“Meditimi” është më shumë sesa një frazë interesante ‘trendy’. Mënyra 2,500 vjeçare e jetesës na bën më të relaksuar dhe më të fuqishëm. Ajo ofron qartësi dhe ka gjtihashtu edhe përfitime të dukshme mbi shëndetin tonë.
Treni ekspres i quajtur jetë ka një buton ndal: Meditimi mund të ndihmojë në ngadalësimin e jetës sërish dhe perceptimit të saj me vetëdije. “Në thelb, ajo ka të bëjë me kalimin në kompandën e autopilotit dhe për të qenë më të kujdesshëm. Ka opsione formale të tilla si meditimi dhe trajnimi i frymëmarrjes ose praktika informale të cilat janë të paranishme në jetëm tonë të përditshme.
Trupi, ndjenjat dhe mendimet
Ju mund të fokusoheni më shumë tek trupi juaj. Si ndjehet ai sot? A jam i/e tensionuar? Me çfarë e ushqej veten çdo ditë (cilat ushqime, çfarë konsumi, çfarë informacioni…) dhe çfarë më bën ai mua? Ndjenjat gjithashtu mund të perceptohen me vetëdije dhe të emërohen qartësisht.
Nëse ju dëshironi që të ndalni autopilotin tuaj të brendshëm, ju duhet të bëni një lloj “inventari mendimesh”. Pyetjet që sugjerohen janë: “Çfarë mendoj unë për atë që ndodh jashtë? Çfarë mendoj unë edhe pse nuk ndodh asgjë jashtë? Ku jam unë me mendimet e mia, në të ardhmen, në të shkuarën? A janë ato mendime të këndshme apo të pakëndshme?”
Një qëndrim thelbësor, por vazhdimisht dashamirës kundrejt vet kaosit të kokës suaj është thelbësor: kështu janë gjërat.
Çfarë po ndodh rrotull meje
Vëzhgoni në vend që të vlerësoni. Kjo përqasje është mësuar në Budizëm për një arsye të mirë për 2,500 vjet. Nëse unë vëzhgoj në një mënyrë më të relaksuar, unë mund ta peshoj më mirë se si dua që të reagoj. Një qëndrim i vetëdijshëm na bën pozitivisht më të pranishëm dhe më efektiv në vendimet dhe veprimet tona. Dhe gjithashtu edhe më të lumtur.
5 ushtrime për trajnimin e meditimit
1. Meditimi duke ecur
Hidheni çdo hap me vetëdije, me qetësi, pa u nxituar. Shikoni çdo gjë të bukur që është rrotull jush.
2. Shijojeni heshtjen
Rizbuloni fuqinë dhe bukurinë e heshtjes. Në heshtje ju mund të jeni tërësisht në kontakt me vetveten. Fikini burimet e zhurmshme dhe shpërqëndrimet (të tilla si celularët) për disa minuta dhe shijoni paqen dhe qetësinë, idealisht me një ecje të shkurtër në natyrë.
3. Të ngrënit në mënyrë të vetëdijshme
Hani një vakt të shëndetshëm, ngadaltë dhe me vetëdije. Ndjeni mirënjohje për çdo gjë që ju ushqen.
- Çdo gjë është e veçantë
Pavarësisht asaj që bëni, ju mund ta bëni atë me hijeshi dhe me frymëmarrje abdominale të relaksuar: larjen e enëve, të dhëmbëve, dushin, prerjen e perimeve…
5. Pushimet e vogla
Bëni disa pushime të shkurtra në ditë me nga 1-2 minuta. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është përdorimi i aleatëve natyral të ngadalësisë: dritat e kuqe të trafikut, rradha në supermarket…Nëse nuk mendoni për të, ju mund të fiksoni kujtesa të vogla në celularin tuaj. Pastaj pushoni mendërisht, merrni 3-4 frymëmarrje të ngadalta dhe të thella dhe së fundmi buzëqeshni?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.