Makinat autonome nuk do të jenë pjesë të pavarura teknologjike, por pjesë e një ekosistemi automjeteesh të zgjuara dhe rrugësh të zgjuara të cilat do të punojnë së bashku si një gjë e vetme.
Për të siguruar që makinat autonome të pambikëqyrura do të mbeten të sigurta në rrugët publike ekzistuese, do të duhet që ato të programohen për të operuar me shpejtësi shumë të ulët dhe me atë lloj të veçantë kujdesi që do të tregonte një shofer i ri. Automjete të tilla do të shkaktonin kaos në rrugët e trafikut të sotshëm për shkak të vonesave dhe frustracioneve që ato do t’u shkaktonin shoferëve njerëz.
Përgjigjja ndaj kësaj rezistence është që të mos t’i shikoni makinat autonome si pjesë të pavarura teknologjike, por ta shikoni secilen prej tyre si një nyje të vetme brenda një rrjeti bashkëpunues dhe të vetmësuar të transportit; një ekosistem automjetesh të zgjuara dhe rrugësh të zgjuara të cilat do të punojnë së bashku sikur të ishin një gjë e vetme.
Ndërkohë, teknologjia e asistimit të shoferëve – p.sh., frenimi automatik, njohja e kalimtarëve, paralajmërimi kundër përplasjes, monitorimi i vigjilencës së shoferit – do të jenë një ndihmë shumë e madhe të garantuar sigurinë e shoferëve njerëz, si edhe në reduktimin e aksidenteve dhe të dëmtimit të tyre. Kjo teknologji asistuese do të jetë mënyra sipas së cilës publiku i përgjithshëm do të fillojë të mësojë fazat e zhvillimit të automatizimit të drejtimit.
Në dekadat që do të vijnë, njerëzit që sot stresohen nga ideja e një makine autonome, të vetdrejtuar do të mësojnë të pranojnë idenë e këtyre automjeteve të vetdrejtuara të cilat do të jenë shumë më të sigurta sesa makinat që drejtohen nga njerëzit. Këto teknologji të asistimit të shoferëve janë gurët kilometrik drejt rrugëve dhe automjeteve të zgjuara të cilat do të vetdrejtohen në mënyrë të sigurt.
Rrjeti i rrugëve të së ardhmes do të jetë një sistem transporti i vetmësuar ku vet automjetet do të zbulojnë se kur një rrugë është e rrëshqitshme dhe kur ka akull. Kjo do të thotë gjithashtu se të gjitha automjetet e tjera dhe sistemi i rrugëve të zgjuara ta mësojnë në çast vendndodhjen, nivelin e rëshqitmshërisë, si edhe dijen dhe përditësimin e parashikimit të motit.
Fillimisht, duhen bërë të zgjuara pajimet dhe shenjat e rrugëve. Tashmë kjo është duke ndodhur në komunitet urbane eksperimentale ku shenja dhe pajime të tilla (p.sh., dritat e trafikut, sinjalet e kufirit të shpejtësisë, udhëkalimet e kalimtarëtve) do të komunikojnë me njëri-tjetrin për ekzistencën dhe gjendjen e tyre me automjetet e rrugëve ‘wireless’ duke përdorur rrjete ‘wireless’ ultra të shpejta dhe me frekuenca të larta (të paktën 7G deri në vitin 2040).
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.