Mësoni më shumë se si mund të kujdeseni më shumë për dhëmbët dhe higjienën tuaj orale, në varësi të përdorimit të furçave të zakonshme manuale apo ato elektrike. Le të lexojmë në detaje se çfarë na këshillojnë dentistët.
Disa njerëz preferojnë që t’i pastrojnë dhëmbët e tyre shumë shpesh, ndërsa disa të tjerë pak më rrallë. Çdo njeri ka ritualet e veta kur flasim për llojin e furçës së përdorur, pastën e dhëmbëve dhe teknologjinë. Fatkeqësisht, ende sot vazhdon të dominojë teknika e pastrimit të dhëmbëve përmes lëvizjeve horizontale të pastrimit të dhëmbëve, dhe diçka të tillë ne e shikojmë gjithashtu shpesh ehde në media, për shembull, nëpër reklama. Megjithatë, tani pastrimi i dhëmbëve mësohet nëpër kopshte dhe shkolla. Nëse duhet të përdorni teknikën e duhur, zgjedhja e materialit është vetëm gjysma më e rëndësishme e punës.
Pastrimi me furçë manuale të dhëmbëve
Ju duhet të mësoni të pastroni dhëmbët tuaj manualisht po aq shumë saç mësoni që të shkruani me dorë. Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e lehtë, nuk është aspak e tillë; të paktën kjo është ajo çka na thonë dentistët. Ata që janë mjeshtra dhe veçanërisht të saktë mund të përdorin gjithashtu pastrimin manual të dhëmbëve. Sigurisht që, edhe lëvizjet e thjeshta rrethore, duke përfshirë kujdesin nga brenda dhe jashtë gojës janë gjithashtu mjaft të rëndësishme. Me lëvizjet horizontale, hapësirat ndërdentare nuk marrin kujdesin e mjaftueshëm.
Përsa i takon qimeve të forta të furçës, rekomandimi i dentistëve është shumë i qartë: Në asnjë rrethanë nuk duhet të përdorni furça me qime të forta sepse ato kryejnë një fërkim të fortë duke e dëmtuar sipërfaqen e dhëmbëve tuaj. Ju duhet të përdorni vetëm ato të butat! Gjithashtu ju duhet të shmangni përdorimin e shumë paste dhëmbësh. Çdo njeri që i shkel këto parime shumë shpejt do të vuajë nga pasojat e prishjes së mishrave dhe të dhëmbëve. Arysja kryesore për këtë është se shumica e njerëzve përdorin shumë forcë kur kujdesen për dhëmbët e tyre.
Pastrimi me furçë elektrike: Mbi të gjitha është metoda më e lehtë
Nëse dëshironi që pastrimi dhe kujdesi për dhëmbët tuaj të jetë një proces edhe më i lehtë dhe në të mirë të shëndetit tuaj dentar, atëherë zgjidhja më e mirë është përdorimi i furçave elektrike. Këtu rekomandohen modelet me furçat e rrumbullakëta. Këtu është veçanërisht i rëndësishëm sensori i presionit, me ndihmën e të cilit ju mund të shmangni ushtirmin e më shumë force gjatë pastrimit të tyre.
Më pak përdorim force në pastrim dhe më pak pastë dhëmbësh
Mos i pastroni dhëmbët shumë, sepse me shumë gjasa do të bëni dëm dhe jo mirë. Shtresëzimit bakterial të dhëmbëve i duhet 24 orë për t’u formuar sërish. Nëse bëni pastrimin e përsosur, ju keni nevojë që ta bëni diçka të tillë vetëm një herë në ditë, mundësisht në mbrëmje. Megjithatë, edhe pastrimi i dyfishtë, pra dy herë në ditë është mëse i kuptueshëm epse me shumë mundësi kur ju i pastroni dhëmbët vetëm një herë mund të mos arrini t’i prekni të gjitha zonat që duhen pastruar.
Zgjedhja e pastës së dhëmbëve varet nga nevojat personale, produktet alternative të tilla si vaji i arra kokosit është gjithashtu i mundur, për sa kohë që shtohet fluor herë pas here. Megjithatë, dentistët na paralajmërojnë që në asnjë mënyrë të mos përdorni çdo ditë produkte për zbardhimin e dhëmbëve, duke qenë se këto përmbajnë substanca të cilat mund të shkaktojnë gërryerjen e dhëmbëve.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.