Çerdhe, kopësht dhe shkollë: kudo ku ka shumë mësim, lojë, diskutime dhe ndërveprime, ndonjëherë shumë viruse kalohen nga fëmija në fëmijë. Kjo është diçka normale dhe një trajnim shumë i mirë për forcimin e sistemit imunitar. Disa masa efektive do t’ju ndihmojnë që të forconi sistemin imunitar dhe përgatitjen optimale të fëmijëve tuaj për këtë sfidë virale.
Dëshira për të shmangur infeksionet jo vetëm që është një avantazh, por është gjithashtu edhe i dobishëm. Sistemit imunitar i duhet kohë që të njohë sëmundje të ndryshme virale me qëllim luftimin e tyre. Nëse një fëmijë sëmuret shpesh, kjo nuk do të thotë domosdoshëmrisht se sistemi i tyre imunitar është i dobët. Ata thjesht nuk e njohin atë virus. Për më tepër, ka një sërë mënyrash për t’i ndihmuar fëmijët tuaj se si të jenë më të fortë. Një pikë e rëndësishme këtu, është kujdesi shëndetësor për fëmijët.
Vaksinimi i foshnjeve
Për fëmijët e vegjël, veçanërisht ata që shkojnë në çerdhe, ekspertët rekomandojnë të gjitha llojet e vaksinimeve sipas planit të bërjes së vaksinave. Këtë vit ata mund të marrin edhe vaksinën e gripit për të shmangur çdo infeksion të mundshëm. Një pikë tjetër, është pastërtia e tepërt: Pas krizës së koronas, larja e vazhdueshme e duarve nuk do të jetë më e nevojshme.
Fëmijët në shkollë: Shmangni presionin ndaj performancës
Përsa i takon fëmijëve që shkojnë në shkollë, ka më shumë faktorë që dobësojnë sistemin e tyre imunitar. Për shembull stresi: “Nëse ështv e mundur, duhet të shmangni presionin e performnacës së tyre dhe reduktimin e përdorimit të mediave sociale të paktën dy orë përpara gjumit.
Shumë më e rëndësishme është që të pijnë mjaftueshëm, sepse viruset përhapen shumë më mirë në membranat e thata të mukozës. Për fëmijët nga 4 deri në 10 vjeç, rreth 1 deri në 1.5 litra lëngje optimale; në ditë të nxehta që përfshijnë sporte dhe lojra, rriten kërkesat për lëngje. Në këtë rast, duhet të veproni si në vijim: uji është pija ideale dhe lëngjet e frutave nuk e shuajnë etjen. Nëse i jipni fëmijëve tuaj lëng frutash, do të ishte mirë që ta bëni diçka të tillë rrallë dhe që t’i holloni me ujë . Për fëmijët nuk rekomandohen pijet e tjera me sheqer apo të ëmbëlsuara të tilla si limonatat, nektar frutash apo shurup të holluarsi edhe pijet me kafeinë të tilla si kafe apo pije për energji, të cilat janë të papërshtatshme për këtë moshë.
Të rinjtë: motivimi për të mësuar
Tek të rinjtë është shpesh mungesa e ushtrimeve fizike, shumë pak ajër i freskët dhe mungesë të rrezeve ultra vjollcë që kanë efekt dobësues. Po aq e rëndësishme: gjumi i mjaftueshëm dhe një dietë ushqimore e ekuilibruar. Shamangia e disa grupe ushqimesh, të tilla si ushqimi i kafshëve, mund të rrisë riskun e defiçiencës me ushqyes dhe, kështu rritjen e problemeve të shëndetit. Rrjedhimisht, dieta vegane nuk rekomandohet për të gjithë fëmijët dhe adoleshentët. Madje edhe nikotina dhe alkooli, konsumimi i të cilave bëhet tërheqëse në vitet e adoleshencës, duhet të adresohen të paktën si dobësues të sistemit imunitar nga ana e prindërve apo të kujdestarëve ligjor.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Rreziqet që mbart stina e dimrit/ Sigurimi i Pronës, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar
- Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat
- VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme
- Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.