Mbledhja e të dhënave shëndetësore nga pacientët në jetën e tyre të përgjithshme është një fenoment tërësisht i ri. Volumi i transferimit të të dhënave nga pajisjet e ‘zgjuara’ që do të mund të vishen siç mbathim veshjet e përditshme nga dhjetra milionë njerëz do të jetë i jashtëzakonshëm, por instrumentet analitike të të dhënave të ‘Big Data’ (të dhënat e mëdha) janë zhvilluar tashmë dhe ato do t’i ndihmojnë kërkuesit që të interpretojnë kuptimin e këtyre ‘pishinave’ të jashtëzakonshme me informacion biometrik.
Do të zhvillohet një fushë e tërë me “miniera të dhënash parashikuese mjekësore”, ndërsa kërkuesit do të jenë duke identifikuar grupet e të dhënave që do të shërbejnë si parashikues të hershëm të problemeve fiziologjike përpara kohe, ose si tregues të sëmundjeve që mund të jenë duke u zhvilluar. Ne nuk kemi parsur kurrë më parë të dhëna kardiake afatgjata nga njerëzit ndërkohë që ata janë duke u marrë me aktivitetet e tyre të përditshme (si edhe kur ata të jenë në gjumë), dhe ka shumë të ngjarë që, kërkuesit të zhvillojnë algoritme të reja për të identifikuar automatikisht shenjat e para të problemeve të fshehura kardiovaskulare.
Në mënyrë të ngjashme, kërkuesit mjekësorë nuk kanë pasur kurrë më parë të dhëna afatgjata mbi zakonet e gjumit, nivelet e frymëmarrjes, presionin e gjakut, nivelet e glukozës në gjak, nivelin e stresit etj. Është duke lindur një horizont tërësisht i ri mjekësie parashikuese. Në këmbim, sensorët me kosot të ulta që ne do t’i veshim në trupat tanë, që do të jenë pjesë e veshjeve tona dhe pajisje të tjera shtesë që do të gjenden rreth nesh në shtëpi, makinë, shkollë dhe në vendin e punës, do të kthehen në sisteme jashtëzakonisht të fuqishme paralajmërimi të hershëm mbi shëndetin njerëzor.
Një produkt tjetër super i vlefshëm i monitorimit ambulator të popullatës, do të jetë që këto të dhëna ambulatore do të jenë të disponueshme për kompanitë farmaceutike.
Aktualisht, kompanitë e ilaçeve i testojnë ilaçet e reja në ato që konsiderohen si testime klinike rigoroze dhe për të cilat duhet pritur një kohë e gjatë për një përgjigje të vërtetë nga bota reale (zakonisht e ofruar nga doktorët në përshkrimiet e dorës së dytë të përvojave të pacientëve të tyre), ndërsa këto ilaçe janë duke u përdorur nga popullata e përgjithshme. Nëse kompanitë e ilaçeve janë të afta që të aksesojnë drejtëpërdrejtë këto të dhëna ambulatore nga ata që janë duke përdorur ilaçet e tyre në kohë reale, përfytyroni përmirësimet që mund të bëhen të mundura ndaj udhëzuesve të përdorimit të tyre, madje edhe vet ilaçeve.
Zhvillimet dixhitale dhe ato të internetit po ndodhin me shpejtësinë e dritës. Megjithatë, këto dy sektorë formalisht të ndarë (mjekësia dhe teknologjia e informacionit), tani janë duke u shkrirë me shpejtësi dhe një sërë faktorësh të jashtëm të fuqishëm do të sigurohen që, do të jetë mjekësia tradicionale ajo që do t’ia hapë rrugën teknologjisë dixhitale.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.