Kur sëmundjet infektive – nga gripi deri tek COVID-19 – janë të larta gjatë stinës së ftohtë, një sistem i fortë imunitar është veçanërisht i rëndësishëm. Nëse do të ushqeheni siç duhet dhe nëse do të ruani një peshë të shëndetshme trupore, ju do të ndihmoni në fuqizimin e sistemit tuaj imunitar.
Ushqim për florën e zorrëve
Studimet e reja konfirmojnë vazhdimisht se shëndeti është (gjithashtu) edhe tek zorrët. Peisazhi i bakterieve (= mikrobioma) në zorrë është i rëndësishëm, për sistemin imunitar: 70 deri në 80 për qind e qelizave imunitare ndodhen këtu – kështu influenca e ushqyerjes mbi sistemin imunitar është jashtëzakonisht i madh. Në parim, zorrëve iu pëlqejnë ushqimet me bazë bimore, shumëngjyrëshe dhe të freskëta. Disa mikroushqyes janë veçanërisht të rëndësishëm për sistemin imunitar. Këto përfshijnë hekurin, zinkun, vitaminën D dhe omega 3. Kosi, gjalpi dhe qumështi gjithashtu ofrojnë mikro-organizma të vlefshëm.
Për djegien e yndyrnave
Jo vetëm që ushqimi është i rëndësishëm për shëndetin dhe peshën, por gjithashtu edhe pushimet ndërmjet vakteve. Nëse pushimet ndërmjet vakteve janë mjaftueshëm të gjata, yndyra digjet dhe ju humbisni peshë. Një peshë e shëndetshme trupore dhe furnizimi me të gjithë ushqyesit luan një rol vendimtar në luftën kundër sëmundjes dhe gjithashtu edhe gjatë pandemisë së koronës.
Obeziteti dhe defiçiencat në ushqyerje si risqe shëndetësore
Gjithnjë edhe më shumë njerëz vuajnë nga “uria e heshtur”. Ata janë mbi peshë dhe kanë mungesë në ushqyes dhe si rezultat, sistemi i tyre imunitar është i dobët. Sipas studimeve, obeziteti lidhet me shumë risqe shëndetësore të tilla si diabeti i llojit 2, presion i lartë i gjakut dhe ateroskleroza. Obeziteti influencon gjithashtu rrjedhën e infeksionit të COVID-19. Një ndryshim në dietën ushqimore, duke përfshirë rënien në peshë, do të thotë më shumë fuqizim të sistemit imunitar.
Ngrënia me intervale në vend të agjerimit me intervale
Për të mbështetur shëndetin dhe një peshë trupore të shëndetshme, ekspertët e shëndetit kanë zhvilluar një program mbi “Si të hollohemi nëpërmjet intervaleve të të ngrënurit”, e cila ofron disa avantazhe.
- Humbjen e yndyrnave të trupit nëpërmjet një diete të ekuilibruar
- Duke mosqëndruar pa ngrënë, pasi tre vakte në ditë do t’ju mbajnë të furnizuar përgjatë të gjithë ditës
- Furnizim me të gjithë ushqyesit e nevojshëm
- Periudhat e agjërimit nga katër deri në gjashtë orë ndërmjet vakteve
- Reduktimi i yndyrnave të belit
I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe të ekuilibruar
Një formë e shëndetshme ushqyerje duhet të jetë e përshtatshme për përdorim të përditshëm. Përbërja e ekuilibruar e vakteve siguron që të mos ju mungojë asnjë ushqyes pavarësisht reduktimit të kalorive dhe kështu nuk do t’ju zërë as uria.
(Uria) Stresi dobëson sistemin imunitar
Për hir të shëndetit, nuk duhet të neglizhoni kënaqësinë. Të vdeshësh veten nga uria për një kohë të gjatë shkakton stres dhe diçka e tillë ka një efekt të keq mbi sistemin imunitar. Nëse ju do të jeni të stresuar në mënyrë koronike, aktiviteti i mbrojtjes qelizore pengohet, kështu që patogjenet si viruset e kanë rrugën të hapur dhe më të lehtë. Nëse ju do të jeni të stresuar, ju do të jeni më të predispozuar ndaj infeksioneve dhe organizimi e ka më të vështirë që t’i luftojë ato.
Pushimet ndërmjet vakteve
Përse janë kaq të rëndësishme pushimet ndërmjet vakteve? Pas çdo vakti, niveli i shqerit në gjak rritet. Trupi çliron insulin në mënyrë që sheqeri në gjak të shkojë në qelizë. Megjithatë, ndërkohë që insulina po çirohet, djegia e yndyrnave ndalon. Nëse do të ketë pushime mjaftueshëm të gjata ndërmjet vakteve, niveli i shqeerit në gjak çon gjithashtu në rënien e nivelit të insulinës dhe më pas edhe yndyrnat digjen.
Proteina për ngopjen afatgjatë
Për efektet e dëshiruara, një fokus i ngrënies me intervale është përzgjedhja e ushqimeve që janë të shëndetshme dhe që na mbajnë të mbushur për një kohë të gjatë. Nga ushqyesit më të mirë, proteinat janë më të mirat, yndyrnat të dytat, dhe karbohidratet të tretat. Shumica duhet të jenë me origjinë bimore, perime të tilla si: bizele, thjerrëza, qiqra, arra dhe fara të cilat janë burime të rëndësishme proteinash.
Më pak mish, më shumë perime
Rekomandimi është që të hani maksimumi tre vakte me mish ndërmjet 450 dhe 600 gramë në javë. Të hash peshk në vend të mishit është gjithashtu diçka e mirë për sistemin imunitar. Peshku përmban omega 3 të vlefshme e cila ka efekte anti-inflamatore. Kur flasim për yndyrnat, fokusi duhet të jetë gjithashtu në produktet më bazë bimore. Kur flasim për karbohidratet, rekomandohen veçanëerisht drithërat.
Fuqizimi i sistemit imunitar “vitamina e diellit”, vitamina D
Vitamina D, e cila fuqizon dhe stabilizon sistemin tonë imunitar, prodhohet gjerësisht nga vetë organizimi ynë me ndihmën e dritës ultravioletë. Megjithatë, një defiçiencë e vitaminës D është veçanërisht e zakonshme në muajt e errët të dimrit, kështu që, ju duhet të furnizoheni gjithashtu edhe me vitaminë D. Defiçienca e vitaminës D duhet të parandalohet gjithashtu edhe lidhur me parandalimin e shpërsisë së COVID-19, sic na sugjeron edhe një studim i fundit indonezian: Rrjedhimisht, një defiçiencë e vitaminës D është një faktor risku për rrjedhën negative të sëmundjes dhe rritjen e vdekshmërisë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.