Lajme

Lufta kundër sëmundjeve tumorale, Ponari: Rritje e ndërgjegjësimit të qytetarëve

Sëmundjet tumorale, qofshin ato malinje apo beninje, paraqesin një kërcënim të rëndësishëm për shëndetin e individëve. Përveç ndikimit të tyre fizik, ato sjellin gjithashtu pasiguri emocionale dhe financiare për pacientët dhe familjet e tyre.

Në Shqipëri regjistrohen mbi 7000 raste te reja me kancer çdo vit duke bërë që përveç presionit psikologjik për tu përballur me sëmundje të tilla, qytetarët të përballen edhe me shpenzime të mëdha financiare.

Për të ndihmuar individët që të përballen me këtë sfidë dhe t’i dedikohen plotësisht luftës kundër sëmundjes, SIGAL UNIQA Group Austria është e vetmja në tregun e sigurimeve që vjen me një paketë të dedikuar, “Sigurimi Anti-Tumor”.

CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z. Avni Ponari i ftuar mëngjesin e sotëm në “Aldo Morning Show” në Tv Klan shpjegoi se si funksionon ndihma financiare në rast diagnostikimi me tumor.

Mënyra e mbrojtjes së sëmundjeve tumoriale nga industria e sigurimeve, ose nga SIGAL me atë që ofron sot, është e tillë që me një prim të përcaktuar mund të marrësh një shumë të caktuar dhe kujdesesh për veten tënde. Pra nëse do që të paguhesh 10 000 euro, duhet të paguash 50 euro në vit. Nëse ti konstatohesh me sëmundje, përfiton vlerën. Por kjo shumë mund të rritet në varësi të asaj që ti paguan.
Në Shqipëri këto lloj sigurimesh janë në shifra të larta, sepse njerëzit kanë filluar të ndërgjegjësohen. Ne këto produkte i kemi në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. SIGAL paguan të gjitha faturat si dhe një person që të të shoqërojë në spital në rast se konstatohesh me sëmundje tumoriale”, tha CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, z Avni Ponari.

Por përse është kaq e rëndësishme kjo paketë?

Sot janë ofruar masivisht në botë dhe tregjet po i thithin më shumë shpejtësi. Numri i njerëzve që marrin pjesë në këto skema është shumë i madh dhe kjo tregon që interesimi i njerëzve është shumë i madh. Kjo tregon që kujdesi për këto raste është më i veçantë. Çfarë i ofrohet klientit? Gjithmonë jo më pak se tre spitale, ndër më të mirat në Europë dhe mund të zgjedhë një nga të treja. Ajo që është më e veçantë është se çdo pacient merr 2-3 opinione pas përcaktimit të diagnozës në Shqipëri apo në një spital tjetër në Europë.
Kemi rreth 7% të të dërguarave që kanë dalë që nuk janë me sëmundje kancerogjene. Sot rreth 87% e të diagnostifikuarve me kancer janë kthyer në risk 0, për shkak të mjekimeve shumë të mira dhe spitaleve”, shtoi z.Ponari ndër të tjera.

Përfitimet e “Sigurimit anti-Tumor”:
– Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.
– Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj
– Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.
– Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar
– Tarifë mujore e përballueshme për këdo
– Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Kush mund të sigurohet? Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

Çmimi? Në varësi të moshës dhe gjinisë së qytetarit.

 

Nëse ju nevojitet më shumë informacione, shkruani në:
e-mail: [email protected]
Whatsapp: 0686062829