Diskutimet e përditshme mbi celularët apo kalimi i kohës me lojëra mund të jenë stresuese për familjet. Por çfarë efektesh negative kanë ato me të vërtetë tek fëmijët nëse ata kalojnë një kohë të konsiderueshme duke lundruar në hapësirën dixhitale?
Televizioni ju shëndosh, rrjetet sociale ju bëjnë të ndjeheni të dëshpëruar dhe lojërat online janë deri diku agresive. Si i bëhet?
Kolegji Mbretëror i Pediatërve ka analizuar më shumë sesa 900 studime që kanë të bëjnë me tematikën e fëmijëve dhe përdorimin e mediave dixhitale nga ana e tyre. Konkluzioni? Jo edhe aq keq. Mesa duket deri tani nuk ka ende evidenca të besueshme mbi lidhjen ndërmjet kohës së kaluar përpara ekranit dhe kequshqyerjes, mbipeshës, depresionit, hiperaktivitetit ose madje edhe vetvelerësimit të ulët tek fëmijët. Megjithatë, për ekspertët është e rëndësishme të theksojnë që përdorimi i ekranit të mos zëvendësojë gjumin, lëvizjen dhe kohën që ata duhet të kalojnë me familjen.
Instituti për Parandalimin e Varësisë në Linz ka trajtuar gjithashtu edhe pyetjen se sa shumë kohë e kaluar në përdorimin e celularit është në fakt shumë kohë duke përdorur celularë. Peter Eberle, Shef i Departamentit për Shkollën, Familjen dhe Fëmijët i cili është përgjegjës për parandalimin e konsumit problematik në media nga ana e fëmijëve shprehet se: “Nëse ka vetëm një buton melodie për fëmijët, dhe ajo është melodia e përdorimit të ekranit të celularit të tyre, atëherë kjo nuk është e mjaftueshme. Prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje ruajtjes së diversitetit në jetën e fëmijëve të tyre. Nëse ata kalojnë shumë kohë përpara ekranit, shumë gjëra që janë të nevojshme për zhvillimin e fëmijëve shpesh do të neglizhohen. Fëmijët thjesht e kanë harruar se si t’a kalojnë kohën e tyre të lirë kur nuk kanë celularët afër tyre,” thotë eksperti.
Rrjedhimisht, rekomandohet që të përcaktoni një kufi kohor të qartë lidhur me kohën që fëmijët tuaj duhet të kalojnë parpara ekranik të celularit. Fëmijët e shkollave fillore mund të lejohen për 45 minuta gjatë ditëve të shkollës, gjashtë orë në javë, me fëmijët më të mëdhenj kjo kohë mund të jetë deri në 10 orë në javë.
Praktikisht të gjithë ata që kanë fëmijë ose që merren rregullisht me fëmijë e dinë që t’i bësh fëmijët që të kalojnë sa më pak kohë përpara celularëve të tyre kërkon shumë durim. Është e rëndësishme që t’i mësojmë atyre përgjegjësinë personale për t’u marrë me median dixhitale. Kjo është shumë e mundshme, veçanërisht për fëmijët më të rritur. Por kjo ka të bëjë gjithashtu edhe me ofrimin e më shumë alternativave të tjera. Përcaktoni alternativa të tjera interesante, tregoni interes për vet aktivitetin e fëmijëve tuaj dhe qëndroni në një marrëdhënie të ngushtë me ta. Kjo është e vetmja mënyrë për t’i larguar ata nga ekrani.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.