SHTËPITË E ZGJUARA DHE TREGU I PASURIVE TË PALUAJTSHME TË VITIT 2040
Kohët e fundit, tregtarët e makinave kanë filluar të ankohen se blerësit e makinave të reja janë duke i menduar gjithnjë edhe më shumë makinat si “smartfonë me rrota’ sesa si automjete tradicionale. Këta klientë shqetësohen gjithnjë edhe më shumë lidhur me teknologjinë dixhitale të furnizuar brenda makinave të reja sesa blerësit e makinave tradicionale që shqetësoheshin për stilin, performancën, shpejtësinë, ekonominë dhe ndjesinë e të ngarit të makinës.
Këta blerës të rinj që po shqetësojnë tregtarët e makinave tradicionale janë pjesë e “gjeneratës së mijëvjeçarit” (të lindurit ndërmjet mesit të viteve 1980 dhe vitit 2000) dhe që janë rritur me internetin dhe teknologjitë dixhitale. Shërbimet dixhitale, lidhja me internetin dhe përshtatshmëria janë ato që udhëhqin shumicën e aspekteve të jetës së tyre. Deri në vitin 2040, ky grup do të ketë arritur moshën e mesme dhe gjenerata që do ti pasojë ata do të jetë edhe më shumë e zhytur në botën dixhitale dhe do të presin që bota rreth tyre të jetë vazhdimisht e lidhur në rrjet.
Për këtë arsye, blerësit dhe qiramarrësit e pasurive të paluajtshme të viteve 2030-2040 ka të ngjarë që të dëshirojnë të gjitha përfitimet e ofruara nga shtëpitë e reja të sapo ndërtuara të cilat do t’a kenë tashmë të përfshirë në përbërjen e tyre të gjithë teknologjinë e zgjuar. Të gjitha këto kanë të ngjarë që t’a anojnë fuqimisht tregun e pasurive të paluajtshme në favor të stokut të sapondërtuar dhe se kërkesa për shtëpi me të vërtetë të zgjuar do të fillojë të ndikojë negativisht vlerën e pasurive të paluajtshme të vjetra.
Mund të jetë gjithashtu që kostot e këtyre shtëpive të ndërtuara nga robotët të vazhdojnë të bien – dhe se koha që nevojitet për përfundimin e çdo shtëpie të re të reduktohet në mënyrë të qëndrueshme – vlera e përgjithshme e strehimit mund të futet në një rënie të gjatë. Pamjaftueshmëria e stokut të strehimit ka qenë një udhëheqës kryesor në vendosjen e çmimeve të larta për pasuritë e paluajtshme në shumë vende. Por nëse kjo ndodh apo jo do të varet nga disponueshmëria e tokës për ndërtim dhe nga politikat kombëtare dhe vendore në fuqi.
Por nuk do të jenë vetëm shtëpitë dhe banesat e printuara në 3D të cilat do të çojnë në uljen e kostos dhe të kohës së ndërtimeve rezidenciale. Shtëpitë e ndërtuara në mënyrë tradicionale të cilat përdorin tulla, tjegulla, dru etj., si materiale ndërtimi do të jenë gjithshtu shumë më të lira dhe më të shpejta për të ndërtuar në vitin 2040 sepse ato do të ndërtohen kryesisht nga robotët. Robotët që do të shtrojnë tullat, do t’a bëjnë këtë gjë pesë herë më shpejt sesa njerëzit kanë treguar se mund t’a bëjnë. Robotë të tjerë ndërtimi që operojnë sot përfshijnë robotët si punëtor dhe robotët si gërmues. Deri në vitin 2040, robotët me vizion infra të kuq do të punojnë 24 orë në ditë (nëse nuk do të ketë kufizime vendore lidhur me zhurmat dhe oraret e punës) për të ndërtuar shtëpi të cilat do të kushtojnë vetëm një fraksion të çmimit të pasurive të reja të paluajtshme që po ndërtohen sot.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.