Akuapuntura është përdorur si kurë apo si çliruese nga dhimbjet akute apo kronike për mijëra vjet (rreth 5,300 vite më parë), për të stimuluar trupin nëpërmjet stimujve me qëllim kompensimin e mungesës së ekuilibrit. Në mbështetje të këtyre janë gjetjet e gjilpërave të bëra nga guri apo nga kockat.
Termi terapi rregulluese vjen nga mjekësia alternative. Në një kuptim më të gjerë, kjo nënkupton çdo lloj terapie që ka si qëllim ekuilibrimin e një organizmi të çekuilibruar në gjendje të ekuilibruar. Akuapuntura është përdorur në anën tjetër të globit, në Kinë, shumë mijëra vjet më parë dhe ajo është përshkruar për herë të parë në detaje në Librin e Verdhë të Perandorit rreth shekullit të 2-të përpara Krishtit.
Meridianët e hapur dhe të ekuilibruar
“Akuapuntura në Mjekësinë Tradicionale Kineze, mbështet në idenë e meridianëve. Këto janë kanale në trup që ndodhen në shtresat e jashtme të trupit dhe lidhja e tyre me organet e brendshme. Ju mund t’i përfytyroni ato si rrjete tredimensionale.
Në këto meridianë rrjedh energjia e jetës. Nëse një meridian është i blokuar për arsye fizike apo emocionale apo për shkak të shkaqeve të lidhura me stilin e jetsës, të tillë si kequshqyerja, aty ka një mungesë energjie apo, në të kundërt, një mbingarkesë energjie. Gjatë akuapunturës, meridianët hapen dhe energjia e jetës vendoset në lëvizje, në varësi të se çfarë nevojitet, dhe trupi nxitet që të kompenesojë vet për mungesën e ekuilibrit. Gjilpërat vendosen në pika të përcaktuara akuapunture. Këto janë pikat nëpërmjet të cilave meridianët mund të arrihen dhe aksesohen me më shumë lehtësi.
Mjekësia Tradicionale Kineze njeh, në total, rreth 400 pika akuapunture, disa prej të cilave janë veçanërisht efektive dhe që rrjedhimish përdoren më shumë. Veçanërisht magjepsës janë pikat e largëta. Këto janë pika akuapunture në ekstremitete dhe që kanë një efekt veçanërisht të fortë në zona të tjera të trupit, edhe pse ato ndodhen shumë larg tyre. Dhimbjet e dhëmbit mund të trajtohen duke përdodur pikat e akuapunturës tek gishtat apo dhimbjet e kokës duke përdorur pikat që ndodhen tek këmbët.
Ndikimi i metabolizmit të trurit
Mjekësia perëndimore e shikon akuapunturën si një terapi rregulluese, por ajo nuk më të shpjegojë me saktësi mënyrën e saj të veprimit. Një përpjekje për ta shpjeguar atë është që stimulimi i stimujve nga gjilpërat influencon metabolizmin e trurit, gjatë së cilës çlirohen më shumë substanca mesazhere të tilla si morfina e vet trupit tonë, të cilat kanë efekte analgjezike. Një shpjegim tjetër është se, në zonën e pikave të akuapunturës ka veçanërisht shumë fibra nervash të sistemit nervor simpatik, një pjesë e sistemit nervor që ne mund ta stimulojmë në këtë mënyrë.
Efekti i shpejtë ndaj dhimbjes akute
Gjilpërat në veçanti përdoren shpesh për të trajtuar dhimbjet afatgjata. Mund të themi që sa më akute dhimbja, aq më shpejt ajo mund të zgjidhet me akupunturën. Nëse dhimbja është kronike, trajtimi gjithashtu mund të jetë më i gjatë. Megjithatë, përpara përdorimit të akuapunturës nevojitet një diagnostikim i kujdesshëm sepse siç e dimë ai nuk është vetëm për trajtimin e efekteve, por gjithashtu edhe të shkaqeve, dhe këto mund të ndodhet në një vend tërësisht tjetër në trupin tonë.
Akuapuntura përdoret për këto indikacione:
- Dhimbje koke nga migrena
- Presionin e lartë të gjakut
- Çrregullimet e gjumit
- Stresi dhe simptomat e lodhjes
- Dhimbjet muskulore
- Sëmundjet reumatizmale
- Alergjitë, problemet e frymëmarrjes
- Problemet e tretjes
- Infeksionet urinare
- Problemet gjinekologjike dhe përgatitja për lindje
- Nevralgjitë
- Rehabilitimin nga eshemitë
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.