Diabeti në ngjizje është një nga sëmundjet më të zakonshme në shtatëzani – rreth 4% e të gjitha grave preken nga ky fenomen.
Nëse diabeti në ngjizje lihet i patrajtuar, do të ketë pasoja serioze për shëndetin e të dyve, të nënës dhe të fëmijës: diabeti për nënën do të thotë, mes të tjerash, rritje të rrezikut për presion të lartë të gjakut dhe rritje të sekretimit të proteinës në urinë, në seksionin cezarian dhe çrregullime të rritjes dhe të hipoglicemisë që është kërcënuese për jetën tek sapolindurit. Për më tepër, është edhe rritja e rrezikut që nëna dhe fëmija të zhvillojnë më vonë diabetin e llojit 2.
Testi i ekspozimit ndaj sheqerit
Diabeti në ngjizje shpesh ndodh pa kompikime. Si rregull, ai përcaktohet nga testi i ekspozimit ndaj sheqerit si pjesë e ekzaminimeve të sëmundjeve që kalojnë nga nëna tek fëmija ndërmjet javëve 24 dhe 28 të shtatëzanisë.
Si mund ta reduktoni rrezikun nga diabeti në fazën e ngjizjes?
Në parim, çdo grua shtatëzënë mund të zhvillojë diabet në ngjizje. Sepse metabolizmi i nënës ndryshon gjatë kësaj kohe. Veçanërisht në pjesën e dytë të shtatëzanisë, hormonet e shtatëzanisë çojnë në rritje të kërkesave për insulinë. Hormoni i insulinës siguron që sheqeri të transportohet nga gjaku tek qelizat. Nëse prodhimi i insulinës nga trupi nuk mund të përmbushë kërkesat e rritura, niveli i sheqerit në gjak do të rritet gradualisht dhe më pas ndodh ajo që njihet si diabet në ngjizje.
Mënyra më e mirë për të reduktuar rrezikun nga diabeti në ngjizje është që të ushtroheni mirë, të hani në mënyrë të ekuilibruar që do të thotë uhqim të pasur në perime, fruta dhe drithëra dhe me një nivel të ulët të miellit të bardhë dhe të ushqimeve që përmbajnë sheqer, si edhe shmangien e pirjes së duhanit përpara shtatëzanisë, veçanërisht nëse jeni mbipeshë.
Ekspertët zakonisht rekomandojnë një trajnim të moderuar forcimi për gratë shtatëzëna për të parandaluar dhe trajtuar diabetin. Nëse nuk keni qenë aktiv në sporte deri tani, është mirë që të mbani perizë dhe të bëni 30 minuta ecje të paktën 3 herë në javë.
Ushqyerja me gji si mbrojtje nga diabeti për nënën dhe fëmijën
Në mënyrë që diabeti të mos vazhdojë pas lindjes, nënat e prekura këshillohet që ta ushqejnë foshnjën e tyre me gji. Sepse ushqyerja me gji ul rrezikun për nënat dhe fëmijët e tyre për të zhvilluar më vonë diabetin e llojit 2. Ekspertët rekomandojnë ushqyerjen me gji të paktën 3 muaj për parandalimin e diabetit. Për më tepër, ushqyerja me gji ka një efekt pozitiv mbi rregullimin e peshës pas lindjes për shkak të konsumimit shtesë të kalorive (afërsisht 500 kalori/ditë).
10 pikat më të rëndësishme mbi diabetin në ngjizje:
- Nëse shtatëzania juaj është diagnostikuar, qartësoni nëse jeni në rrezik për diabet.
- Nëse jeni të rrezikuar nga diabeti, kontrolloni nivelin e sheqerit në gjak në 3 muajt e parë të shtatëzanisë duke marrë gjak nga venat tuaja.
- Bëni një test për diabetin në ngjizje në javët 24-28 të shtatëzanisë.
- Nëse jeni diagnostikuar me diabet në ngjizje, referohuni tek një qendër për trajtimin e diabetit me përvojë në përkujdesjen gjatë shtatëzanisë.
- Bëni trajnimin për gratë shtatëzëna me diabet në ngjizje.
- Kushtojini vëmendje ndryshimit të zakoneve tuaja të të ngrënit dhe të asaj çka pini – në 80% të rasteve kjo do të mjaftonte për të rregulluar nivelin e sheqerit në gjak.
- Ushtrohuni mjaftueshëm. Për shembull, bëni 30 minura shëtitje të pakët 3 herë në javë ose bëni ushtrime që janë për periudhën e shtatëzanisë.
- Nëse pini duhan: nëse është e mundur, ndaloni përdorimin e nikotikës menjëherë. Mos pini alkool.
- Nëse është e mundur, ushqejeni fëmijën tuaj me gji dhe ndiqni me kujdes të gjitha këshillat për parandalimin e diabetit.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.