Lajme

Pensionet private/ Ponari: Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”

Pasiguritë ekonomike bashkë me plakjen e shpejtë të popullsisë nga njëra anë, shtuar dhe faktin se ajo që të moshuarit në vend marrin nuk mjafton, po i shtyn qytetarët drejt skemave private të pensioneve.

Ligji i fundit për rregullimin e skemës së pensioneve private vullnetare ka bërë të mundur dhe ka krijuar disa incentiva për disa punonjës që futen në këto skema. Nga ana tjetër, ligji ka krijuar edhe lehtësi te punëmarrësit që të bëjë një pjesë të zbritshme nga paga e punonjësve. Kjo ka bërë që të rritet numri i të interesuarve”, tha për A2 CNN Z. Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria.

A ja vlen investimi në skemat private dhe sa mund të jetë vlera e pensionit që i moshuari do të marrë kur të arrijë moshën?

Nis nga 30-40, 50 apo edhe 70 mijë lekë nga skema vullnetare private dhe 20-30 mijë lekë nga ajo publike. Në fund, ai që del në pension merr rreth 1 milionë lekë të vjetra në muaj”, shtoi Z. Ponari.

Për më shumë ndiqni intervistën më poshtë: