Nëse i drejtoheni një banke për të marrë kredi për shtëpi, një nga kushtet themelore është sigurimi I pronës dhe jetës. Por ç’ndodh nëse nuk siguroheni?
Nëse ke marrë një kredi në një bankë dhe të ndodh një fatkeqësi dhe humb jetën, kush do ti paguajë këstet e bankës? Ose nëse ndodh një fatkeqësi natyrore (tërmet, përmbytje, djegie) dhe shtëpia shkatërrohet kush do të ta dëmshpërblejë shtëpinë?
Familja nuk mundet, pasi nuk ka mjaftueshëm të ardhura, ndaj banka kërkon gjithmonë një garanci për pronën dhe këstet që duhen shlyer çdo muaj. Ndodh shpesh që kur merrni kredi bankat t’ju kërkojnë sigurimin e jetës dhe të pronës. Por edhe nëse nuk ua kërkojnë, zgjidheni vetë të siguroni jetën dhe shtëpinë tuaj. Duhet që banka të sigurojë pagesën e kësteve të huasë në mënyrë të rregullt, dhe faktorët që do të ndikonin në pamundësinë e klientit për kthimin e huasë ose të bankës për ekzekutimin e kolateralit mund të ishin dhe humbja totale e banesës nga zjarri ose tërmeti.
Në rast humbje të jetës së klientit huamarrës për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar apo të një aksidenti, kompania e sigurimit dëmshpërblen bankën për shumën aktuale të kredisë deri në atë moment, dhe banka çliron nga barra hipotekore garancitë përkatëse. Në këtë rast familja e humarrësit është e mbrojtur nga detyrimet e mëtejshme bankare. Pra nëse personit që ka marrë kredinë për shtëpi I ndodh një fatkeqësi dhe humb jetën, kompania e sigurimit dëmshpërblen bankën ku klienti ka marrë kredinë dhe familjarët e kredimarrësit gëzojnë shtëpinë e re pa patur kurrfarë detyrimi financiar ndaj bankës, pasi çdo detyrim e ka paguar kompania e sigurimit. Në rastet kur personat kredimarrës janë të dy kryefamiljarët (bashkëshorti dhe bashkëshortja) dhe një prej tyre humb jetën për shkak të një sëmundjeje të paparashikuar apo të një aksidenti, kompania e sigurimit u dëmshpërblen familjarëve të tij pjesën që u takon.
Dëmshpërblim do të përfitoni edhe nëse shtëpia shkatërrohet apo pëson dëmë për shkaqe natyrore, si tërmet, zjarr, etj. Në këto raste, nëse personi kredimarrës e ka siguruar shtëpinë e tij nga fatkeqësitë natyrore, kompania e sigurimit e dëmshpërblen për të gjithë dëmin e shkaktuar. Në çdo rast, mos harroni të siguroni edhe objektet që keni në shtëpi. Në rastet e mësipërme ju nuk do të dëmshpërbleheni për orenditë shtëpiake, vlera e të cilave shkon në miliona lekë, nëse nuk i keni siguruar këto të fundit. Ju mund ti siguroni objektet e shtëpisë tuaj duke paguar një prim vjetor modest, dhe kompanitë e sigurimit do të dëmshpërblejnë për çdo dëm të pësuar.
Sigurimet kanë një impakt të drejtpërdrejtë social dhe ekonomik, pasi ulin kostot fonanciare të individëve apo familjeve, ulin kostot financiare publike dhe ndikojnë në rritjen e buxhetit të shtetit, nëpërmjet derdhjes së taksave nga ana e kompanive të sigurimit.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të mbani makinën në gjendje të përkryer para një udhëtimi jashtë Shqipërisë
- Zjarret përfshijnë disa biznese në Gramsh, Librazhd dhe Brezovicë. Sigurimi i Biznesit, rëndësia, mbulimet dhe kostot
- Keni plane të udhëtoni jashtë Shqipërisë? Pse nuk duhet harruar Sigurimi “Shëndet në Udhëtim”
- Mjetet e ngrohjes dhe gatimit, rrezik gjatë dimrit/ A janë banesat tona të siguruara nga zjarri?
- Si ta përballojmë shëndetshëm të ftohtin?
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.