Shoqata e Siguruesve Shqiptar shkon tek shkollat e mesme
- Çfarë është edukimi financiar?
Edukimi financiar është një ‘set’ aftësish thelbësore në jetë të cilat duhet të ushqehen sa më herët që të jetë e mundur, me qëllim nxitjen e një sjellje financiare të përgjegjshme, që të kuptojmë se përse është e rëndësishme që të sigurohemi dhe se çfarë është kultura e sigurimeve dhe se si, nëpërmjet këtyre, ata do të jenë të zotët në kontroll të financave të tyre, sot si gjenerata e re, dhe nesër si qytetarë të përgjegjshëm të një shoqërie.
Si i tillë, edukimi financiar dhe kultura e sigurimeve synon ndarjen e informacioneve dhe të dijeve, prezantimin me aftësitë bazë si edhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe të vetbesimit të tyre për të kuptuar produktet e konceptet financiare, çfarë janë sigurimet, cilat janë sigurimet bazë dhe se përse është e rëndësishme që të sigurohemi. Prezantimi i kulturës së edukimit financiar dhe mbi sigurimet në Shqipëri, në nivel kombëtar dhe atë vendor, është një sifdë e rëndësishme shoqërore e cila kërkon kontributin e një game të gjerë bashkëpunëtorësh dhe përfituesish, të cilët do të duan që të përfitojnë nga rritja e shpejtë dhe aksesi ndaj proceseve dixhitalizuese të shoqërisë me qëllim maksimizimin e impaktit të këtyre nismave edukuese dhe ndërgjegjësuese.
- Përse është i rëndësishëm edukimi financiar?
Duke qenë se, edukimi është një çështje e një rëndësie kombëtare, tashmë shumë vende të botës e kanë pranuar dhe përfshirë këtë komponent të edukimit financiar dhe mbi sigurimet si pjesë e kurrikulave të tyre shkollore. Një nga sfidat kryesore në Shqipëri është po ashtu si kudo rritja dijeve dhe e ndërgjegjësimit mbi çështjet financiare, roli i dijeve financiare në ndryshimin e sjelljeve aktuale individuale të tilla si mbajtja e shpenzimeve financiare personale, planfikimi dhe menaxhimi afatgjatë i financave, si edhe zgjedhja e produkteve të ndryshme financiare bazuar në vendim të informuara dhe mbi evidenca të disponueshme.
Sipas perspektivës së sigurimeve, integrimi i edukimit financiar dhe mbi sigurimet në kurrikulat shkollore do ti ofrojë mundësitë gjeneratave të reja të nivelit të shkollave të mesme që të marrin një orientim të përgjithshëm, si mbi rreziqet e papritura të jetës së përditshme, të tilla si aksidente dhe sëmundje, apo mbi çështje të tjera afatgjata të tilla si dalja në pension deri tek llojet bazë të këtyre produkteve dhe shërbimeve financiare për të ditur se si të shmangim këto rreziqe dhe se si dhe se çfarë duhet të bëjmë për sigurimin e mbrojtjes financiare si në “kohë me diell” edhe në “kohë me shi” në jetë. Ne nuk mund ta parashikojmë jetëm, por mund të mbrohemi ndaj të papriturave të saj.
- Ndryshimi i sjelljes fillon nga shkollat
Ndryshimi i sjelljes individuale mund të bëhet nëpërmjet integrimit të komponentëve të edukimit financiar dhe mbi sigurimet në kurrikulën formale shkollore, duke qenë se, ai jo vetëm që lehtëson ndryshimin, duke zhvilluar informimin, aftësitë financiare dhe përgjegjësinë që në moshë të hershme, por gjithashtu siguron edhe arritjen e një game më të gjerë audience njerëzish.
- Si mund ta përdorim ‘boom-in’ teknologjik për edukimin financiar
Inovacionet teknologjike i kanë ndryshuar jetët tona më shpejt sesa kurrë më parë, duke filluar nga faqet e internetit për konsumatorët deri tek aplikacionet e disponueshme me një klikim në celularët tanë, duke na mundësuar aksesin dhe komunikimin me individët, në çdo nivel dhe kudo ku ata ndodhen, mbi planifikimin dhe menaxhimin e financave të tyre. Në termat e edukimit financiar, një nga përfitimet më të mëdha të përmirësimit të burimeve dhe instrumenteve teknolgjike është potenciali për të arritur audienca më të mëdha të publikut dhe përfshirjen, ndërveprimin dhe angazhimin financiar për popullatën si një të tërë.
Ne si, SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” besojmë se, edukimi tek-fin-sig është vital në vorbullën teknologjike dhe të inovacionit si pjesë e botës dixhitale ku ne po jetojmë. Bazuar mbi këtë besim, ne vazhdojmë të mbështesim edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, duke ofruar mbështetje financiare ndaj institucioneve të ndryshme arsimore.
- Sigal Audiobooks.al
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe në veçanti, Z. Avni Ponari, kanëideuar, krijuar dhe themeluar – “SIGAL Audiobooks.al”, platformën e parë dixhitale të librave audio në SHQIP dhe për edukimin mbi kulturën e sigurimeve. Kjo platforë i mundëson FALAS të gjithë shqiptarve brenda dhe jashtë kufijve, librat e autorëve shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht janë mbi 100 libra dhe informacione mbi sigurimet, të gjitha të disponueshme dhe të aksesueshme online për të gjithë, pa limit, pa pagesë dhe në çdo kohë – një klikim larg në: ëëë.audiobooks.al. “SIGAL Audiobooks.al” është një nismë jofitimprurëse e realizuar me mbështetjen financiare të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA. Për më shumë informacione të detajuara na ndiqni në:
https://sigal.com.al/rreth-nesh/audio-books/
- SIGAL UNIQA – Mësoni çdo gjë rreth sigurimeve
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA i kushtojnë rëndësi të veçantë zhvillimeve më të fundit të teknologjisë dhe inovacionit. Ne ishim të parët që përkthyem në realitetin shqiptar aplikacionin e parë online nga ku mund të merren të gjitha informacionet mbi sigurimet, ku mund të blihen online siguracionet vetëm me një klikim si dhe mund të hapni dosjen tuaj të dëmshpërblimit. Për më shumë informacione të detajuara na ndiqni në:
https://sigal.com.al/rreth-nesh/aplikacioni/
- Bota Dixhitale SIGAL UNIQA
Për më shumë informacione të detajuara na ndiqni në:
https://sales.sigal.com.al/onlineinsurancepolicy/
- Çfarë janë dhe përse janë të rëndësishme sigurimet?
Sigurimi është një kontratë, e përfaqësuar nëpërmjet një police sigurimi, në të cilën individë ose entitete marrin mbrojtje financiare ose dëmshpërblim kundrejt humbjeve që mund të pësohen si pasojë e një ngjarje të papritur në jetë. Kompanitë e sigurimeve ndërtojnë “pishinën e klientëve”, vlerësojnë rreziqet duke mundësuar pagesa të përballueshme për ata që dëshirojnë që të sigurohen. Këto polica sigurimi përdoren si mbrojtje dhe garanci financiare nga rreziqet dhe humbjet me natyrë financiare, si të mëdha ashtu edhe të vogla, që mund të rezultojnë në dëmtimin e vet të siguruarit ose të pasurisë/ve të tyre dhe për dëme shkatuar një pale të tretë.
- Çfarë po bën Shoqata e Siguruesve Shqiptar
Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë (ShSSh), është themluar në vitin 2003, dhe përbëhet nga 5 kompanitë e sigurimeve themeluese: SIGAL SHA INSIG SHA, SIGMA SHA, ATLANTIK SHA dhe INTERSIG SHA. ShSSh operon si një organizatë jofitimprurëse dhe synon promovimin e standardeve më të fundit të sigurimit, për zhvillimin, stabilitetin, efektshmërinë e industrisë shqiptare të sigurimeve, si edhe për të qenë sa më afër interesave dhe në mbrojtje të konsumatorëve shqiptar.
ShSSh, në kuadër të, aktiviteteve të saj të edukimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit mbi financat dhe sigurimet, ka ndërmarrë një nismë të re me target grup nxënësit e shkollave të mesme në të gjithë Shqipërinë, për organizimin e disa orëve të hapura për shpjegimin e njohurive bazë mbi tregun e sigurimeve dhe për kryerjen e një studimi paraprak me nxënësit e këtyre shkollave për të testuar dhe matur njohuritë e tyre mbi sigurimet. Për këto qëllime ne jemi duke bashkëpunuar ngushtësisht me përfaqësuesit e 12 qarqeve në vend si edhe me Drejtoritë Rajonale Arsimore (DAR), me të cilët aktualisht kemi përzgjedhur 64 shkolla pilot, nga 8 shkolla për çdo kompani sigurimi për të arritur një mbulim territorial sa më të gjerë për ti mësuar dhe trajnuar këtë gjeneratë të re të rinjsh që kur të rriten të bëhen anëtar të përgjegjshëm të shoqërisë ku jetojnë, dhe se edukimi financiar dhe mbi sigurimet është një aftësim dhe proces që zgjat gjatë gjithë jetës.
- Lidhje të tjera
- SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
- Shoqata e Siguruesve Shqiptar
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
We also recommend ...
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More
Life
Invest in your future and the future of your family. Life insurance programs from UNIQA are the possibility of additional financial protection.
More