E pabesueshme se çfarë mund të bëjë panxhari. Ndryshe nga shumica e perimeve, një pjesë e madhe e ushqyesve të tij ruhen edhe pasi panxhari është gatuar. Një superushqim!
Panxheri është i pasur në ushqyes, fibra, madje edhe në proteina perimesh.
Panxhar për kokën dhe trupin
Falë përbërësve të dendur me ushqyes, panxhari lehtëson tretjen, formimin e gjakut dhe rinovimin e qelizave, ndërsa shijimi i tij forcon gjithashtu edhe sistemin imunitar. Kjo është kryesisht për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës A, C, E, magnezit, zinkut, selenit dhe acidit folik. Betanina e kuqe nga e cila si merr ngjyrën e tij të kuqe të çelët, fuqizon mbrojtjen e trupit dhe na mbron kundër infeksioneve.
Një këshillë e mirë për mungesat e hekurit: 100 gramë panxhar përmban 0.9 mg hekur dhe duke mbuluar 10% të kërkesave ditore.
Por këto nuk janë të gjitha. Kërkimet e fundit tregojnë se, edhe fuqia e trurit tonë përfiton gjithashtu. Sipas një studimi nga Universiteti ‘Wake Forest’ në Shtetet e Bashkuara, një lëng panxhari në ditë i kombinuar me ushtrime të mjaftueshme rrit neuroplasticitetin dhe, kështu, aftësinë e trurit tonë për të mësuar gjëra të reja. Sepse panxhari ka efekt mbi enët e gjakut: presioni i gjakut bie, dhe truri është më i mirëfurnizuar me oksigjen.
Ruhet më mirë në letër ose në rërë
Është më mirë që t’i mbështillni zhardhokët me gazetë në frigorifer. Kështu, ato do të mbeten të freskëta deri në tre javë. Nëse dëshironi që t’i ruani edhe më gjatë, prejini gjethet dhe vendosini ato në një enë me rërë të lagësht. Kështu, ato mund të përdoren për disa muaj.
Receta: lëng dhe sallatë – ka edhe më shumë!
Përdorimi më i famshëm dhe më i zakonshëm i rrënjëve të panxharit në kuzhinën tonë është ndoshta lëngu i tij dhe sallata me panxhar, veçanërisht nëse ato përzihen me rrepa. Më poshtë do të gjeni disa ide për këdo që dëshiron që të provojë diçka të re:
Përdorini gjethet gjithashtu
Ato janë të përshtatshme për sallatë ose për një pjatë të përzier me vezë të prera.
Patatina me panxhar të kuq
Një ushqim që është jashtëzakonisht i shëndetshëm: prejeni hollë, përzijeni me vaj ulliri dhe lërini që të piqen në furrë për 10 minuta në temperaturë 220 gradë.
Panxhari si një pjatë e dytë
Merrni panxharin e stinës, lyejini me vaj ulliri dhe skuqini në tigan për rreth 45 minuta dhe shijojini si një pjatë e dytë, duke i shtrydhur pak limon nga sipër.
Njoki (‘gnocchi ‘) të kuq
Njokit nuk bëhen vetëm me papate, por gjithashtu edhe me panxhar. Një ngjyrë e bukur dhe një shije e mirë!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.