
Kontrolloni sipërfaqen e gomave tuaja
Sipërfaqja e gomave tuaja i jep atyre mundësinë që të shtrëngohen pas rrugës siç duhet. Kështu, një nga mënyrat e para për të parë nëse gomat taja janë gati për dimër është që të ekzaminoni sipërfaqen e çdo gome, duke përfshirë gomën rezervë. Rekomandohet kontrolli i gomave tuaja të paktën një herë në muaj.
Sigurohuni që gomat tuaja të jenë të fryra siç duhet
Gomat që nuk janë të fryra në presionin e saktë mund të afektojnë negativisht drejtimin e makinës suaj. Dhe, me rënien e temperaturave jashtë, gomat e humbasin presionin e tyre. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që të kontrolloni presionin e gomave gjatë dimrit. Presioni i rekomanduar i gomës për një automjet tipikisht ështv e shënuar në derën e bredshme të shoferit, apo në manualin e përdoruesit të makinës. Nëse është e domosdoshme, përdorni një kompresor ajri për të fryrë gomat.
Blini goma dimri
Ju mund të mendoni se gomat e dimirt janë vetëm për zonat ku kushtet e motit në dimër janë shumë të ashpra, me shumë akull dhe borë. Por, gomat e dimrit, të cilat dikur quheshin goma bore, janë të dizenjuara për të punuar në temperatura më të ulta pavarësisht kushteve të rrugës. Në fakt, temperatura më të ftohta mund t’i shkaktojnë gomave standarde që të bëhen shumë të rënda dhe të humbasin aftësinë e tyre normale shtrënguese, madje edhe kur rruga është e thatë.
Llojet e gomave që mund të shqyrtoni për përdorim në dimër
- Për të gjitha kohët:Një lloj gome për të gjitha stinët të dizenjuara për përballimin edhe të kushteve të dimrit.
- Për dimër: Këto goma kanë të dyja sipërfaqe të mëdha dhe kanale të ngushta, të cilat i lejojnë ato që të mbërthehen më mirë pas rrugëve me borë.
- Goma të mbërthyera: Goma dimri me pika të vogla metali të futura në sipërfaqe. Këto shtrëngohen pas borës dhe akullit, por ato nuk ecin shumë mirë në kalldrëm dhe në disa shtete nuk lejohen.
Mekaniku juaj mund t’ju ndihmojë që të nvendosni se cilat goma janë më të përshtatshme për makinën tuaj dhe se cilat prej tyre janë më të përshtatshme për kushtet e motit në zonën ku ju jetoni.