Botët virtuale përdoren në shumë industri dhe janë duke ndryshuar mjekësinë, të mësuarin dhe përvojat e blerjes së produkteve. Më poshtë do të gjeni disa shëmbuj ngazëllyes!
A keni menduar ndonjëherë: realiteti nuk është edhe aq keq, por që duhet, madje, të jetë edhe më mirë? Mos u shqetësoni, nuk jeni vetëm. Për vite me rradhë, është bërë një punë mjat e madhe për Realitetin Virtual. Ndoshta, Realiteti Virtual, do të zgjojë kujtimet tuaja lidhur me lojrat kompjuterike. Dhe këtu, ju keni disi të drejtë, sepse Realiteti Virtual ka qenë për vite me rradhë, për të mos thënë një ekskluzivitet, pjesë e fushës së lojërave. Ndërkohë, shumë gjëra kanë ndryshuar: industria është rritur dhe tani Realiteti Virtual po përdoret nga shumë fusha, duke filluar nga mobilimi deri tek mjekësia dhe ushtria. Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të shkurtër të disa fushave të rëndësishme, interesante dhe të çuditshme aplikimit të Realitetit Virtual përtej përdorimit të tij për qëllime argëtuese.
Është mirë që të dini se…
Realiteti Virtual u zhvillua për herë të parë në vitet 1960 në Institutin e Teknologjisë në Masaçusets (MIT). Që nga vitet 1990, Realiteti Virtual, veçanërisht nëpërmjet lojërave kompjuterike, ka gjetur rrugën e tij deri tek dhomat tona të ndenjes në shtëpi.
Realiteti Virtual në mjekësi dhe psikologji
Le ta fillojmë me mjekësinë: sot doktorët mund ta përdorin Realitetin Virtual, pa asnjë pacient të vërtetë për të praktikuar për operacione. Ose, me programe të tilla si “Mpathic”, ata mund të praktikojnë se si t’i komunikojnë lajmet e këqia të dashurve të pacintëve të tyre. Realiteti Vritual ka rezultuar gjithashtu i dobishëm si zëvendësues i ilaçeve duke ofruar shpërqëndrimin e pacientëve.
Është mirë që të dini se…
Spitali Universitar Linz kërkon që të fillojë një studim anatomie me bazë 3D mbështetur në një Realitet Virtual, ku studentët do të kenë mundësinë që të bëjnë një udhëtim nëpër trupin e njeriut. Veçanërisht në psikologji, Realiteti Virtual ka treguar një potencial të madh në më shumë sesa 285 studime që janë kryer që nga viti 1995. Kjo teknologji, na lejon që të vendosim vetveten në situata të tjera, për shembull, për të ndihmuar pacientët që janë diagnostikuar me çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD) për përpunimin e traumës së tyre.
Realiteti Virtual në industrinë e ndërtimit dhe në sallonet e mobilierive
Në industrinë e ndërtimit, Realiteti Virtual është duke u përdorur për testimin e modeleve të ndërtimit në një situatë të stimuluar. Realiteti Virtual mund të jetë gjithashtu një “ndryshues loje’ për klientët: Imagjinoni sikur të kishit mundësinë që të lëviznit nëpër shtëpinë tuaj të ardhshme përpara se madje të keni hedhur edhe gurin e parë. Apo të vizitoni një pronë tuajën të largët drejtëpërdrejtë nga shtëpia juaj.
Nëse do të qëndrojmë tek tema e përvojës së klientit: Me Realitetin Vritual, ju mund të provoni virtualisht veshje të reja ose, përpara se të blini mobiliet për shtëpinë tuaj, të shikoni se si rrinë ato në raport me pjesën tjetër të shtëpisë suaj. Për shembull, IKEA ofron një sallon ekspozimi me Realitet Virtual ku ju mund ta ndryshoni virtualisht kuzhinën sipas dëshirës suaj.
Realiteti Virtual në arsim
Një nga fushat më të mëdha të aplikimit të Realitetit Virtual është arsimi dhe trajnimi. Pilotët, traktoristët, austronautët, ushtarët, punëtorët e fabrikave dhe shumë grupe të tjera profesionesh mësojnë me ndihmën e një Realiteti Virtual në një mjedis virtual ku ata mund të provojnë teknika dhe ide pa asnjë pasojë. Një studim ka arritur gjthashtu në përfundimin se, nëpërmjet trajnimit me Realitet Virtual, praktikantët mund të mbajnë mend tre herë më shumë informacionin që marrin, gjithashtu për shkak se metoda është më pak e mërzitshme sesa trajnimet tradicionale. Asnjë çudi: Realiteti Virtual ofron një ndjesi “sikur të ishit mes gjërave”.
Madje edhe shkolla dhe kultura po flirtojnë me Realitetin Virtual. Në Shtetet e Bashkuara, start-up-i Unimersiv, lejon ture virtuale në Romën antike, në trurin e njeriut ose brenda Titanikut. Për me tepër, disa muze ofrojnë ture virtuale, kështu ju do të keni mundësinë të ecni përgjatë Muzeut Britanik në Londër ose në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore në Nju Jork, majde edhe pa u larguar fare nga dhoma juaj e ndenjes.
Shëmbuj të fushave të aplikimit të Realitetit Virtual
- Metoda e trajnimit për punë të ndryshme, nga pilotët deri tek doktorët;
- Material mësimdhënës për klasat shkollore;
- Një mënyrë për të shkuar në muzeume apo për të udhëtuar në vende të huaja nga kolltuku juaj;
- Borde vizatimi për prezantime 3D në ndërtim, inxhinieri dhe në shkencë;
- Mjedis testues për konsumatorët për të provuar veshje të reja, për mobilieritë apo lidhur me pasuritë e paluajtshme;
- Si zëvendësues (ose mbështetës) së ilaçeve;
- Mbështetje në psikoterapi, për shembull, në çrregullimin e stresit post-traumatik.
Vlera e tregut e Realitetit Virtual: Teknologjia serioze, numra seriozë
Kërcënimi i Realitetit Vritual nga lojrat në botët “reale” ka ndryshuar konsiderueshëm vlerën e teknologjisë. Nëse tregu i Realitetit Virtual në vitin 2016 arrite vlerën prej 1.8 miliardë euro, tani është vlerësuar se deri në vitin 2023 ai do të arrijë një vlerë prej 24.5 miliardë euro. Ka shumë kohë që Realiteti Virtual ka kaluar përtej sektorit të lojrave. Kjo teknologji do të jetë shumë shpejt në zyrën e doktorit, në punë dhe në një muze dhe për ta bërë realitetin e vërtetë edhe më të këndshëm.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.