Njoftim per Shtyp
Në fjalën e tij Shefi i Financave dhe Riskut në UNIQA Insurance Group, Kurt Svoboda CFO/CRO u shpreh: – Me këtë Raport Financiar dhe të Aftësisë Paguese, ne kërkojmë të ndajmë me ju rezultatet e arritura nga kompania jonë në fushat e riskut dhe të menaxhimit të kapitalit të një viti 2019 ekstremisht ngazëllyes. Qëllimi i raportit është paraqitja e këndvështimeve të detajuara, transparente dhe të aksesueshme universalisht, pa neglizhuar ofrimin e pamjes së përgjithshme të kompanisë sonë.
PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE E RAPORTIT
Ne prezantojmë kompaninë dhe modelin tonë të biznesit së bashku me shifrat më të rëndësishme të lidhura me të ardhurat e primeve, përfitimet dhe performancën e investimeve.
Me gamën e tij të produkteve gjithëpërfshirëse, UNIQA është një kompani sigurimi shumëlinjëshe që shet produktet e saj bazuar në një strategji kanalesh të shumëfishta, që do të thotë duke përdorur të gjitha kanalet e shitjeve që mund të prodhojnë rezultate të suksesshme (shitjet ekskluzive, brokerat e sigurimit, bankat dhe shitjet direkte). Objektivi është arritja e një përzierje të ekuilibruar ndërmjet linjave të biznesit, me një surplur të menaxhuar në mënyrë të vetëdijshme në sigurimin e pasurisë dhe të aksidenteve në mjedisin aktual me norma të ulta interesi.
Volumi i primeve totale të UNIQA-s, duke përfshirë proporcionet e kursimeve të sigurimit të jetës të lidhura me njësinë dhe me indeksin në shumën 309.8 milionë euro (2018: 320.5 milionë euro), rritur me 1.2 përqind në 5,372.6 milionë euro në vitin 2019 (2018: 5,309.5 milionë euro). Primet e shkruara në sigurimin e pasurisë dhe të aksidenteve u rrit me 2.6 përqind në 2,846.8 milionë euro në vitin 2019 (2018: 2,774.4 milionë euro). Në sigurimin e shëndetit, primet e shkruara u rritën me 4.1 përqind në 1,130.8 milionë euro në periudhën raportuese (2018: 1,086.4 milionë euro).
Si rezultat i ndarjes së konsiderueshme të përgjegjësive afatgjata nga biznesi i sigurimit të jetës dhe të shëndetit ku ne investojmë paratë e klientëve tanë, ne i përcaktojmë vetes sonë një kërkesë korrespondueshmërisht të lartë të kapitalit të riskut për risqet e tregut (64 përqind). UNIQA ka një pozicion të shkëlqyer kapitali me një shkallë të aftësisë paguese prej 221 përqind. Edhe nën testin e skenarëve të ndryshëm të stresit, shkalla e aftësisë paguese të Grupit të UNIQA-s mbetet sipër masës minimale prej 135 përqind të përcaktuar së brendshmi. Këtu duhet të përmendim qartësisht se UNIQA nuk përdor asnjë masë tranzitore. Nëse përshtatja e luhatjeve nuk merret në konsideratë, shkalla e aftësisë paguese reduktohet në 184 përqind.
Së fundmi, lidhur me menaxhimin e kapitalit, vlera neto e aseteve bashkërendohet me kapitalin e pranueshëm. Fondet e Grupit të UNIQA-s përbëjnë 4,865 milionë euro (2018: 5,319 milionë euro).
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA është kompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri, ku udhëheqim tregun vendas që prej vitit 2002, duke zotëruar mesatarisht 30% të tregut. Grupi SIGAL UNIQA është një familje e madhe që numëron mbi 1,500 punonjës dhe agjentë, të cilët u shërbejnë 1 milion klientëve në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
SIGAL UNIQA është ndër grupet më të mëdhenj financiarë në rajon, i përbërë nga 7 kompani sigurimesh dhe 1 fond pensioni privat dhe zotëron 121.2 milionë Euro asete, numëron mbi 69.6 milionë Euro prime të shkruara për vitin 2019 dhe rreth 300 milionë Euro dëme të paguara ndër vite.