Premtimi i mjekësisë së qelizave burimore
Zhvillimi i trajtimeve dhe kurave bazuar tek qelizat burimore është kaq premtuese saqë vet kjo shkencë është përshkruar si ‘penicilina e shekullit të 21-të’.
Qelizat burimore janë qeliza biologjike njerëzore të cilat mund të diferencohen në çdo lloj qelize tjetër dhe që mund të ndahen për të prodhuar më shumë qeliza nga i njëjti lloj qelizash burimore. Shkurt, qelizat burimore mund të përdoren për të rritur çdo lloj indi njerëzor dhe madje ato mund të rrisin edhe organe zëvendësuese të plota.
Ka dy kategori të përgjithshme të aplikimeve mjekësore për qelizat burimore: e para, si një terapi aktuale, dhe e dyta, si një mënyrë për të rritur indet me qëllim modelimin e sëmundjeve për të ndihmuar kërkuesit në zhvillimin e trajtimeve.
Aktualisht, ka disa lloje gjendjesh që ose janë duke u trajtuar nëpërmjet terapive të bazuara tek qelizat burimore ose që parashikojnë një perspektivë të tillë terapish në të ardhmen.
Këto përfshijnë sëmundjet autoimune, çrregullimet neurologjike, kanceret dhe shterpësinë. Sëmundjet specifike për të cilat po testohen terapitë me qelizat burimore, përfshijnë sklerozat e shumëfishta, artritin reumatoid, sëmundjet e zorrëve, diabetin e llojit 1, sklerozën sistematike etj.
Përveç këtyre, qelizat burimore po përdoren tashmë në mjekësinë rigjeneruese për zëvendësimin ose riparimin e indeve dhe të organeve të dëmtuara nga një sëmundje apo dëmtim. Avantazh i rëndësishëm i këtij lloji indesh rigjeneruese nëpërmjet qelizave burimore, që nëse qelizat burimore të dhuruesit mblidhen nga pacienti, teknikat e reja që janë aktualisht duke u zhvilluar do të thotë që, deri në vitin 2040 nuk duhet të ketë asnjë problem me refuzimin autoimun ndaj qelizave të reja.
Qelizat burimore po testohen gjithashtu me sukses të konsiderueshëm në trajtimin e goditjeve në tru, sëmundjet koronare, dëmtime të trurit dhe degjenerimin muskulor (humbje të shikimit për shkak të moshës).
Një nga perspektivat terapeutike më premtuese të kërkimit të qelizave burimore është mundësia e riparimit ose zëvendësimit të organeve dhe indeve të dëmtuara, që do të thotë, duke replikuar procesin gjenerues që ndodh normalisht vetëm brenda trupit. Ndonëse qelizat burimore embrionike kanë treguar një potencial të madh në këtë fushë, për shkak të aftësisë së tyre për të zhvilluar një varietet të gjërë lloje indesh, sukses ka pasur gjithashtu edhe në përdorimin e qelizave burimore të të rriturve.
Për shembull, në vitin 2018, qelizat burimore të të rriturve u përdorën për të krijuar një trake të re për një grua në të tridhjetat dhe trajtimet me qelizat burimore të të rriturve janë përdorur për shumë vite për trajtimin me sukses të leuçemisë dhe kancerin e lidhur me kockat dhe gjakun nëpërmjet transplanteve të palcës së kockave.
Veç këtyre, kohët e fundit doktorët kanë përdorur qelizat burimore në gjak për të kultivuar me sukses qelizat e kuqe të gjakut njerëzor në laborator të cilat përdoren për transfuzionet e gjakut. Qelizat e kuqe të kultivuara të gjakut janë të afta që të mbijetojnë dhe të piqen në qeliza plotësisht funksionale në venat e pacientit, duke treguar potencialin e këtyre qelizave për të shërbyer si një alternativë ndaj dhurimit tradicional të gjakut (pacientët janë të aftë të gjenerojnë transfuzionet e gjakut të tyre brenda vet trupit të tyre).
Për të kultivuar këto qeliza, kërkuesit kishin nevojë që të gjenin përzierjen e duhur të faktorëve të rritjes që mund të mblidhnin sa më shumë qeliza burimore gjaku që të diferencoheshin me sukses.
Ndonëse këto gjetje përfaqësojnë një inovacion të madh në terapinë e qelizave burimore, ato do të përbëjnë gjithashtu një përfitim të madh edhe për shumë pacientë që kanë nevojë për transfuzione gjaku, fakti që, vetëm kohët e fundit kërkuesit kanë qenë në gjendje që të shikonin përdorimin e qelizave burimore për rigjinerimin e qelizave të kuqe të gjakut, janë tregues të sfidave me të cilat përballet zhvillimi i indeve të rritura në laborator dhe rigjenerimi i organeve.
Pavarësisht premtimit të tyre, terapitë e qelizave burimore janë ende në fazën e tyre zhvillimore dhe do të nevojiten edhe më shumë testime të mëtejshme përpara përhapjes së përdorimit të tyre dhe të kthimit në praktikë rutinë. Gabimisht, shumë trajtime klinike të qelizave burimore janë ngritur në territore me rregullator shumë të dobët (p.sh., në Meksikë, Indi dhe Kinë), të cilat po i ofrojnë terapi të patestuara qelizash burimore pacientëve me sëmundje serioze të cilët janë të dëshpëruar për një kurë. Këto klinika të parregulluara me legjislacionin e përshtatshëm janë duke i ofruar këto trajtime për dyfishin e vlerës në disa shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpesh, këto trajtime të shtrenjta janë të padobishme dhe ndonjëherë janë të rrezikshme.
Por, është e qartë se, mjekësia e qelizave burimore do të kthehet në një instrument të rëndësishëm dhe të fuqishëm të mjekësisë së përgjithshme deri në vitin 2040.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.