Blog

NGRITJA E GJENERATËS SË PACIENTËVE TË INFORMUAR

Për më shumë sesa 20 vjet pacientët kanë kërkuar nëpër internet për ide mbi diagnostikimin e sëmundjeve, për informacione rreth kushteve të njohura dhe për këshillim të përgjithshëm mjekësor. Dhe tashmë përmbi një dekadë, pacientët janë lidhur me pacientë të tjerë në median sociale për të diskutuar mbi kushtet e tyre, për të krahasuar trajtimet, për të rishikuar dhe klasifikuar doktorët, kirurgët dhe spitalet, si edhe për të marrë mbështetje të paçmuar nga bashkëkohësit e tyre. Tani pacientët i  përkasin rrjeteve të mbështetjes.

Konsumatorët që kanë nevojë të menjëhershme për këshillim mjekësor tani mund të këshillohen me doktorët virtualisht, duke përdorur thjesht një aplikacion në smartfonin e tyre. Për një pagesë të vogël mujore, ose për një pagesë të vetme, pacientët do të mund të flasin nëpërmjet aplikacioneve me video me doktorë të kualifikuar, të cilët do të jenë në gjendje që të rekomandojnë ilaçe, si edhe që të bëjnë referimet e duhura. Strukturat dhe formalitetet tradicionale të shërbimeve shëndetësore do të lihen mënjanë ose do të shmangen fare.

Tashmë janë prodhuar aplikacione të ndryshme smartfonësh që përdorin Inteligjencën Artificiale (IA), që po përdoret për zëvendësimin e doktorëve njerëz. “Ada” ofron një aplikacion që përfshin një kutizë chat-i me IIA dhe që i përgjigjet pyetjeve të pacientëve rreth simptomave dhe çështjeve të tjera lidhura me shëndetin e tyre. Ky aplikacion ofron gjithashtu edhe lidhje virtuale me doktorët njerëz kur diçka e tillë kërkohet, por kritikët e këtij aplikacioni sugjerojnë se, duhet të vendoset një rregullator për rregullimin e teknologjisë së doktorëve të ofruar nga këto IA të cilat ndërveprojnë drejtëpërdrejtë me anëtarët e publikut të gjerë.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë