Gratë dhe burrat vuajnë në mënyra të ngjashme, por jo gjithmonë në të njëjtën kohë. Kur vjen fjala tek parandalimi, diagnostikimi dhe trajtimi, mjekësia gjinore përqëndrohet tek gjinia biologjike dhe jo vetëm tek kjo.
Rreth 30 vite më parë, kardiologia amerikane Bernadine Healy publikoi një artikull në “Gazetën Mjekësore të Anglisë së Re” ku pohonte se gratë duhet të vishen po aq mirë sa burrat përpara se të shkojnë për të takuar doktorin e tyre. Në mënyrë që të marrin kujdesin optimal si paciente me probleme kardiake, diçka e tillë është e nevojshme sepse simptomat femërore zakonisht klasifikohen si më pak urgjente sesa bashkëvuajtësit e tyre meshkuj. Ky fenomen u bë i njohur si sindroma ‘Yentl’.
Deri në vitet 1990-të, medikamentet kardiake, për shembull, testoheshin vetëm mbi burrat, dhe ndërveprimi me ekuilibrin e hormoneve femërore mbeti i paeksploruar.
Kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjininë biologjike, që është për shkak të situatës hormonale të ndryshme tek burrat dhe gratë të cilat duhet të merren në konsideratë. Gjinia sociale, shoqërore është gjithashtu thelbësore: role të edukuara dhe të mësuara, procesi i socializimit, sjelljes dhe të mjedisit, që të gjitha duhet të përfshihen. Në thelb, ka të bëjë me mjekësinë e me pacientin në qendër dhe të individualizuar sipas nevojave të çdo pacienti individual.
Doktorët nuk mund të bëjnë çdo gjë së bashku: nga sjellja lidhur me shëndetin dhe parandalimi tek simptomat, kursi i sëmundjes dhe diagnostikimi dhe rehabilitimi, pasi të gjithë njerëzit duhet të vlerësohen në të gjithë “gjithësinë” e tyre. Kjo është arsyeja përse mjekësia gjinore është gjithashtu një subjekt ndërdisiplinor – një model shëndetësor bio-psiko-social.
Kur një mjek takon një pacient, shpesh duhet shumë kohë dhe shumë dije të nevojshme për të gjetur se cilët faktorë mund të ndikojnë në shëndetin e pacientëve. Rrjedhimisht, ekspertët rekomandojnë që t’i kushtoni gjithmonë vëmendje vizitës tek doktori për t’u siguruar që ata të kenë një pamje të plotë të shëndetit tuaj përpara se t’ju rekomandojnë ilaçe, për shembull.
Gratë duhet të kujdesen për veten dhe meshkujt duhet të jenë më pak ‘maço’
Megjithëse, gratë pranojnë se shëndeti i tyre i përgjithshëm është më i keq që nga puberteti sesa burrat, ato janë më mirë të mbrojtura nga sëmundjet e metabolike, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare nga hormonet seksuale femërore që në moshë të re. Në fazën ripordhuese, veçanërisht, ka shumë dallime ndërmjet burrave dhe grave në informacionin klinik.
Për gratë, vitet e menopauzës janë ato gjatë të cilave perspektiva gjini-mjekësi bëhet veçanërisht e nevojshme. Ndryshimi hormonal, trupi ‘rimblidhet’ sërish dhe me këtë rritet edhe rreziku ndaj sëmundjeve të ndryshme. Megjithëse, gratë përgjithsisht theksojnë më shumë ngrënien në mënyrë të shëndetshme, është veçanërisht e vështirë në këtë fazë të jetës që të kujdesen për vetveten sa më shumë që të jetë e nevojshme. Përgjithësisht gratë kanë tendencën që të kujdesen më shumë për të tjerët sesa për veten. Por pastaj, në fund, është e rëndësishme që ato të kujdesen për veten.
Burrat janë të rrezikuar më herët, duke qenë se ata kanë tendencan të sillen në mënyra më të rrezikshme dhe se si e menaxhojnë veten në përgjithësi: Imazhi i maços së fortë ka të këqiat e veta. Shumë burra hajnë në mënyra të pashëndetshme, kanë më shumë dhjam të pashëndetshëm në bel/bark, sëmuren nga kanceri, diabeti ose infarkti në zemër më herët, dhe kanë një sistem imunitar më të dobët.
Në kushte të përgjithëshme, doktorët rekomandojnë si masë parandaluese që gratë të bëjnë më shumë ushtrime fizike dhe ta duan më shumë veten, ndërsa burrat të kujdesen më shumë për dietën e tyre ushqyese dhe shëndetin mendor për të qëndruar të shëndetshëm në një periudhë më afatgjatë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.