Ajo që tingëllon si një këshillë e zgjuar është, në fakt, rekomandimi më i mirë për të qëndruar i shëndetshëm, në formë dhe produktiv.
“Gjumi është mënyra më efektive për të rifreskuar trurin tonë dhe shëndetin tonë fizik çdo ditë; deri më sot, kjo ka qenë përqasja më e mirë e Nënës Natyrë ndaj vdekjes,” thotë neuroshkencëtari amerikan Mattheë Walker. Jo vëtëm në një periudhë afatgjatë, por gjithashtu edhe në jetën tonë të përditshme, gjumi ka shumë efekte pozitive.
Në nivel fizik:
- Fuqizon sistemin imunitar.
- Fuqizon ose rigjeneron sistemin tonë nervor.
- Parandalon mbipeshën.
- Parandalon hipertensionin.
- Parandalon plakjen para kohe.
- Rigjeneron lëkurën.
Në nivel mendor dhe emocional:
- Parandalon depresionin.
- Forcon aftësinë tonë për t’u përqëndruar.
- Redukton rrezikun për aksidente.
“Ne bëjmë kaq shumë për të qëndruar në formë dhe të shëndetshsëm, si edhe shpenzojmë para në suplemente ushqyese dhe trajtime bukurie, kur kemi gjumin si një zgjidhje natyrale e mrekullueshme. Në shoqërinë tonë të orientuar nga performanca, gjumi shpesh perceptohet vetëm si një kohë joproduktive. Megjithatë, nëse do të shikoni efektet pozitive, gjithashtu mbi produktivitetin, që ka një gjumë i mirë, ai fiton një rol shumë më të rëndësishëm,” thotë psikologia Christina Stefan, e specialisuar si një trajnere gjumi.
Menaxher i përmbytjes nga informacioni
Për më tepër, sasia e kërkesave dhe informacioni që njerëzit në vendet e industrializuara përballen ditë për ditë është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë njëqind viteve të fundit dhe ende vazhdon të rritet. Megjithatë, kapaciteti i trurit për të grumbulluar dhe përpunuar këtë përmbytje me informacion nuk është rritur në të njëjtën madhësi.
“Gjatë gjumit, informacioni i ditës filtrohet dhe ajo që duhet fshirë, fshihet dhe ajo që është grumbulluar dhe duhet ruajtur, ruhet në kujtesën tonë afatgjatë. Nëse gjumi është shumë i shkurtër ose i keq, është si të fillosh ditën tjetër me një kujtesë të pamjaftueshme. Pasojat janë mungesa e aftësisë për t’u përqëndruar dhe një probabilitet më i lartë për gabime, që mund të ketë pasoja serioze në shumë sektorë profesionale,” thotë Christina Stefan.
Çrregullimet e gjumit të bëra në shtëpi
Në vend të ëndërrimit të efekteve përfituese të një gjumi shplodhës gjatë natës, gjithnjë edhe më shumë njerëz duhet të numërojnë delet. Christina Stefan: “Një studim i fundit nga Universiteti i Mjekësisë së Vjenës tregon se, çrregullimet e gjumit janë rritur masivisht në dhjetë vitet e fundit. Në studim, çdo i rritur pohoi se, ata ngriheshin rregullisht çdo natë gjatë natës. Në vitin 2007, ky numër ishte vetëm 26%. 30% e të intervistuarve thanë se, ata kishin probleme me rënien në gjumë. Kjo shifër ishte vetëm 6% në vitin 2007.”
Arsyet për këtë janë pjesërisht të vetshkaktuara. Celularët dhe tabletët e kanë gjetur rrugën e tyre për të hyrë në dhomën tonë të gjumit. “Drita e këtyre paisjeve elektronike ka një proporcion të lartë drite blu që ka efekte stimuluese mbi trurin e shumë njerëzve duke vonuar çlirimin e hormonit të gjumit, melatoninën. Kështu, ne zgjasim ditën artificialisht dhe pastaj rrimë dhe ankohemi se përse fundjava nuk është mjaftueshëm e gjatë për t’u relaksuar,” shpjegon Christina Stefan.
“Gjithashtu, përmbajtja me të cilën kemi të bëjmë shpesh nuk është e përshtatshme për t’u qetësuar. Për shembull, nëse ne lexojmë diskutime në Facebook ose dërgojmë e-mail natën vonë në mbrëmjë, duke na kujtuar për atë që do të ndodhin ditën e nesërme. Aksidentalisht, edhe pas leximit të një përmbajtjeje me natyrë pozitive, truri ynë është ende i zënë duke e përpunuar atë për një kohë të gjatë në vend që të kalojë në kohën e zënies së gjumit,” vazhdon Christina Stefan.
Këshilla për një gjumë të mirë
- Mjedisi rrethues. Një dhomë gjumi duhet të jetë e këndshme, as si rrangalle dhe as si zyrë. Gjithashtu ajo duhet të jetë e errët, e qetë dhe pa praninë e paisjeve elektronike (si TV ose kompjuter), por duke përfshirë edhe ambazhurët e komodinave.
- Temperatura e dhomës. Temperatura optimale e dhomës së gjumit është 16 deri në 18 gradë; ndërsa për njerëz më të moshuar mund të jetë gjithashtu edhe 20 gradë. Nëse dhoma e gjumit është shumë e ngrohtë, trupi nuk ftohet mjaftueshëm dhe ju do të djersini. Temperaturat e larta gjithashtu parandalojnë prodhimin e hormonit të gjumit – melatoninën.
- Të qenit të rregullt. Nëse ju nuk keni një plan të shëndetshëm gjumi, duhet t’i kushtoni vëmendje të qenit të rregullt. Përfundojini aktivitetet e ditës që jua mbajnë mendjen në punë ose që ju stimulojnë (si të punuarit në kompjuter, sportet, të shikuarit e TV-së, bisedat e vështira…) një ose dy orë përpara gjumit.
- Kohët fikse. Është barazisht ndihmuese për ju nëse shkoni për të fjetur dhe zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë (për shembull, edhe në fundjavë).
- Një skemë e rregullt ju ndihmon gjithashtu që të bini në gjumë. Kjo sinjalizon trurin që ka ardhur koha e gjumit. Një ritual qetësues shpesh ndihmon, të tilla si leximi i pak faqeve të librit tuaj të preferuar, të dëgjuarit e një muzike qetësuese ose meditimi.
- Alkooli nuk është domosdoshmërishit ndihmues për të rënë në gjumë. Edhe pse, për shembull, birra në veçanti ju bën që të ndjeheni të lodhur, ju do të keni një gjum të shqetësuar, do të zgjoheni me lehtësi dhe rigjenerimi i natës do të jetë i dëmtuar. Kakao, qumështi me mjalt ose çajrat bimorë janë rrjedhimisht shumë më të shëndetshëm si “ëmbëlsira shtrati”.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.