Të rinjtë që lëvizin në një shkollë tjetër vijnë nga një grup i njohur klase në një mjedis tërësisht të ri. Këtu do të gjeni disa këshilla se si prindërit mund t’i shoqërojnë fëmijët gjatë këtij ndryshimi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Kur fëmijët fillojnë shkollën, zakonisht prindërit janë të vetëdijshëm për situatën sifduese për fëmijët e tyre: autobusi për në shkollë, zgjedhja e çantës së shkollës me fëmijët, si edhe përgatitja e fëmijëve sa më mirë që të jetë e mundur për këtë fazë të re të jetës së tyre. Kalimi nga shkolla fillore në nivelin tjetër apo ndërrimi i shkollës në një shkollë të re, mund të jetë shumë sifduese për fëmijët dhe të rinjtë. Megjithatë, në sytë e prindërve, shpesh supozohet se, kjo duhet të jetë disi e lehtë për një moshë të njomë. Dhe, shpesh kjo fazë kalon pa shumë parapërgatitje.
Ti mund t’ia dalësh!
Këtu, është shumë e rëndësishme që prindërit të shtrojnë rrugën për fëmijët e tyre për t’i çliruara ata nga çdo frikë e mundshme. Fëmijët duhet të gjejnë veten e tyre në një situatë dhe mjedis tërësisht të ri, ku shumë prej tyre humbasin miq të cilët më parë ishin pjesë e jetës së përditshme të shkollës. Një hap i parë është që t’i bëni fëmijët që të ndjehen të aftë, që ju keni besim tek ata, dhe se ata mund t’ia dalin. Kjo më vete i jep atyre shumë forcë dhe vetbesim.
Për më tepër, ju mund të shikoni bashkë programin mësimor dhe tabelën e orareve për të gjitha lëndët, mundësinë për të shkuar në shkollë dhe për të diskutuar së bashku se si ata mund ta menaxhojnë më mirë kohën dhe të ardhmen. Shpesh të rinjve i duhet shumë kohë për ta bërë këtë. Përveç shkollës, ju duhet gjithashtu t’i lejoni atyre hapësirën e nevojshme për aktivitetet e tjera apo të argëtimit të tilla si mësime muzike, sport, mësimi i një gjuhe të huaj, vizatim apo pikturë etj. Këtu, këshillohet që të mos jeni shumë kërkues ndaj tyre. Nëse negociimi nuk ju ndihmon, ju si prindër duhet të guxoni vet që të vendosni limitet. Të rinjve u mungon përvoja dhe ndjesia se çfarë do të thotë shumë, ndaj ju duhet t’i ndihmoni për përcaktimin e kufijve të duhur.
Çdo gjë hap pas hapi
Fokusohuni tek bukuria e lëvizjes tek një shkollë e re. Mundësinë për të njohur njerëz të rinj, për të fituar përvoja të reja dhe për të bërë miq të rinj. Gjithashtu ,është e rëndësishme që këtu të konsideroni me kujdes zhvillimin e fëmijëve tuaj. Çdo fëmijë është i ndryshëm dhe ka nevoja të ndryshme. Nëse ju vini re se fëmijët bllokohen dhe nuk kanë dëshirë të flasin për ndryshimin e shkollës, atëhëre mos u përpiqni që t’i detyroni për të bërë diçka. Për prindërit kjo do të thotë: besoni tek fëmija (ët) dhe jepuni atyre lirinë që të hedhin vet hapat e tyre. Kjo nuk është gjitmonë edhe aq e lehtë dhe ndonjëherë është një detyrë të cilën duhet ta mësojnë edhe vet prindërit. Megjithatë, prindërit që përfshihen shumë kanë tendencën që të nxisin frikën tek fëmijët më shumë se sa t’i ndihmojnë ata që të qëndrojnë në këmbët e tyre.
Rrjedhimisht, këshilla e terapistëve është: “Si prindër, përfitoni nga kjo sfidë! Hapat e zhvillimit të fëmijës janë gjithmonë një ftesë për zhvillimin e tyre më tej dhe për të mësuar se si të heqni dorë nga gjërat hap pas hapi.”
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Rreziqet që mbart stina e dimrit/ Sigurimi i Pronës, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar
- Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat
- VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme
- Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.