Në kuadër të tendencave të fundit, planet qeveritare në të gjithë botën do të çojnë në ndryshime të shpejta të sektorit të transportit automotiv. Megjithëse, është e vërtetë kur themi se, planet qeveritare janë shpesh subjekt ndryshimesh, në fakt, këto tendenca të fundit tashmë po e ndryshojnë të gjithë peisazhin automotiv siç ne e njohim sot.
Përmbi 150 vjet qëkur dolën për herë të parë automjetet motorrike, ne kemi dëshmuar revolucionet pasuese, për shembull, kur energjia me avull i hapi rrugën motorrëve me djegie të brendshme dhe me futjen e autostradave të shtruara, shpesh mendohet se, revolucione të tilla kanë nevojë për dekada të tëra për t’u zbatuar plotësisht. Por, jo në këtë rast!
Por ndonjëherë, revolucioni ndodh kaq shpejt, saqë duket sikur çdo gjë ka ndryshuar brenda natës. Tranzicioni nga automjetet me karburante fosile në automjetet elektrike, dhe pastaj nga automjetet e drejtuara nga njeriu tek format autonome në transport ka të ngjarë që të jenë ndryshime shumë të shpejta.
Qeveritë vendore dhe ato kombëtare në të dyja, botën e zhvilluar dhe atë në zhvillim, tashmë kanë vendosur që të veprojnë për të ndryshuar në mënyrë radikale të ardhmen e transportit automotiv dhe, duke bërë këtë, për të transformuar peisazhin urban. Në vitin 2017, Qeveria Britanike shpalli se, shitja e makina dhe furgonëve me naftë dhe benzinë do të ndalohen në vitin 2040.
Dhe qyteti i Mbretërisë së Bashkuar, Oxford-i ka shpallur se, do të jetë qyteti i parë britanik që do të ndalojë të gjitha makinat dhe furgonët me naftë dhe benzinë për disa rrugë të tij brenda vitit 2020, dhe që më pas do të shtrihet në të gjithë qendrën urbane të qytetit deri në vitin 2030.
Franca ka shpallur qëllime në ngjashme dhe Parisi do të ndalojë të gjitha makinat joelektrike deri në vitin 2030 dhe tani është bërë zakon shpallja e ditës së lirë pa makina ku shoferët mbesin jashtë zemrës historike të qytetit.
Por, ishte qyteti i Hamburg-ut, në Gjermani, që veproi i pari. Që nga maji 2018, të gjitha automjetet e vjetra me benzinë janë ndaluar nga arteriet e dy rrugëve kryesore që janë në shërbim të qytetit.
Lista e plotë e vendeve dhe qyteteve që po planifikojnë ndalimin e automjeteve me karburante fosile është duke u rritur vazhdimisht. Në botën e zhvilluar, vdekja e motorrit me djegie të brendshme është e pashmangshme.