I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO n Syri tv ka qene Avni Ponari, President i Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Ndërkohë në bisedën me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar edhe tregun e sigurimeve ku është i përfshirë më biznesin e tij.
Flavio Qarri: Ofrimi i shërbimit shëndetësor nuk është në nivelet evropiane në Shqipëri…
Avni Ponari: Jemi prezent tërësisht. Dhe ajo që duhet theksuar është që tashmë në Shqipëri ka disa spitale dhe klinika dhe ambulanca private. Por mjerisht shqiptarët pranojnë që të shkojnë e të paguajnë cash edhe tek këto spitalet private edhe tek klinikat private. Edhe atje ku paguhet, pra akoma nuk e kane krijuar atë konceptin e drejtë dhe të drejtpërdrejtë që ka një institucion financiar që janë sigurimet në të cilat ti mund të sigurohesh dhe mund të shkosh në klinikat private, të vizitohesh, mbulohesh, operohesh, se ke një kontratë. Unë e kam thënë edhe në një intervistë më përpara se sigurimet janë krijimi i personalitetit dhe dinjitetit të njeriut. Ato e bëjnë njeriun të pavarur. Nëse dikush i ka gjithë llojet e sigurimeve, është qytetar i pavarur, siç është zvicerani, austriaku, gjermani etj. Nuk i intereson atij kush është ministër i financave as kryetar i bashkisë. Atij i intereson kush është kompania ime e sigurimeve dhe kush janë rezultatet e saj. Çfarë bëhet. Sepse në rast se ai ka një shtëpi të siguruar dhe i digjet, ai nuk shkon të kryetari i bashkisë që ti lutet atij. Shkon tek kompania e sigurimeve dhe me kontratën që ka, bëhet vlerësimi i shtëpisë dhe merr lekët.
Në rast se është i sëmurë bën të njëjtën gjë. Nuk ka nevojë të shkojë ti lutet ministrisë, kësaj apo asaj, zyrë më zyrë. Por ai shkon me kontratën sipas zgjedhjes që ka bërë. Shkon në spitale gjermane, franceze, italiane, turke etj etj. Kudo që ka dëshirë që të shkojë.
Flavio Qarri: A mundët që të shkojë një që ka paguar një herë sigurimet në shtet?
Avni Ponari: Ne sot kemi të siguruar rreth 30 mijë në Shqipëri, për shëndetin privat që janë korporata dhe në total janë rreth 100 mijë në të gjithë tregun. Në kemi rreth 30-40 mijë që janë të siguruar tek Sigal. Dhe këta janë të siguruar me tre lloj kartash. Me Gold, që mund të shkojnë të shërbehen në të gjithë spitalet e Evropës . Silver që shkojnë e vizitohen e kurohen në Itali, Austri. Dhe standard që vizitohen e kontrollohen në të gjithë spitalet e Shqipërisë. Pra është një gamë shumë e gjerë mbulimesh, por njerëzit e hezitojnë ta bëjnë madje ka nga ata që thonë se nëse jam i siguruar sikur ndjell keq. Por sigurimi është të të ndihmojë financiarisht dhe as të ndjell keq, por të shpëton nga e keqja.
Flavio Qarri: Cila është kostoja e standardit?
Avni Ponari: Kostoja e standardit fillon nga 100 – 200 euro në vit. Gold është nga 1500-2000 eruo në vit. Ne kemi rreth 700 mijë përdorues makinash në vend, të cilët harxhojnë mijra për naftë. Ata mund të kenë edhe një kontratë Gold për tu kujdesur për shëndetin. Ata bëjnë kontrollin e makinës, paguajnë taksa dhe tatime por thelbi është shëndeti. Pasi themi që shëndeti është i pari. Në kemi dy produkte në treg që janë, mbulimet e kancerit. Nuk i ka asnjë kompani tjetër në Ballkan përveç nesh. Kemi bërë këto dy kontrata që janë shumë favorizuese, por që njerëzit tremben që ta kenë dhe kushton 200-300 euro në vit dhe në rast se konstatohet sëmundje, edhe të zemrës, janë 5 sëmundje, atëherë ai e zgjedh vetë spitalin. Ne i ofrojmë 3 spitale dhe ai zgjedh njërin nga ato. Shkon mjekohet , kurohet. Ne kemi paguar deri 270 mijë euro për klientë të ndryshëm që janë mjekuar dhe sot janë në gjendje shumë të mirë, pra i kanë kaluar të gjithë rreziqet. Këto dy produkte nuk kanë kufizim moshe.
Ajo që ne bëjmë është që të sensibilizojmë njerëzit dhe ofrojmë produkte që duam që secili të përfitojë në rast se do. Ka nga ata që thonë nuk e përdora kartën. Ne themi që shyqyr që e ka përdorur pra që nuk ka qene sëmurë….