Si paraqiten parashikimet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shoqata e Kolegjeve Amerikane të Mjekësisë parashikon një mungesë prej 45,000 doktorë në sistemin e kujdesit parësor deri në vitin 2020 apo të njohur më poarë si lloji i doktorëve që mund të menaxhojë kushtet kronike të të moshuarve.
Një mungesë të ngjashme doktorësh ka edhe në Gjermani ku vlerësohet se deri në vitin 2020 në të gjithë Evropën do të duhet që të plotësohet me 230,000 doktorë dhe 590,000 infermierë. Në më pak se sa një dekadë, do të ketë një mungesë profesionale prej 1 milionë vendesh pune në sektorin shëndetësor evropian (duke përfshirë të gjitha rolet e stafeve mjekësore).
Në Mbretërinë e Bashkuar, spitalet janë duke u përballur me një mungesë prej 20,000 doktorë dhe 64,000 infermierë. Gjatë vitit 2017, Mbretëria e Bashkuar kishte 2.8 doktor praktikantë për çdo 1,000 njerëz – më pak sesa të gjitha vendet e tjera evropiane, duke përfshirë Bullgarinë, Estoninë dhe Letoninë.
Përshkallëzimi i shpejtë i kostove të trajtimit me kujdes shëndetësor
Teknologjia mjekësore më e fundit dhe e përkushtuar është jashtëzakonisht e shtrenjtë dhe zhvillimi i ilaçeve është duke u bërë gjithnjë edhe më i gjatë në kohë dhe më i kushtueshëm (duke rezultuar në ilaçe edhe më të shtrenjta).
Mund të duket e çuditshme që ndërsa fusha të tjera të zhvillimit teknologjik të tilla si kompjuterët dhe televizorët prodhojnë produkte më të mira me kosto më të ulta, kjo aksiomë nuk është e vërtetë për kujdesin shëndetësor.
Arsyeja e vetme për kostot shtesë janë shpenzimet që nevojiten për kryerjen e testimeve klinike më komplekse dhe investimin e përfshirë në pastrimin e pengesave të shumëllojta rregullatore. Pajisjet shëndetësore dhe ilaçet duhet të provojnë se janë të sigurta përpara se ato të përdoren nga publiku (që nuk do të thotë domosdoshmërisht që ato janë gjithashtu edhe efektive).
Në Mbretërinë e Bashkuar buxheti vjetor për Shërbimin Kombëtar Shëndetësor është 153 miliardë dollarë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, buxheti vjetor i kujdesit shëndetësor është 3.5 trilion dollarë.
Ky ndryshim i madh në shifra nuk shpjegohet nga fakti që popullata amerikane është pesë herë më e madhe se sa ajo në Mbretërinë e Bashkuar. Nëse numrat e popullatës do të ishin i vetmi dallim në buxhetin e kujdesit shëndetësor të SHBA-së, ajo do të ishte 581 miliardë dollarë dhe jo 3.5 trilionë dollarë. Siç shpjegon edhe kirurgu amerikan Dr. Atul Gawande në librin e tij “Të jesh i vdekshëm’ në sistemin e kujdesit shëndetësor në SHBA, “Nëse pacientët terminal dhe jo kompanitë e sigurimit apo qeveria, do të duhej të paguanin kostot e shtuara për trajtimet që ata zgjedhin, ata do të llogarisnin mesataren ndërmjet kostove dhe shtyrjes së jetës. Pacientët me kancer terminal (pra vdekjeprurës) do të duhej të paguanin 80,000 dollarë për ilaçe dhe pacientët në fazën e fundit me probleme në zëmër do të duhet të paguanin 50,000 dollarë për defilibrator, të cilat në rastin më të mirë do t’u ofronin atyre vetëm disa muaj më shumë jetë.”
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.