Zgjimi nuk është i lehtë për këdo. Por me disa këshilla kjo mund të funksionojnë gjithashtu edhe për bufat.
Dikur thuhej se zgjimi në mëngjes ishte vetëm një çështje vullneti. Ndërkohë, ky opsion ka ndryshuar, sepse dihet që ka tipa të ndryshëm ku kemi: bufat dhe laureshat. Ndërkohë që, llojet e bufave janë zogj nate, janë ata njerëz që janë gjenetikisht aktiv natën dhe nuk njohin shenjat e errësimit, ndërkohë që, lloji i laureshave janë ata njerëz që janë më në formë dhe produktiv në mëngjes. Statistikisht, vetëm rreth 15% e njerëzve janë bufa, por fatkeqësisht shkollat, universitetet ose bota profesionale janë të drejtuara drejt laureshav. Kjo është arsyeja përse bufat e kanë më të vështirë që të mësojnë me sukses ose që të përparojnë profesionalisht.
Nga bufi deri tek lauresha
Rrjedhimisht, kërkuesit e Universitetit të Birmingham-it u përpoqën që të kthenin bufin në një laureshë në një eksperiment. Pjesëmarrësit duhet të shkonin në shtrat konsiderueshëm më herët për tre javë dhe të vendosnin zilen e zgjimit tre orë më parë. Pas zgjimit ata duhet të hanin mëngjes dhe të merrnin pak ajër të pastër ose të bënin ushtrime. Kafja ose gjumi i pasdrekës u ndaluan pas orës 3 pasdite. Efekti ishte i mahnitshëm: bufat ishin, në fakt, në gjendje që të sistemonin orën e tyre të brendshme në këtë mënyrë për rreth dy orë, pa shkurtuar gjumin e tyre të natës.
Këshilla: Si të zgjoheni dhjetë herë më lehtësisht
- Pedalimi në shtrat: pedalimi në shtrat është një metodë klasike për vënien në punë të sistemit kardiovaskular, duke i uruar venave mirëmëngjes dhe duke i çliruar ato. Ngrihuni! Edhe me mirë nëse keni muzikë.
- Shtriqja dhe jo mjaullimi: shtriqeni trupin tuaj, qoftë në shtrat ose në këmbë. Zgjateni krahun e djathtë dhe pastaj krahun e majtë.
- Ora e brendshme: Nëse ju ndjeheni gjithmonë të lodhur në mëngjes, përpiquni që të vendosni një alarm zgjimi 15 minuta më herët ose më vonë. Ne e kalojmë ditën në cikle 90 minutëshe. Ju mund të jeni në fazën e gjumit të thellë kur bie zilja e zgjimit dhe zgjimi 15 minuta më herët apo më vonë funksionon më mirë.
- Pa “snooze”! Nëse keni zakonin e shtypjes së butonit “snooze” në celularin tuaj gjatë zgjimit në mëngjes, mos e bëni. Sepse, me fjalë të tjera, kjo ndërpret ritmin e gjumit-zgjimit tuaj: truri juaj nuk e di nëse duhet të vazhdojë të flejë apo të zgjohet dhe kjo mund të bëj që të ndjeheni të iodhur gjatë gjithë ditës.
- Mbajeni zilen larg : Për t’i rezituar tundimit për të shtypur butoni “snooze”, mirë është që ta mbani zilen/celularin larg. Dhe nëse tashmë keni dalë nga shtrati, me shumë mundësi, ju nuk do të zhyteni sërish mbrapsht në shtratin tuaj.
- Paraprijini daljes nga shtrati: “Krijoni një vizion që t’ju bëj që të ngriheni ‘pupthi’ nga shtrati” thotë një proverb anglez. Padyshim jo vetëm kur jeni me pushim, por edhe në jetën tonë të përditshme gjithashtu. Nëse shikoni me kujdes, ka diçka të mirë që ju pret çdo ditë.
- Buzëqeshni në mëngjes: buzëqeshni sapo të zgjodheni. Ngritja e cepave të buzëve tuaja siguron çlirimin e hormoneve të lumturisë në trurin tuaj, dhe mëngjesi i ri do të jetë më i bukur.
- Zgjohuni me mirënjohje: Mendoni për tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës në jetën tuaj. Kjo do t’ju japë një ndjenjë të mirë dhe pozitive dhe që gjithashtu do t’ju bëjë që të ngriheni më me lehtësi.
- Muzika zgjon shpirtin e jetës: veçanërisht kur është muzika juaj e preferuar. Nëse e dini që mëngjesi tjetër do të jetë i lodhshëm, bëni një listë motivuese një natë përpara, vendosni CD-në tuaj të preferuar dhe vallëzoni në tualet.
- Merrni frymë: Oksigjeni rigjallëron dhe mban në lëvizje orgnizmin tonë. Qëndroni në një dritare të hapur apo në ballkonin tuaj, merrni frymë thellë dhe nxirreni atë, duke imagjinuar se si jeni duke thithur energji të re me çdo frymëmarrje dhe duke çliruar çdo gjë që ju lodh.
SHËNIM: Pjesëmarrësit në studimin e Birmingham-it jo vetëm që ndryshuan ritmin e tyre të ditë-natëa, por ata ishin gjithashtu fituan një gjendje më të mirë humori, ishin më produktiv dhe ndjeheshin më zgjuar gjatë ditës. Ndoshta kjo do të shërbejë si një stimul për t’u bërë një laureshë?
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.