Dhimbje mesi, një qafë e tensionuar, mungesë zhdërvjelltësie: të gjitha këto janë tregues të qëndrimit.
Duke optimizuar qëndrimin tuaj, ju do të vuani më pak nga tensionimi që shkakton dhimbje. Dëmtimi i mesit mund të parandalohet duke fituar vetbesim dhe madje duke u bërë edhe më tërheqës.
Qëndrimi ndikohet nga faktorë të shumëfishtë. Aktivitetet që kërkojnë një pozicion të trupit për një periudhë të gjatë kohe mund ta ndryshojnë përgjithmonë qëndrimin.
Çdo profesion ka kërkesa specifike dhe shpesh kërkon një lloj qëndrimi të caktuar të trupit. Megjithatë, shpesh, ne gjithashtu ekspozohemi ndaj një ngarkese të njëanshme në kohën tonë të lirë. Ngarkesa të tilla të njëanshme mund të çojnë tek një qëndrim i cili, në këmbim, shkakton tension dhe probleme mesi.
Shenjat e para nga trupi
Skeleti ynë është dizenjuar për forcat që e prekin atë çdo ditë. Nëse ngarkesa është më e madhe, strukturat mund të përshtaten ose ndryshojnë një farë mase dhe ky quhet trajnim. Megjithatë, nëse forcat janë shumë të mëdha për këto struktura mbajtëse, kjo mund të çojë në dëmtimin ose lëndimin e skeletit tonë.
Në rastin e qëndrimit të pasaktë, disa grupe muskujsh duhet të mbajnë një ngarkesë mbi mesatare. Rezultati mund të jetë: muskuj të tendosur, qëndrim të brishtë, dhimbje, nerva të acaruara dhe shumë më shumë.
Nëse gishtat e këmbës suaj ju shpojnë ose mpihen, kjo është një shenjë e pagabueshme që diçka nuk shkon. Mpirja e gishtave të këmbës apo nëse ju shpojnë mund të nënkuptojë se ka diçka që nuk shkon me mesin tuaj, ndërsa me gishtat ju mund të keni një problem me zverkun, të paktën kjo është ajo ç’ka na thonë profesionistët.
Qëndrimi optimal
Qëndra e gravitetit është në mes, ndërmjet këmbës së majtë dhe asaj të djathtë. Thembrat e këmbëve janë të hapura në dysheme dhe të kthyera për nga jashtë, me dy ose tre gradë. Pesha shpërndahet në mënyrë të barabartë në nyjat e gishtit të madh të këmbës dhe të ijeve. Gjunjët janë paksa të përkulur.
Qëndrimi në këmbë do të thotë gjithashtu se shpatuallat të jenë në të njëjtën lartësi, koka në mes. Kur shikohen në anë, pjesa e pasme e kokës, shpatullat, pjesa e pasme legenit dhe ijet janë përafërisht në një vijë të drejtë vertikale. E gjithë shpina ka një lakim natyral. Këtu, po flasim për formën S. Pozicioni i legenit është thelbësor për lakimin natyral të shpinës.
100% të suksesshme një herë në ditë
Kushdo që merr kohën e mjaftueshme për të pozicionuar trupin një herë në ditë, idealisht në mëngjes pas zgjimit, po bën një punë të madhe. Në njërën anë, kjo krijon më shumë ndërgjegjësim mbi qëndrimin. Në anën tjetër, qëndrimi korrekt gjithashtu fiskohet edhe në nënvetëdije.
Ja se si bëhet:
Shikoni pjesët e ndryshme të trupit në pasqyrë nga përpara dhe përpiquni që të kompensoni me vetëdije qëndrimet e këqia që mund të keni fituar me kohën.
- A është koka në mes të trupit?
- A është koka drejt apo është e anuar në kënd?
- A janë shpatullat në lartësi të barabartë?
- A janë duart të barabarta larg nga trungu dhe a duken krahët të barabarta të gjatë?
- A është duket pjesa e sipërme e trupit drejt apo devijon në një krah?
- A janë akset e këmbëve (nga shputa deri tek gjuri në ijë) të barabartë?
- Si janë të vendosura gjunjët?
- Si duken kupat e gjurit?
- A janë të dyja thembrat në një linjë apo a janë ato ndryshe?
- A është pesha e trupit e shpërndarë në mënyrë të barabartë në të dyja këmbët apo pesha është vendosur vetëm në një këmbë?
Nëse dëshroni që të përmirësoni qëndrimin dhe jeni të pasigurt që jeni në rrugën e duhur, ju mund të kontaktoni me një fizioterapist, kirurg ortopeg ose një trajner personal të specializuar.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.