe 1912 deri kur ato u zëvendësuan me makinat me motorrë me djegie të brendshme. Me këto makina elektrike historike ju mund të udhëtonit afërsisht 100 km. Sigurisht, shumë dekada më vonë, bota e makinave elektrike duket shumë e ndryshme.
Siç mund ta merrni me mend, shumë gjëra kanë ndodhur në infrastrukturën e karikimit në vitet e fundit. Ejani të dalim së bashku në një eskursion të shkurtër.
Sa shpesh ka nevojë që të karikohet një makinë elektrike?
Para së gjithash: Në varësi të peshës dhe madhësisë së baterisë, gama e makinave elektrike mund të variojë. Për shembull, Volkswagen, reklamon distanca prej 230 deri në mbi 550 kilometra, të cilat ju mund t’i kryeni me një karikim baterish. Një shembull tjetër vjen nga Austria. Rreth gjysma e austriakëve mbulojnë distanca ndërmjet 20 dhe 80 kilometra për vajtje-ardhje ditore në punë. Kështu nëse marrim një mesatare prej 50 kilometrash, ju do të keni nevojë vetëm për një karikim për makinën tuaj elektrike rreth një herë në javë.
Si paraqitet situata në BE: një rrjet i plotë stacionesh karikimi
Austria është krahasueshmërisht e pajisur mirë me stacione karikimi: Në BE, Austria renditet e treta me 131 stacione karikimi për 100,000 mijë banorë në qytete. Vetëm Hollanda dhe Danimarka kanë të dhëna edhe më të mira. Mesatarja e BE-së është 52 (sipas të dhënave të Komisionit Evropian, 2017).
Karikimi i makinës elektrike në shtëpi
Për të qenë më të pavarur nga sistemi publik i stacioneve të karikimit ekziston e ashtuquajtura “kuti muri”, p.sh., një stacion karikimi në mur. Kjo do të thotë se ju mund ta karikoni automjetin tuaj me më shumë efiçiencë sesa në një stacion tradicional dhe që është edhe më i shpejtë.
Është mirë të dini se…
A do të dëshironit ta karikonit makinën tuaj elektrike në stacionet tradicionale? Në shumë raste, energjia elektrike e zgavrave tradicionale nuk është e mjaftueshme për karikimin e makinës elektrike. Këshillohuni me një specialist që të kontrollojë lidhjet dhe kapacitetin furnizues të kabllove tuaja përpara përdorimit për t’u siguruar që zgavra e energjisë elektrike të jetë e përshtatshme.
Nëse jetoni në një godinë me apartamente të tjera ku ndani edhe garazhdin, qartësoni instalimin e kutisë së murit me banorët e tjerë dhe sigurohuni që instalimet të kontrollohen nga një specialist. Nëse nuk ju pengon asgjë, ju duhet të planifikoni rreth 500 deri në 2,500 euro kosto blerje dhe 800 deri në 1,000 euro kosto instalimi për karikimin e makinës suaj elektrike në godinën tuaj të banimit.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.