Mesazh ndërgjegjësues në kuadër të ‘Muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit’
Është më mirë ta parandalosh sesa ta kurosh një sëmundje
Kur flasim për shëndetin tonë, parandalimi është më mirë sesa kurimi. Sot, me zhvillimet e fundit, disa sëmundje janë të parandalueshme dhe mund të menaxhohen shumë më mirë nëse identifikohen në një fazë të hershme. Për shumë njerëz është e zakonshme që të shkojnë tek doktori vetëm kur ata nuk ndjehen mirë apo kur janë sëmurë. Check-up-i i rregullt me një doktor do ta ndihmojë atë që të vlerësojë më mirë gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore si edhe për të identifikuar faktorët dhe skenarët e rrezikshmërisë suaj për sëmundje të mundshme.
Përse duhet të bëni check-up-in?
Në një check-up tipik doktori do t’ju pyes mbi: gjendjen tuaj aktuale shëndetësore; historinë mjekësorë personale dhe familjare; do t’ju ekzaminojë me kujdes, duke kërkuar për shenja sëmundjeje; do t’ju kërkkojë që të bëni analizat e gjakut dhe të urinës; dhe do të kërkojë që të dijë më shumë mbi zakonet e stilit tuaj të jetesës. Nëpërmjet të dhënave nga check-up-i, doktori do të jetë në gjendje që të kryejë një vlerësim më të saktë për të mësuar nëse jeni të rrezikuar për zhvillimin e një sëmundjeje kronike. Check-up-i është një shans shumë i mirë për të pyetur doktorin mbi shëndetit tuaj dhe rreth rekomandimeve dhe udhëzimeve aktuale. Për të rriturit është mirë që të bëjnë një check-up çdo 2 vjet dhe 1 në vit pas moshës 40 vjeçare.
Zbulimi i hershëm i simptomave të kancerit të gjirit
Check-up-i i kancerit të gjirit mund të bëhet nga kushdo edhe nëse ju nuk keni simptoma me qëllim zbulimin e sëmundjes në një fazë shumë të hershme. Nëse zbulohet herët, kanecri i gjirit mund të trajtohet sot si shumë sëmundje të tjera kronike, kryesisht me një progonozë pozitive. Një nga testet kryesore është mamografia ose rrezja X e gjirit. Edhe pse ka një debat të vazhdueshëm lidhur me diagnostikimin e kancerit të gjirit për shkak të përdorimit të gjerë të mamografive tek pacientët e shëndetshsëm, parandalimi ende konsiderohet si një opsion shumë më i sigurt sesa përpjekja për ta kuruar sëmundjen, në një fazë më të avancuar.
Disa fakte dhe shifra të shpejta mbi sëmundjet tumoriale në Shqipëri
Në shqipëri, evidencat tregojnë një rritje të peshës totale të sëmundjeve nga kanceri në dekadat e fundit. Kjo tendencë në rritje e peshës së kancerit në popullatën shqiptare vjen për shkak të rritjes së shpejtë të shpeshtësisë dhe dendësisë së sjelljeve të pashëndetshme në popullatë të tilla si: duhanpirja, konsumimi i dëmshëm i alkoolit, zakone të pashëndetshme të ushqyerjes, niveli i lartë i obezitetit, si edhe inaktiviteti fizik. Megjithatë, pavarësisht rritjes së peshës së kancerit në vend, burrat dhe gratë shqiptare manifestojnë një shkallë të ulët midis vendeve të rajonit të Evropës Juglindore. Numri i rasteve të reja me sëmundje tumoriale në Shqipëri është 8,294 raste të reja në vit, nga të cilat 1,147 (13.8%) në mushkri, 973 (11.7%) në gjoks, 876 (10.6%) në fshikëz, 640 (7.7%) në stomak dhe 3,999 (48.2%) lloje të tjera. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rastet e kancerit të gjirit tek gratë shqiptar është 30.8 për 100,000 banorë. Mesatarja në rajonin evropian është 106.7 për 100,000 banorë, e cila është konsiderueshëm shumë më e lartë se në Shqipëri.
Përcakto vet se sa dëshiron të shpenzosh dhe bli paketën tënde shëndetësore individuale të sigurimit për 1 vit: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/
OSE, për paketat familjare: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/#1560408036019-710cda3d-3cb9
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
- FULL KASKO+AutoSOS edhe me opsion ditor, për të shijuar çdo udhëtim brenda apo jashtë Shqipërisë
- Udhëtimet janë më të bukura kur jemi të siguruar/ Do ti kaloni Festat e Nëntorit dhe fundvitit jashtë Shqipërisë? Ja çfarë ju sygjerojmë
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.