Blog

PËRVOJA E PASAGJERËVE TË AJRIT

A do të dëshironit që ta kapërcenit Atlantikun apo një kontinent vetëm në 3.5 orë?

A do të ishit të lumtur të fluturonit në një avion me dritare ku imazhet e qiellit nga jashtë do të projektoheshin në ekrane brenda në kabinë? Ky dizenjim kursen peshë dhe përmirëson efiçiencën e avionëve për pasagjerë. Një linjë ajrore kryesore po konsideron aktivisht porositjen e avionëve të tillë.

Apo a do të ishit të përgatitur të fluturonit në një avion që ka vetëm një pilot apo madje asnjë pilot fare? Deri në vitin 2040, avionët do të jenë të aftë që të vetpilotohen në mënyrë të sigurt, por a do të jetë publiku gati që të fluturojë nën kontrollin e programeve kompjuterike të pasupervizuara?

Nëse kursimi i kohës së udhëtimit është i rëndësishëm për ju si një udhëtar i gjysëm-shekullit të 21-të, ndoshta ju do të zgjidhnit ta bënit udhëtimin tuaj për qejf apo për punë në avionët e pasagjerëve supersonikë të gjeneratës së re. Deri në vitin 2040, avionët mesatar supersonik të pasagjerëve do t’i ofrojnë pasagjerëve të klasit të biznesit mundësinë për të kapërcyer Atlantikun apo një kontinent të tërë vetëm në 3.5 orë.

Ky lloj avionësh mesatar supersonik për pasagjerë është duke u zhvilluar tashmë nga një ‘start-up’ avion-bërësish të quajtur ‘Boom Technology’. Linjat ajrore japoneze dhe ato të ‘Virgin Atlantic’ kanë investuar tek ‘Boom’ dhe kanë porositur nga 20 aeroplanë supersonik secili. Deri tani ‘Boom’ ka deklaruar se ka marrë një porosi prej 76 aeroplanësh të tillë.

Për disa udhëtarë që udhëtojnë për qejf dhe që janë të mërzitur nga udhëtimet e gjata në avionë të ngadaltë, opsioni i udhëtimit ajror supersonik do t’i joshë ata të vizitojnë destinacione të largëta. Me shumë gjasa diçka e tillë do të ndryshojë ekuilibrin e tërheqjes ndërmjet udhëtimeve në distanca të shkurtra dhe atyre në distanca të gjata.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë