Evropa po përjeton vera rekord ku po bëhet gjithnjë edhe më e rëndësishme mbajtja e vet shtëpive tona të freskëta. Ka disa këshilla te provuara dhe të testuara të cilat mund të zbatohen shpejt dhe pa ajër të kondicionuar.
Çka nuk mund të futet brenda nuk mund të na shqetësojë
Më e mira është bllokimi i të nxehtit nga jashtë: Për ta bërë këtë, mbyllni dritaret dhe dyert gjatë ditës sa më shpejt që të jetë e mundur sapo temepratura jashtë të jetë mbi 25 ° C. Gjithashtu ndihmon edhe errësimi i dhomës me mbylljen e perdeve apo të grilave.
Kur i nxehti të jetë futur tashmë brenda: freskimi me një freskore?
Megjithatë, në çastin kur i nxehti është futur në apartament, mund të përdoret një freskore. Freskorja qarkullon dhe freskon ajrin pa përdorur aq shumë energji sa kondicioneri. Është mirë që në mbrëmje të hapni dritaren(t) kur të ketë rënë temperatura dhe ndizni freskoren në mënyrë që ajo ta nxjerrë ajrin e nxehtë jashtë dhomës. Nga ana tjetër, gjatë ditës, freskorja ju bën që të ndjeheni më mirë, por ajo nuk freskon. Kështu që fikeni atë në çastin kur do të dilni nga dhoma. Dhe kini kujdes: të fjeturit me një freskore mund të shkaktojë ftohje dhe tension muskujsh.
Këshillë profesionale
Varni një peshqir të njomë, preferueshëm prej pambuku, përpara freskores ose vendosni një tas me kuba akulli përpara saj. Kështu nxirret jashtë dhomës ajri i nxehtë – një sistem kondicionimi i bërë vet.
Pajisjet
Pajisjet elektrike gjenerojnë nxehtësi, madje edhe kur janë në opsionin “stand by”. Kjo është arsyeja përse ne i fikim kompjuterat dhe llampat kur ne nuk jemi duke i përdorur ato. Madje edhe ata që pëlqejnë të gatuajnë duhet të tregohen të vëmendshëm: gatimi gjeneron nxehtësi, kështu që është më mirë që ta përdorni sobën sa më pak që të jetë e mundur.
Lista për një apartament të freskët
- Mbyllini dritaret dhe dyert gjatë ditës, dhe ajroseni apartamentin në mëngjes dhe në mbrëmje;
- Errësoni dhomat: Grilat dhe perdet ju ndihmojnë;
- Ndihmë nga jashtë: lyjini muret me ngjyra të hapura ose blini lule për t’i mbajtur jashtë;
- Vendosni një peshqir të njomë ose një tas me kuba akulli së bashku me freskoren;
- Hapini peshqirët e njomë, perdet dhe materialet e tjera (preferueshëm prej pambuku) rreth dhomës;
- Fikini pajisjet elektrike;
- Gjatë gatimit përdorni aspiratorin;
- Hapini dyert e bufeve në mëngjes ose në mbrëmje: edhe aty fshihet ajër i ngrohtë.
Nëse do të merrni në konsideratë këto këshilla, asgjë nuk mund t’ju pengojë që të kaloni një verë të relaksuar. Shijojeni apartamentin tuaj të freskët!
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.