Koha kur fytyra juaj do të jetë pasaporta dhe bileta juaj e udhëtimit.
Sistemet e njohjes së modeleve të fytyrës janë tashmë në përdorim eksperimental në aeroporte të ndryshme dhe, brenda 20 viteve, sistemet e kompjuterave do të mund të identifikojnë në mënyrë të besuar fytyrën tuaj dhe ato do të jenë të përhapura për përdorim në aeroporte, në stacione trenash, në terminalë anijesh etj. Ju do ta bëni “check in-in” me një të parë dhe pastaj thjesht do të ecni për tek pika e kontrollit të sigurisë dhe të pasaportës.
Forma të tjera të identifikimit biometrik, si për shembull, skanimi i irisit të syrit dhe njohja e gjurmëve të gishtërinjve, do të shërbejnë si plotësues dhe mbështetës të sistemeve të njohjes së fytyrës. Për arsye ligjore, juve ende mund t’ju kërkohet që të mbani një pasaportë, por koha e rradhës dhe e pritjes do të reduktohet konsiderueshëm.
Brenda terminalit apo stacionit, një asistent me inteligjencë artificiale do të vetprezantohet nëpërmjet pajisjeve tuaja elektronike apo ato të rrjetit të trupit dhe do t’ju tregojë pikat e preferuara të ndalesave – vendet e qëndrimit në aeroport, dyqanet, restorantet, baret etj., dhe do t’ju informojë statusin e udhëtimit tuaj nëpërmjet ajrit/trenit/anijes, mbi kohën tuaj të hipjes dhe do t’ju udhëzojë përgjatë të gjithë procesit, duke ju lënë vetëm pasi të jeni të sigurt në vendin tuaj të uljes gjatë udhëtimit.
Dhe vetëm nëse ju zgjidhni që të veproni ndryshe, juve nuk do t’ju duhet më as t’i mbani vet bagazhet tuaja në terminal apo në stacion. Shërbime të bazuara në aplikacione do të marrin dhe dorëzojnë bagazhet në destinacionin tuaj për një pagesë modeste. Tashmë ato janë në përdorim dhe, deri në vitin 2040, këto shërbime me shumë gjasa do të jenë të kudogjendura.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.