Gjenerata të tëra janë rritur me shprehjen: “Nuk flasim për paratë”. – “Gabim”, thotë ekspertja e financave Birgit Bruckner. Të folurit për financat jo vetëm që ndihmon në thyerjen e besimeve tradicionale, por edhe mbron nga paniku në kohë krize. Shkurtimisht: Pa një mentalitet koherent lidhur me paratë dhe financat, nuk është më e mundur që t’’ia dalim në ditët e sotshme.
Mendësia e parave ka të bëjë me qëndrimin individual ndaj parasë që gërmon në pavetëdijen tonë që në fëmijëri dhe adoleshencë dhe më vonë kontrollon shumë veprime të së përditshmes. Në mënyrë që të bëheni të vetëdijshëm për këtë mentalitet, duhet t’i bëni vetes disa pyetje: Sa aktivisht mendoj dhe veproj kur kam të bëj me paratë? Deri në çfarë mase ndihem përgjegjës për këtë? Sa i vetëdijshëm jam për atë që bëj me paratë , ku përfshihen edhe rutina të pavetëdijshme në jetën e përditshme që nuk i vë më në dyshim?
Shkëmbeni përvojat, zbërtheni paragjykimet
Ballafaqimi me paratë është mësim me përvojë, dhe vetëm kjo e bën kaq të rëndësishme të flasim për paratë. Për të shkëmbyer ide me miqtë për përvojat tuaja me paratë dhe për të kontrolluar vazhdimisht nëse doni të qëndroni në rrugën tuaj ose ta korrigjoni atë. Sepse mes parave të xhepit dhe pensionit, nuk janë vetëm shumat me të cilat po përballeni, por edhe sfidat.
Mësimi më i rëndësishëm dhe në të njëjtën kohë më i vështirë në këtë rrugë është vlerësimi i saktë i vlerës së parasë për jetën e përditshme dhe për nevojat e veta, duke u shkëputur në të njëjtën kohë nga paragjykimi i përhapur se gjendja në një llogari bankare përcakton vlerën e një personi. Sepse kjo do të ishte padyshim mendësia e gabuar – një që mund të shkaktojë zili në një rast, ndjenja faji në tjetrën. Mund të planifikohet shumë, por rrethanat e jetës mund t’i hedhin poshtë apo spostojnë për më vonë këto plane.
Shikoni me kujdes shpenzimet e vogla
Sigurisht, secili mund të sigurojë rrjetin e tij të sigurisë në kohë krize dhe të përmirësojë mënyrën se si i trajton paratë. Mbi të gjitha ekziston një rregull: Rëndësi kanë hapat e vegjël. Refleksi njerëzor në një situatë si kjo e tanishmja, me inflacion të lartë dhe çmime të larta të energjisë, është që gjithçka të zgjidhet menjëherë. Por kjo nuk funksionon.
Përkundrazi: Iluzioni i një zgjidhjeje të menjëhershme na pengon të hedhim hapin e parë, i cili është i rëndësishëm. Në këtë rast, ky do të ishte vetëvëzhgim, i cili shkon përtej studimit të deklaratave bankare. Për çfarë shpenzoj çdo ditë? A kam vërtet nevojë për të dhe a do të ndjeja një ndjenjë humbjeje nëse do ta lija jashtë? Vetëm ky vëzhgim i saktë i shpenzimeve çon në ndryshimet e para. E rëndësishme është që rregullisht të lini mënjanë diçka dhe ta përshtatni atë sipas mundësive, dhe jo sipas pritshmërive të cilat mund të jenë shumë të larta.
Përcaktoni qëllimet në jetë në një mënyrë koherente dhe tërheqëse
Edhe kur bëhet fjalë për menaxhimin e shumave më të mëdha, zbatohet rregulli i hapave të vegjël. Veproni hap pas hapi. Introspeksioni ndihmon edhe këtu. Qëllimet e mëdha në jetë janë shpesh për t’i dhënë vetes stimuj. Kursimi i sotëm për nesër, sigurimi i kushteve për pleqërinë, të gjitha këto janë fjalë që përshkruajnë diçka të rëndësishme, por nuk kanë tërheqje në vetvete.
Angazhojini fëmijët që në moshë të re
Siç u përmend në fillim, mendësia e parave është e rrënjosur që në moshë të re dhe për këtë arsye është e rëndësishme të mos i largoni fëmijët nga çështjet e parave. Në përputhje me moshën, atyre duhet t’u jepet një sasi e vogël parash që mund t’i disponojnë lirisht, por me një kohë të përshtatshme për të reflektuar dhe biseduar me ta për shpenzimet dhe dobinë e tyre.
Konkluzion
Menaxhimi i parave është mësim me përvojë dhe nuk është kurrë herët për të filluar. Mësimi më i rëndësishëm është se paratë janë të nevojshme dhe kanë vlerë, por nuk pasqyrojnë atë të një njeriu. Diskutimi i kësaj teme me të tjerët është po aq i rëndësishëm sa të pranosh se aftësitë tuaja mund të rriten vetëm hap pas hapi dhe jo të gjitha menjëherë. Kjo vlen për shpenzimet e vogla si dhe për sistemet më të mëdha.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.