Nëse jetoni në një zonë ku në dimër do të thotë që të ngisni makinën mbi akull dhe ku ka rrugë të ngarkuara me borë, ju e kuptoni shumë mirë se sa sfiduese janë këto kushte të rrugës për makinën tuaj, pa përmendur se sa stresuese mund të jetë kjo për shoferin. Megjithatë, ka disa gjëra që ju mund të bëni, për të ndihmuar që të siguroheni që gomat tuaja të kenë sa më shumë forcë tërheqëse që të jetë e mundur. Shqyrtoni këto këshilla për të përgatitur gomat tuaja për dimër.
Kontrolloni sipërfaqen e gomave tuaja
Sipërfaqja e gomave tuaja i jep atyre mundësinë që të shtrëngohen pas rrugës siç duhet. Kështu, një nga mënyrat e para për të parë nëse gomat taja janë gati për dimër është që të ekzaminoni sipërfaqen e çdo gome, duke përfshirë gomën rezervë. Rekomandohet kontrolli i gomave tuaja të paktën një herë në muaj.
Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të fryra siç duhet
Gomat që nuk janë të fryra në presionin e saktë mund të afektojnë negativisht drejtimin e makinës suaj. Dhe, me rënien e temperaturave jashtë, gomat e humbasin presionin e tyre. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që të kontrolloni presionin e gomave gjatë dimrit. Presioni i rekomanduar i gomës për një automjet tipikisht ështv e shënuar në derën e bredshme të shoferit, apo në manualin e përdoruesit të makinës. Nëse është e domosdoshme, përdorni një kompresor ajri për të fryrë gomat.
Blini goma dimri
Ju mund të mendoni se gomat e dimirt janë vetëm për zonat ku kushtet e motit në dimër janë shumë të ashpra, me shumë akull dhe borë. Por, gomat e dimrit, të cilat dikur quheshin goma bore, janë të dizenjuara për të punuar në temperatura më të ulta pavarësisht kushteve të rrugës. Në fakt, temperatura më të ftohta mund t’i shkaktojnë gomave standarde që të bëhen shumë të rënda dhe të humbasin aftësinë e tyre normale shtrënguese, madje edhe kur rruga është e thatë.
Llojet e gomave që mund të shqyrtoni për përdorim në dimër
- Për të gjitha kohët:Një lloj gome për të gjitha stinët të dizenjuara për përballimin edhe të kushteve të dimrit.
- Për dimër: Këto goma kanë të dyja sipërfaqe të mëdha dhe kanale të ngushta, të cilat i lejojnë ato që të mbërthehen më mirë pas rrugëve me borë.
- Goma të mbërthyera: Goma dimri me pika të vogla metali të futura në sipërfaqe. Këto shtrëngohen pas borës dhe akullit, por ato nuk ecin shumë mirë në kalldrëm dhe në disa shtete nuk lejohen.
Mekaniku juaj mund t’ju ndihmojë që të nvendosni se cilat goma janë më të përshtatshme për makinën tuaj dhe se cilat prej tyre janë më të përshtatshme për kushtet e motit në zonën ku ju jetoni.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.